Polemik e ashper ndermjet Xhemil Zeqirit dhe Rexhe
Ka disa ditë që mendoj të të shkruaj këtë letër vetëm për ty, o shoku Rexhep
Ahmeti!
Kur më tha shoku ynë Fadil Shyti se duhet të bejmë një leter përshendetse
i thash PO, pa e analizuar mir propozimin.
Më vonë më tha Fadili se Rexha së bashku me një shok do jenë në RTK !
Të cilin e drejton tani titsti me damkë, Agim Zatriqi.
Të them të drejtën isha me dy mendja se a t´ ju dëgjoj apo jo sepse e
pyesja veten: si ka mundesi që ky titist i keq, Simbolin e resistencëss
sonë, Adem Demacin po e mban të izoluar për veprimtarin politik?
Ndërsa, Ty o Rexhë të kan lejuar their si udhëheqes i LIR.-it!!!
Tër natën nuk fjeta e pashë se kam ber gabim që e bemë ate letren
përshendetse,sepse nuk kam dasht t´ i ndimoj kurrë përcarjes, por 26 vjetë
me mund të madh mundohem të kontriboj për një bashkim të forcave të
shëndosha,dhe të eci përpaar proçesi i penguar nga titistët,serb-cetniket
dhe miqtë e tyre që e mbajn emrin UNMIK.të cilët Kosoven martire e kan
mbëthyer keq për fyti dhe jo për dashurinë ndaj nesh, port ë na mbytin dhe
Kosoven t ia len miqëve të një ideologjie fashiste.
Fadili u mundua të më bindë se kur janë plot Levizje të reaj në Kosovë,
edhe një nuk prishë punë. jo nuk ashte ashtu ia ktheva!...
Sepse ka nat që nuk mundem të flejë për faktin që: pse ka nevojë të
formohet një Lëvizje e tillë,
kur tani ekziston Lëvizja vetëvendosje!!!
Por, frikën time që e ndjeva aq shumë, tani fatkeqësisht doli e vërtetë e
hidhur!
Atë ditë kur ju deklaruat në rtk, se: ne nuk jemi për t i shpuar gomat e
UNMIKU!
Beso vlla i se më kapen të dridhurat nga vuajtjet, dhe po atëherë e kisha
paarsysh fajtin: pse Agim Zatriq titisti iu liroj të paraqiteni aq lehtë në
rtk.
Po, o Rexh vëllau, së paku ti e kupton se me mënyrën paqesore u tall
Ibrahim me ato konferecat e shtypit me vite të tëra, dhe kishte hapsirë sa
të donte ai në media e tv.
Po mos ndryshoi dicka ?!
Fan Noli i madh do thoshte një = 0 ( zero ) me xhufkë!
- Dhe, ai horrë, vdiq si politikan kur dplet ju me uniformen e UCK
lavdishme dhe ishin pikrisht këto arganizata OKB EU dhe NATO që pas luftes
heroike e ngjallen përseri Ibrahim Rugoven dhe na e pruni në ket situat
katastrofike!...
Por kur e dëgjova edhe ate Dr. Njazi Intelektualin, kur tha se na një pjesë
së UNMIKUT e kemi miqë të them të drejten menjëherë e fika TV dhe thash me
vete :
- vaj me det për ne, se si edhe shoket e idealeve po mashtrohen keq.
Une, e kuptoi se edhe ju atje dini politikë por kjo politikë or vlla i
dashur i ndimon përcarjes!
Unë e di se Albin Kurti mundet të ketë edhe dobsi si ka edhe shumë
përparsi që me veprimet e tyre djemëve e habiten dhe kan për ta habit
armikun dhe miqet tyre dhe tonin!
Pra, nuk ashte dasht që të hidhroheni për ca cikërima o burra dhe të
krijoni hendeqe aq të mëdha sas që titistët tani po kënaqen.
Tani po na vijnë informata se do bashkpunoni !!!
Dëshmia më e fortë qe: tani L.V. nuk mori pjesë në protestat e 3 Majit!
E, ne po e kuptojmë se kjo është vetëm mashtrim!
Ne, ani pse jemi larg, ne atdhetarët që po bëjmë pak punë të mira, për atë
të dashurën Shqipëri, ne nuk mashtrohemi!...
Por, unë konstatoj që po të donit bashkim, ju nuk do ta krijonit atë Lëvizja
paqësore, pastaj, zoti mos e dhashtë me i ngja asaj lëvizjes paqësore-hore,
të I. Rugovës, që vetëm me deklarata dhe jo me asgjë tjetër, priste të na e
sjellë lirinë!!
Unë dhe shokët këtu, mendojmë, se vetëm me presoine të fuqishme nga brenda
dhe jashtë vendit, ne e detyrojmë të nënshtrohen të huajt armiq, dhe
servilët e tyre përballë kërkesave tona të drejta.
Persenalisht jam i befasuar se si ndodhi që tani edhe shoket tanë, mua dhe
Fadilit, po na hidhrohen vetëm pse ne nuk po e përkrahim një dhe e
ndimojm përcarjen,.
Ti or vëlla, nuk e merr me mend sa sulme e kritika po ka Fadili por edhe
unë, përse po ju përkrahim ju!!!
Unë, në fakt jam kundër krijimit të LIR-it, ani pse fadili nuk po e bënë
këtë shumë problematike!...
Por, unë nuk dua të dalë hapur në publik, sespe kam respekt të madh në radhë
të parë për ty!
Jam me shpresë se do ta lexoni këte leter me gjakftoftësi , të cilën po jua
që ua shkruaj me një dhimbje të madhe...
Shpresoj, ju do ta bëni një akt burrëror:
- Do të shkoni e do ta
shkrini LIR-in, duke bërë biseda me simbolin tonë të lirisë, Adem Demçin,
edhe biseda me simbolin e resistences Adem Demacin dhe t´i kërkoni atij ,
bile ta detyroni që për hir të çështjes sonë kombëtare t´i merr frerët në
duar, (pra ta merr udhëheqëjen) e të gjitha Lëvizjeve dhe vetëm atëherë
Organizatat politike atdhetare të bashkohen dhe t´ ju prijë në ballë ,
Ademi Denaçi., drejt aksioneve të reja çlirimtare!
Për mendimin tim, por edhe dëshira e shokëve të mi këtu është kjo!
Çdo argument tjetër nuk e hanë pazari!
-----------------------------------------------------------------------------------
Xhemil Zeqiri –Kopenhagë. I nderuari Xhemil!
Së pari, sido që të shkruash unë e dij se Ty e ke me qëllim të mirë dhe nga
atje PER KETU flet në bazë të IDEALITETIT, pra në bazë të asaj që e
dëshiron, por këtu nuk janë gjërat dhe ashtu siç mendon Ty.
Vella i nderuar, si i merr gjërat ashtu siç nuk janë: Si i merr krejt të
pasakta! Ku e ke vërtetusar se ne ka thirr A.Zatriqi. Kjo nuk është asesi e
vërtetë.Në RTK-kemi shkuar duke shfrytëzuar rastin se aty punojnë edhe ca
djem të mirë që nuk e duan Kosovën kështu siç është.A.Zatruiqi nuk e ka
dijtur se do të flas kundër Rambuje dhe për Referendumin se nuk do të më
kishte lënë të flas.Për të dytën here kuru thamë atyre djemve të na ftojnë
përsëri dhe ta shfrytëzojmë RTK-në për të komunikuar me sa më shumë popull
kjo nuk na u lejua edhepse përpjkeja e një dashaniri tonë (ish ushtar i
UCK-se) gati i kushtoi me largim nga puna. Pra ne aty kemi depertuar edhe
permes shokee te UCK-se, po Ty pse nuk je hidheruar ne faktin se i nderuari
Albin Kurti edhe pat punuar ca në RTK, po kur ka qene udhëheqës Zatriqi, të
cilin e pat duruar shumë edhe Demaci.Ne vend se Demaci të mos e lejonte ate
aty( kur kishte pushtet) ai e duroi derisa Zatriqi ia pruri punën që ta
largoi simbolin e rezistences sone nga aty.
Ne do të mundohemi të bashkohemi me të gjith ata që janë për tu bashkuar
(por jo asesi me ndonjë Ballkani.Naturisht se frikesohemi se mos pe e nxjerr
simboli i Rezistences atë Kartë siç e ka nxjerrur shpesh edhe pas luftese
UCK-se në Kosovë.Kjo për ne nuk është pak gjë dhe një gabim i vogël, siç e
konsiderojmë 'gabim' të vogël edhe faktin se thamë diçka që është e vërtetë:
se ne nuk përdorim metodat që i përdorë një LËVIZJE tjetër.Kur duhet treguar
revolicionaritet duhet ditur mje çka.Në kohë lufte revolucionaruteti
tregohet me pushkë, në kohë paqeje. ndoshta mund të tregohet edhe me
shpuarje gomash por tregohet edhe me mjete JURIDIKE, diplomatike, politik
etj.Ne tani më mjete efikase i shohim mjete juridike sepse për shpuarje
gomash nuk kemi aq motiv as autoritet (ngase nuk kemi kompleksin se nuk
ishim në luftë dhe duhet tani të tregohemi revolucionarë pa zgjedhur
mjetet.) Ata që nuk kuptojnë fuqinë e Ligjeve dhe të njeteve juridike tani,
vërtetë u duhet të mësojnë shumë.Tani është Lufta juridike, politike,
diploamatik për Kosovën dhe lufta me armë! Kur të vij puna për të dalur
përsëri në luftë, unë nuk di a do të kem besim për të shkuar në një luftë të
re me ata që qesin në Program Ballkania dhe që janë kundër UNMIK-ut por që
babai iu punon në UNMIK dhe të cilët raport u dhënë KAN-ve të huaj!?
Ndërsa sa për në paqe po do të provojmë të bashkohemi.Ajo se të gjitha
Lëvizjet do të ishte mirë të udheheqte Ademi, për këtë nuk vendosi një
subjekt por të gjitha.Demaci gjer me tani ka udhehequr disa LËVIZJE por
suksesi i ka munguar, si Atij ashtu edhe neve.Diku në logjikën e shqiptarit
është një defekt i madh: ka qejf vetëm të rij në fjal si janë parullat:
Bashkim KOmbëtar, Pavarësi, Vetvendosje! dhe të mos bëjë gjë, por vetëm të
jet i pari!(Ku ta dijsh ndoshta edhe ne nuk mund ti ikim kesja logjike dhe
do te mbetemi vetëm si këta, paraardhesit tanë dhe ish udhëheqësit tani të
konsumuar ! Duhet pasur kujdese që mos të na ngjitetve njeta sëmurje! dhe
mos të na hyjë i njejti virus se përndrushe mbetemi vetëm në fjalë dhe duke
u zënë njëri me tjetrin ) Nëse ne kemi kritikuar me një fjalë Vetvendisja
përmes Ahmet Miftrait na ka sharë me një artikull, të cilit as që kam
nërmend ti përgjigjemi! Nuk jemi dalur ne në skenë publike të shahemi me të
tillë si ai artikullshkruesi pa logjikë dhe i cili nuk i njjeh fare as
dukuritë shoqërore, as ato juridike as ato shtërore kushtetuese por i ka
mësuar pak parulla titiste se njeriu duhet ta ket vetem një parti tani dhe
nuk duhet te dal kurr prej saj (edhe kur dështon dhe nuk ka suksese!)
Pra edhe une mund te them si ty: çdo argument tjeter eshte i pavlershem!
dhe ta pëefundojmë shoqërinë.Por unë nuk do të them kështu shoku Xhemil,
ngase kjo është vetëm si do të thoja dhe mendoja unë!është njëlloj
subjektivizmi dhe ......pengon komunikimin normal dhe pa remocione ngase:
EMOCIONET NUK JANË ARGUMENTE! i ndruari Xhemil.
Po them vetë një fjalë: Nuk po mendoj dhe veprojë në Kosovë pa 30 vite punë
dhe luftë në Kosovë dhe për Kosovën!
Tung
Qafime!Qëndro i fortë dhe mos iu dorëzo emocioneve shumë, mos iu dorëzo edhe
asj se si duken gjërat, po hyrë më thellë duke i studjuar në esencë atë.Nuk
mjafton vetë dëshira e mirë për tu bërë mirë dhe për ti bashkuar forcat e
shëndosha.
Ne do të bashkohemi vetëm me ata që duan dhe që duam të boshkohemi!
Kaq! Edhe njëherë Tung dhe Qafime nga larg!
Rexhepi