PËR UKSHIN HOTIN HESHTËN TË GJITHË !
Po e hap kete teme, ne perkujtim te Mr.Ukshin Hotit , kesaj figure emblematike te kombit tone. Dhe per kete teme zgjodha pikerisht shkrimin tim"PËR UKSHIN HOTIN HESHTËN TË GJITHË !".
Ky eshte nje reagim imi ,pas heshtjes totale te institucioneve te UNMIK-ut dhe atyre te Kosoves, te cilat heshten edhe kete vit, nuk e thane as edhe nje fjale, per fatin e te madhit Ukshin Hoti.
Kjo eshte e tmerrshme ,vertet e tmershme!!!
-----
PËR UKSHIN HOTIN HESHTËN TË GJITHË !
Sheradin Berisha
[adresë e fshehur]
-„A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?“ Kjo është pyetja, që më së shumti është shtruar, në këto shtatë vitet e pas luftës në Kosovë.
-“Kërkojmë lirimin e Ukshin Hotit!“ - është thirrur qindra herë, nëpër protesta të organizuara nga shoqatat e dalura nga lufta...
***
Më 16 maj 2006 u bënë plotë shtatë vjet, që kur nuk dihet fare për fatin e Mr.Ukshin Hotit,këtij njeriu të madh të dijes politike shqiptare. Atë ditë maji 1999, atij i kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit prej 5 vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren. Dhe bashkëvuajtësit e tij thonë, se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu), kur Baca Ukë (kështu e thirrnin ata) në përcjellje të tre punëtorëve të sigurimit serb është nxjerrë nga ambientet e burgut të Dubravës.
Dhe, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë..., për fatin e këtij atdhetari të shquar!
***
Për shtatë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur në ankth një lajm të mirë, për bijtë e tyre të zhdukur, a të marrë peng, nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot dihet se shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa për qindra të tjerë, që mbaheshin peng nëpër burgjet serbe, tashmë janë liruar.
Dhe, edhe pas kësaj gjëme të rëndë kombëtare, akoma nuk dihet se ku është Ukshin Hoti.
***
Familja e profesor Ukshinit,(motra Myrvetja dhe vëllai i tij Afrimi), për të mësuar të vërtetën rreth fatit të Ukshinit, kanë trokitur në shumë dyer të institucioneve, të UNMIK-ut dhe ato të Kosovës, mirëpo përveç fjalëve të ëmbla e premtimeve të dhëna, duket se nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.
Për prof. Ukshin Hotin akoma asnjë gjurmë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij !
***
Në këtë përvjetor asnjë tubim përkujtimor s´u mbajtë për këtë simbol të sakrificës shqiptare! Në këtë përvjetor asnjë fjalë s´u tha për vendndodhjen e tij!
Në këtë përvjetor, mbretëroj heshtja!
Heshti UNMIK-u ! Heshti KFOR-i ! Heshti policia ! Heshti gjyqësia ! Heshtën institucionet e Kosovës ! Heshti persidenca,qeveria,kuvendi i Kosovës,...por heshti edhe opozita !
Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, shumë e çuditshme !!!
Më 25.05.2006
Botuar ne te perditshmen"Epoka e re" me 26.05.2006
----
http://www.zeriyt.com/galeria/displayimage.php?album=31&pos=9
...
Ma gjansisht lexoni ne :
http://forum.kosova.de/forum/viewtopic.php?topic=16220&forum=1&15