Pse k... politika lun më ne?

12.05.2006 · Bekim REXHEPI(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Pse k... politika lun më ne?


Nga Bekim REXHEPI

Pse po anashkalohet brengosja dhe mundësia e qytetarëve për rikthim tek „Marsi i
Anarkisë“, dhe pse po afirmohet mania politike e udhëheqjës sonë rrethë
„Pavarsisë“?, pyetje që mund të shtrohet nga çdo kosovar, po i cili nuk mirrë dot i
përgjigje nga politika aktuale.
Shkëputja e institucionëve të Kosovës nga vet zgjedhësit apo elektorati është e
dukshme, megjithë mistifikime politike kjo shkëputje më të drejtë mund të
konsiderohet e hershme dhe daton që nga marrja e besimit për madate. Subjektet
politike apo institucionet e përkohshme vetëqeverisëse e kanë harruan besimin e
marrë nga elektorati i „tyre“, dhe nuk duan akoma më shumë të shohin dhe të dëgjojnë
për ta, pa u afëruar zgjidhëjet e reja. Këto marrëdhënje mes elektoratit dhe
subjekteve politike, do e mos kërkojnë shqyrtime e analiza, vlersime të gjithanshme.
Që për madantin e ri elektorati të jetë më i përgjegjshëm në dhënjen e besimt të vet
për grupeve politike. Këto marrëdhënje elektorat subjekte politike duhet thënë pa
ngurrim se kanë marrë segment të kundërt dhe të paqarta për të ardhmën e Kosovës,
ndaj nuk mund të ikim pa i kapur fenomenet e
tyre që kanë sjellur deri këtu, tek kjo gjendje jo shpresëdhënse dhe po kaq e
paprespektivë.
Nuk mund ta fshehim shikimin real dhe objektivë, nuk mund ta injorojmë kontekstin që
qartëson çdo ditë e më shumë përmasat e degradimit të lirisë sonë kombëtare. Janë
këto subjekte politike që kanë rehabilituar vetvetën mbi kurrizin e popullit i cili
siç duket ka humbur busullën nga problemet e shumta. Nuk e ndihmon askush, as
nihmaqart e zotuar me gojën llapar, që gjatë zgjidhjeve te kaluara e nxorrën aq
dendur. Premtuan aq shumë sa e mutuan vetvetën, tani kur jemi afër caktimit te
zgjidhjeve të reja ne nuk mund të pyesim më për ta, per moralin e tyre, i cili ka
bjerr tek miza qe bren hekur.
Elektorati i përgjysmuar i Kosovës, ata që kan dalë në zgjitdhje dhe ata që kanë
ushtruar bojkotin, e që në numër janë të njëjtë duhet ta kenë te qartë se subjektet
tona politike nuk e qajnë shumë hallin për interesat e tyre, ashtu siç u pa edhe
gjatë këtyre viteteve të mandatit politik në udhëheqjen tonë. Edhe më keq subjektet
politike dhe institucionale në vitin 2006, nuk kenë në gjendje të afirmojnë
vullnetin politik të Kosovës për vetvendosje, për pavarsi të plotë. Pse tu besohe
atyre që nuk e dëshmuan vetvetën që interesat politike të popullit ti kthejnë në
tavolinë dhe për to te debatohet shtruar pa ngërqe të mundshme politike. Pse tu
besohet solidarve tanë dhe (te) UNMIKstanit, i cili me absolutizime dhe mistifikime
po kapërxen ditshmërin tonë fatkeqe.
Kjo lojë e përbashkët e solidarëve dhe UNMIK-stanit është loja më e turpëshme, e
cila ka eksperimentuar në vetëvete, se deri ku mund të bëhen manovrat, me manit
politike për zgjidhje politike. Steineri na i la Standardet tu pragu e ky i fundit
Petersen, po na e le njëllosjen e luftës çlirimtare me formulimin konflikt i
armatosur.
Pyesni ndofta edhe ju: Pse k... politika lun më ne?.