NE XHEP KAM NJE TALLKIN SHQIP PER PETRIT MENAJ,
“DIJE SE FERRI YT ME (me 5 korrik) ESHTE HAK”
Si nje shqiptar, qofsha edhe ne Inglitere, me krenari pranoj se kam ndjek shkollat fetare islame dhe në jetë kurrë nuk kam qenë komunist, kurse për punët e mia pres: Allahu të jete i kënaqur, që është Zot i botërave, që i njohim dhe nuk i njohim, Zot që fali mëkatin e Ademit, mori në mbrotje Nuhin, dëgjoi zërin e Jonusit në barkun e peshkut, urdhëroi zjarrin të bëhet i ftohur për Ibrahimin, rriti Musaun në pallatin e Faraonit, përkundër ëndrrës së tij dhe në fund ia hapi 12 rrugët e begatisë dhe ndërtimit të shtetit Beni Israilë, është një hyrje e shkurtë e fillimit të përgjigjes së vjershave xhahile të Petrit Menaj, qatibit të Ali Ahmetit.
Kjo hyrje është hyjnore në pergjigjen time të fundit për Petrit Menaj para tërmetit të 5 korrikut, një hyrje që më mëson të respektojë qeniet njerzore deri në skajshmerinë e Jezu Krishtit, nuk do t’i lejoj vetes të bijë ne kurthën e djallit dhe të bëhem arrogant për vjershat xhahile të Petrit Menaj. E kuptoj pozitën e tij të mjerë se ku ka rënë ai dhe padituria e tij në polemikë me mua, e dërgon në seancën e kronologjisë së Iblisit: “Ushtarë i vendit tim” (edhe pse ja kam tërhjekur vërejten një vit përpara në letrën personale që ia kam adresuar në zyret e BDI-se: mos u fryj si kfasaci 5 lekë!) Krahaso përgjigjen e Iblisit me rastin e krijimit te Ademit:”Une jam nga Zjarri, nuk i përkulem Ademit sepse ai është nga dheu…Une jam krijesë më e mirë…” Ky është dallimi hyjnor mes meje dhe Menaj! Krahaso luftën e Kabilit dhe Abilit, njëri me fe të korruptuar dhe tjetri më përkushtim ndaj Zotit! Merr abdest Petrit Menaj kur të lexosh librat e mi!
Pas pergjigjeve telepatike të mia nga Londra, tërë paria udhëhqëse e BDI-së është në panik, në krizë dhe rrugës në udhëtime zyrtare ndalen në një qendër evropiane për të bind miqtë e mi: “Duhet ta dojmë Maqedonin për shkak të pavarësisë së Kosovës” Sipas logjikës së tyre Maqedonia qenka faktor kryesor për pavarësinë e Kosovës dhe jo trendet e reja të politkës globale dhe gjendja faktike e shqiptarëve që ka detyruar fuqitë e vendosjeve politike të pranojnë kërkesat e shqiptarëve për pavarësi… Jo rastësisht edhe faqja e tyre zyrtare e BDI-së “…duke treguar plumba” në internet mirret me Musa Lamallari si top lajm i të arriturave të tyre gjatë katër vjetëve sa ka qenë BDI në pushtet. Vërtetë, gjynah, por, a jam i obliguar çdoherë t’u rikujtoj tërmetin gjynahqarëve?
Jo! Tërmetet janë kader i Allahut. Veprimet pasojë e sebepeve. Lajmi është përgëzim se romakët do të mundin në betejë persianët! Kurse sebepet e krijuara nga gjynahqarët e BDI-së dhe plumbat e qatibit të tyre Menaj, më rikujtojnë një hadis të Pejgamberit (S.A.V.S) për cilësit e mynafikut: “Kur flet: rren, kur premton: mashtron, kur zotohet: ç’zotohet, kur armiqësohet, eksplodon…” Pasi mësimet hyjnore shumë shekuj më parë me kanë treguar për kategorinë e gjynahqarëve të tipit Menaj, kësaj radhe do ta këndoj TALLKININ SHQIP si një përgëzim për të gjallit në ceromonin mortore të qatibit të BDI-se. Para se ta këndoj TALLKININ SHQIP, e pranoj mendimin e selefit në Maqedoni se TALLKINI nuk është farz, as synet, por është bidat… Kurse në rastin e kësaj ceremonie mortore është bidat i mirë, për arsye se u këndohet të gjallëve të rrasur gjynah deri në fyt.
Duke punuar si hoxhë në Shkup dhe rrethinë sipas doktrinës së medhhebit Hanefi, që kam respekt të vaçantë për qendrimin e tij perpara kalifit, kur refuzon ofertën që të bëhet kadi dhe në vend të saj zgjedh burgun, unë sot ndoshta në pozitë më të relaksuar për Petrit Menaj dhe BDI-n kam versionin e ri të TALLKINIT SHQIP:
O Petrit, i biri filan… (tri herë)
Thuaj se nga kjo botë do të dalë me dëshminë se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut, që është Një dhe nuk ka shoq për të dhe se Muhamedi (S.A.V.S) është Pejgamberi im, i cili duhet ta besohet dhe dëgjohet për lajmin që ty ta dha:
se xheneti është hak,
se xhehnemi është hak,
se ringjallja është hak,
se kijameti është hak,
se një ditë do vdesim dhe të gjithë në Ditën e Gjykimit do të peshojmë në kandar me qëllimin e veprave tona…
Thuaj, gjithashtu:
se Kur’ani ka qenë libri im, me të cilën jetën time e çova dhe e përfundova…kurse kible e kam pasur Qaben…
O Petrit, i biri filan… (tri herë)
Në gropën e varrit kur ty do të vizitojnë dy engjujt e afërt (Përgëzuesi dhe Qortuesi) me urdhërin e Allahut të Gjithmëshirshëm dhe ty do të pyesin:
për zotin tënd,
për pejgamberin tënd,
për fenë tënde,
për imanin tënd
dhe për kiblen tënde?
Mos u frikëso dhe mos u pikëllo prej këtyre dy engjujve, por thuaj para tyre me një gjuhë të pastërt shpirtërore:
Allahu është Zoti im,
Muhamedi (S.A.V.S) është Pejgamberi im,
Islami është Feja ime,
Qabja është Kiblja ime,
Namazi është obligimi im
dhe besimtarët janë vëllezërit e mi…
Dhe thuaj nga thellësia e shpirtit se s’ka zot tjetër, perveç Allahut ku ti duhet të mbështetesh dhe se Ai është Zot i amshimit më të madh…
O Petrit, i biri filan… (tri herë)
Thuaj nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe se Muhamedi (S.A.V.S) është i dërguar i Allahut.
O Allah, lësho rahmet mbi këtë merhum, pastroje dhe falja gjynahet. Bashkoje me shpirtrat e njerëzve të mirë, me shehidët që në luftë kanë pasur qëllimin të arrijnë kënaqësinë e Allahut dhe ju të xhepit dhe barkut. Largoja frikën dhe qetësoje se sot askush nuk mund t’i ndihmojë përvëç Teje, o Allah!
Xhemati: A M I N
Hoxha: (Tash e kam kuptuar dhe vetëm në keso raste njeriu bindet se selefi e ka mire për Tallkinin, po ju kendojka gjithësecilit!)
O vëllezër, të gjithë duhet ta kujtojmë natën e varrit dhe sa më shpejt të largohemi nga gjynahet, nga kibri dhe vjershat xhahile, nuk duhet të krijojmë idole të rrejshme, të rafinirojmë zotra të ri për shqiptarë, duhet ta kuptojmë demokracinë drejtë dhe liderët t’i ndërrojmë kur i kaplon kibri, kur punët nuk shkojnë mirë, kur interesi kombëtar varet nga një marrëveshje me përqindje, kur varfëria troket në çdo derë shqiptare, kur vlerat kombëtare dhunohen me vjersha xhahile në favor të një klani, kurse të tjerët shpallen demode dhe hiqa.
Deri sa individët, njerëzit e përbëjnë popullin, ata kanë nevojë për liri, për dinjitet dhe respekt në përcaktimet e tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë, një zhvillim më të begatshëm, një pozitë të dorës që jep dhe jo të dorës që pret, atëherë populli nuk është zot sepse ka nevojë për të gjitha këto, e ne të gjithë kemi nevojë për një dinjitet më të fortë politik, social, ekonomik se çfarë e kemi sot. Ndaj në demokraci ekziston opozita për allternativa të reja në udhëheqje.
Dhe, në fund, o vëllezër, para se të ndahemi nga ky merhum, dine hak se Zoti do t’u ndihmojë që pa kryengritje të ndërroni liderat e kibrit dhe të ktheni sigurinë dhe paqën në mesin e juaj. Të jeni të bindur se fytyrat e juaja do të buzëqeshin ëmbël në mëngjesin e 6 korrikut të vitit 2006. AMIN!
3 /05/ 2006
Musa Lamallari, Londer