VULLNETI I POPULLIT ËSHTË REFERENDUMI

03.05.2006 · Rexhep Ahmeti(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Rexhep Ahmeti

VULLNETI I POPULLIT ËSHTË REFERENDUMI

Fjala e Lëvizjes Intelektuale për Referendum, që u lexua në Protestën kundër ndarjes
së Mitrovicës dhe Kosovës, mbajtur më 15 prill, 2006 në Mitrovicë.

Të nderuar, qytetarë dhe qytetare, vëllezër dhe motra!

Jemi mbledhur sot këtu për të treguar shpirtin e vërtetë demokratik, liridashës, e
qytetërues, drejtëdashës dhe kushtetutdashës të qytetarëve të Mitrovicës dhe tërë
Kosovës.

Po fillojmë këtë ligjërim me tri mendime kryesore:

Mendimi i parë: Rroftë ekzistenca dhe jeta dinjitoze e gjithë qytetarëve të Kosovës!

Mendimi i dytë, i Aristotelit: Padrejtësia shkakton dhe luftë.

Mendimi i tretë: Në hyrjen e Deklaratës së Përgjithshme të të drejtave të njeriut të
aprovuar me Rezolutën e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në vitin
1948 ku thuhet:

"Me qenë se njohja e dinjitetit të trashëguar dhe e të drejtave të barabarta e të
patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë,
drejtësisë dhe paqes në botë;

meqenëse mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çonte drejt veprimeve
barbare, që fyenin dinjitetin njerëzor...meqenëse është qenësore që të drejtat e
njeriut të jenë të mbrojtura me sistemin juridik, që njeriu të mos shtrëngohet, që
si rrugëdalje e fundit të përdorë rebelimin kundër tiranisë dhe shtypjes...Kuvendi i
përgjithshëm shpallë këtë Deklaratë të Përgjithshme të Drejtave të Njeriut".

Pra, që moti Deklarata e përgjithshme ka shpallur të drejta që ne na mungojnë edhe
sot.

Këto vlera universale dhe shumë të tjera si këto motivuan Lëvizjen Intelektuale për
Referendum (LIR-in) që ta thërret këtë protestë paqësore me moton: "Kundër ndarjes
së Mitrovicës, për ruajtjen e Paqes".

Natyrisht, se jemi kundër ndarjes së qytetit tonë dhe se ndarja e Mitrovicës qe 7
vite ka rrezikuar dhe rrezikon paqen. Ka shkaktuar dhe mund të shkaktojë përsëri
gjakderdhje. Prandaj përfundojmë dhe jemi të bindur se shumica dërmuese e qytetarëve
të Mitrovicës dhe të Kosovës, janë kundër ndarjes dhe këtij sherri e gverri mes
qytetarëve të vendit tonë. Askush në botë nuk ka të drejtë ta ndaj Mitrovicën dhe
Kosovën nëse vendasit nuk e shprehin me referendum vullnetin për këtë. Edhe karta e
Adriatikut, e vitit 1941 e ka shkruar dhe sanksionuar këtë, "që të mos bëhen
kurrfarë ndryshimesh territoriale, të cilat nuk do të ishin në pajtim me vullnetin e
shfaqur lirisht të popujve të interesuar" Prandaj, askush nuk ka të drejtë të bëjë
pazarllëk me fatin e qytetarëve të Kosovës dhe me territorin e shtëpitë e tyre.
Çfarë koncepti dhe çfarë praktike "demokratike" qenka kjo kur mendohet të lejohet,
madje edhe të juridikohet gjendja ekzistuese, kur qytetarëve të shpërngulur me dhunë
nga pjesa veriore e qytetit tonë të Mitrovicës nuk u lejohet dhe nuk u krijohet
krijohet siguri për tu kthyer në shtëpitë e veta, ndërsa në anën tjetër të
proklamohen projekte që të krijohen atje komuna e minikomuna tjera getoiste, të
mbuluara me vellon e decentralizimit të pavend dhe të pakohë?

Është krejt e qartë: Nuk mund të ketë decentralizim demokratik pa kthimin e të
gjithë qytetarëve të Kosovës në shtëpitë dhe pronat e tyre të shenjta. Nëse nuk
veprohet kështu rrezikohet paqja dhe shkelen ashpër të drejtat e njeriut dhe të
qytetarëve të Kosovës.

LIR-i kundërshton vendosmërisht çdo shkelje të të drejtave të njeriut dhe të
qytetarëve në tokën e Kosovës.

Lidhur me bisedimet aktuale në Vjenë LIR-i është i bindur se këto bisedime nuk kanë
bazë ligjore legjitime dhe as përafërsisht nuk do të mund ta përmbushin vullnetin e
popullit të Kosovës dhe premtimet e dhëna. Kanë hyrë keq në to. Këtë e pranojnë edhe
vet. Prandaj për të mos u bërë më keq dhe për të mos u rrezikuar seriozisht paqja në
Kosovë LIR-i sheh këtë zgjidhje të thjeshtë dhe krejt demokratike: Vetëm
referendumin për të gjithë qytetarët e Kosovës.

PSE REFERENDUM?

REFERENDUM, sepse vetëm referendumi e promovon demokracinë e mirëfilltë, demokracinë
e vërtetë. Demokracia pa Referendum është rrenë. Vendosja e statusit të Kosovës pa
referendum është e padrejtë dhe e paqëndrueshme për qytetarët e Kosovës.

REFERENDUM nga se Referendumi bënë ligj vullnetin e popullit të Kosovës dhe
shtensionon raportet mes qytetarëve të Kosovës.

REFERENDUMI normalizon dhe rregullon, qëndrueshëm, raportet mes komuniteteve të
ndryshme në Kosovë.

REFERENDUM, sepse me Referendum pengohen gjakderdhjet të reja në Kosovë. Prandaj
deviza jonë është: VETËM REFERENDUM!

Mu për këtë arsye, duke u bazuar në argumentin se me realizimin e Referendumit për
Kosovë, largohen gjakderdhje të reja në Kosovë dhe Ballkan. Mu për këtë shkak LIR-i
e sheh dhe me të drejtë e quan kryestandard REFERENDUMIN. Pasi që është kështu,
LIR-i iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Evropës,
Amerikës dhe të botës që ta përkrahin REFERENDUM PËR KOSOVËN.

Të dashur qytetarë të Kosovës!

Ta kuptojmë mirë se REFERENDUMI është instrument i ratifikimit shpëtimtar dhe është
JOPARTIAK, si kjo përmendore këtu, që është jopartiake dhe për të cilën nënëlokja
jonë e gjallë, nëna e këtij trimi dhe qytetari të botës që e kemi në bronz këtu.
Pra, nëna e të madhit Mehë Uka, na lut që për teka partiake mos t'i hiqet këtij
sheshi emri i djalit të saj dhe djalit të këtij populli, Mehë Ukës.

LIR-i e pa dje dhe po e sheh edhe sot se do ta përkrahni me gjithë mend dhe me
gjithë shpirt idenë e REFERENDUMIT, idenë dhe të drejtën tonë të pajetërsueshme.
Prandaj edhe nxorëm këtë mrekulli që shkruan dhe thotë: VETËM REFERENDUM!

Me Ju dhe me idenë e REFERENDUMIT do të jemi të pamposhtur, qytetarë të nderuar të
Mitrovicë, dhe të Kosovës.

Serbisë fqinje i themi: Vetëm duke mos u përzier në shtëpinë tonë do të jemi në
fqinjësi të mirë dhe në raporte normale shtetërore. Shteti i Kosovës gjer më tani ka
qenë në shpirtin dhe mendjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Por tani ka
filluar të realizohet dhe me INSTRUMENTIN E DEMOKRACISË së pa ndërmjetësuar
REFERENDUMIT, shteti i Kosovës do të bëhet realitet krejt i pamohueshëm. Pra, VETËM
REFERENDUMI, sepse Referendumi e zgjidh konfliktin e gjatë shqiptaro-serbe, krijon
drejtësi, mirëqenie dhe jetë normale mes qytetarëve, popujve dhe shteteve.

Për Kosovën Referendumi është djep dhe parakusht i shtetit ligjor. REFERENDUM sepse
ai i hap dyert e shtetit të së drejtës në Kosovë dhe na heq qafet këtë gjendje të
tmerrshme joligjore, që aq shumë na torturon.

Pra, qytetarë të nderuar, ne erdhëm këtu që të Ju pyesim juve se çka në të vërtetë
mendoni për idenë e Referendumit dhe realizimin e tij të ardhshëm në Kosovë?

A mendoni ju se tanimë REFERENDUMI është bërë krejt i domosdoshëm në Kosovë?

Ne mendojmë se pa demokracinë referendumiane bëhet hajgare me ne, pra bëhet hajgare
me qytetarët dhe me tërë popullin e Kosovës.

Qytetarë të nderuar të Mitrovicës, Kosovës dhe më gjerë:

Ju bëtë shumë sot me ardhjen Tuja këtu. LEGJITIMUAT dhe vulosët edhe një herë
vullnetin dhe të drejtën tonë për REFERENDUM. Sot Ju po ktheni vullnetin dhe
dinjitetin juridik e politik të këtij vendi i cili qe i nëpërkëmbur shtatë vite me
radhë. Sot po ktheni besimin në vetvete dhe po tregoni se jeni me të ardhmen e
ndritur të këtij populli, prandaj edhe do të fitojë ideja Juaj dhe jona për
REFERENDUM.

Vullneti Juaj nuk mund të heshtet më. Vullneti Juaj është ligji më i lartë, të cilit
duhet ti përkulemi të gjithë, sepse popull i nderuar TI je SOVRANI. Duhet të mësojnë
njëherë e mirë politikanët se vullnet i popullit është ligj i patejkalueshëm për ta.
Kuvendi i Kosovës duhet t'i bindet vullnetit Tuaj, sepse nuk jeni Ju të Kuvendit,
por Kuvendi është Juaji (Yni).

Deputetët Ju i çuat, atje, në Kuvend, por si duket ata me mospunën e tyre ju sollën
Ja këtu, në vend që të kërkohet REFERENDUMI në Kuvend po kërkohet në shesh. Por edhe
ky shesh është një lloj kuvendi lirë popullor. Ju ndoshta nuk keni harruar se emrin
e heroit kombëtar shqiptar, emrin e legjendarit Adem Jashari, edhe Bernard Kushneri
e pat propozuar se për idenë dhe realizimin e REFERENDUMIT nuk do të mund të heshtet
më.

Fjalën e mbajti koordinatori i LIR-it Rexhep Ahmeti.