Çfarë flamuri do te ketë Kosova?!

03.05.2006 · Blerim Naman- Mona Agrigo(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Çfarë flamuri do te ketë Kosova?!

Ketë shkrim ka refuzue revista Kosovarja te na boton,shtrohte pyetja pse?!Redaksia e
Kosovares pa asnje arsye nuk botoj shkrimin tonë.Botoj propozimet qe jepen  për
ndryshimin e flamurit,kurse botimin tonë ku fuqishem mbrojmë flamurin tonë te
shtrenjtë nuk e botouan,mos valle medomos deshirojnë ata zotrinjë te ketë Kosova një
flamur tjeter?!
Ne nuk jemi kunder vullnetit te popullit te Kosoves,perkundrazi mbrojmë dhe
përkrahim vullnetin e popullit,se sikur te pyetej populli do t’i thotë JO ndrrimit
te flamurit kuq e zi me shqiponjen dy krershe,do te kerkojë vetevendosje, e jo
tjeter kushë te vendosë per fatin e Kosoves si dhe te flamurit!

Shkruajnë:
Blerim Namani
Mona Agrigoroaiei

Në fillim përshëndesim redaksinë e Kosovares dhe ju uroj punë të mbarë. Shfrytëzojmë
rastin të përshëndesim lexuesit e Kosovares dhe të gjithë Shqiptaret kudo ku gjinden
si në viset Shqiptare ashtu edhe në diasporë.
Arsyeja se po shkruajmë është anketa e Kosovares me qytetaret e Kosovës lidhur me
atë se çfarë flamuri do të ketë Kosova nëse behet shtet i pavarur. Është mire se
bëhen diskutime publike lidhur me ardhmërinë e Kosovës. Por jemi të befasuar me
propozimet e disa të anketuarve. Propozime antishqiptare e provokuese (edhe pse
ndoshta pa qellim ose pa vetëdije!).Themi provokuese sepse ndërrimi i flamurit është
i papranueshëm. Për këtë flamur kemi luftuar me shekuj e duhet të bëjmë gjithçka që
ta mbrojmë këtë flamur qoftë vetëm për hije e nder të gjakut të dëshmorëve të cilët
dhanë jetën e tyre për këtë flamur që kemi. Duke ju falënderuar gjakut të dëshmorëve
kemi sot këtë flamur, kemi"liri", ende të paplotë, është
e vërtetë, por së paku nuk janë më tanket dhe xhelatët serbë në trojet tona të
Kosovës së ngushtë .Atëherë për hir të gjakut të tyre duhet ta mbrojmë flamurin, të
mos lejojmë pacifistët dikur titistë të përbetuar të manifestojnë urrejtjen kundër
simboleve të shenjta të Shqiptarisë, siç është flamurin dhe himnin kombëtar, duke i
zhdukur kinse “me shtetin e Kosovës duhet të kemi simbole tjera shtetërore”.
Ndër të anketuarit ka edhe propozime që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë bardhë
e katërt sepse aty ngjyra simbolizojnë paqen e fitoren siç shprehet Zonja Vlora
Dedinca. Sa i përket ngjyrës të bardhë, ajo simbolizon edhe humbjen. Po le të
simbolizoj çka të dojë, ato nuk janë ngjyrat tona kombëtare e kurrë nuk do të bëhen.

Me vonë thotë zonja Dednica se do të doja që shqiponja të mos jetë dy dykrerëshe
sikur të ishim shtet i ndarë. Siç duket kjo zonjusha paska harruar se jemi të ndarë
e të copëtuar dhe se nuk ka asnjë shtet fqinje që nuk ka një pjesë të Shqipërisë nën
sundim. Çka na ra në sy është  se zonja Dedinca në fillim thotë se është e
papranueshme të kemi një flamur tjetër e me vonë vjen me këto propozime të
papranueshme e absurde. Atëherë nëse je aq e bindur se është e papranueshëm të kemi
tjetër flamur, mbajë fjalët, behu e paluhatshme, behu e vendosur  se vetëm të
vendosur do ta mbrojmë flamurin që kemi siç kemi mbrojtur me shekuj.
Zotëri Zekë Jetullahu së bashku me Suzi,Jeta e Valza propozojnë se flamuri që ka
propozuar ish kryetari Rugova duhet të jetë flamuri i Kosovës së pavarur. Absurde!!
Sikur të ishte Rugova zot i Kosovës. Kë ka pyetur Rugova për këtë flamur që e ka
propozuar?! Popullin e Kosovës jo! Siç duket, vetëm Beogradin zyrtar e ka pyetur,
sepse vetëm shovinizmi dhe urrejtja gjenetike e serbo-sllavo-maqedonase u
konkretizua në urrejtjen ndaj flamurit tonë kombëtar. Vetëm urrejtja e ksenofobia të
administratave sllave u konkretizua në ndalimin e përdorimit të flamurit, edhe më
parë edhe tani në trojet të pushtuara. Si rrjedhojë, vetëm armiqtë do ta
përshëndesin ndërrimin e flamurit të Kosovës, kurse populli i Kosovës duhet ta
mbrojë
flamurin siç e ka mbrojtur me shekuj. Një tjetër e anketuar thotë se të mblidhen
ekspertet e të vendosin për flamurin e ardhshëm të Kosovës. Çfarë eksperti duhet të
jetë për me ditur se çfarë flamuri duhet të ketë Kosova??!! Më siguri një ekspert të
shkolluar nga titizmi jugosllav dhe neotitizmi pacifisto-rugovist, sepse pikërisht
këta synuan e synojnë të ndahet popullsia e Kosovës nga identiteti i saj të lashtë,
të krijohet një “komb kosovar” e kjo “mrekulli të botës” të ketë flamuj e himne të
ndryshme nga ato të njohura botërisht si shqiptare.
Ne vëmë në dyshim krejtësisht idenë e krijimit të “shtetit kosovar”. Nuk do të jemi
kurrë dakord me një “pavarësi” të Kosovës me kokën nën Serbi, një “pavarësi” që e
lidh popullin shqiptar nga Kosova e ngushtë me zinxhirët e tiranisë, dhe të sundimit
të tij nga pakica serbe, që sipas planeve të “qeverisë” dekorative të Kosovës do të
ishte bartësja e të gjitha privilegjeve, kontrolluesja e gjithçkaje në këtë troje
shqiptare.
Nuk jemi e nuk do të jemi kurrë dakord me një “shtet” kukull, ku Serbia do t’i fuste
duart e këmbët dhe ku do të vazhdonte të kontrollonte klasën politike shqipfolëse,
ashtu siç e ka kontrolluar para, në kohën e luftës dhe pas saj, edhe kur kishte
forma të të ashtuquajturës “rezistence paqësore”.
Nuk mund të pranojmë ketë “shtet” të Kosovës, sepse ai do të ishte principatë
artificiale, e krahasueshme shumë lehtë sipas qëllimit të saj përçarës me krijesën
“fantastike” të “Republikës së Mirditës” të viteve të para pas marrjes së pavarësisë
të Shqipërisë, projekt i realizuar nga disa agjentë të Serbisë! Pra, mendojmë se ky
plan dinak i krijimit të “shtetit kosovar”, tenton të ndalojë një herë e
përgjithmonë procesin e ribashkimit kombëtar dhe të thyejë unitetin e kombit
shqiptar, duke e ndarë në “shqiptarë” e “kosovarë”, ashtu si në kohën e kasapit
Tito.

Ne jemi për ribashkimin kombëtar shqiptar të të gjitha trojeve shqiptare, prej
Toplice deri në Çamëri. Kjo do te jete e vetmja zgjidhje reale dhe afatgjatë e
problemit kombëtar shqiptar. Çdo zgjidhje tjetër është e përkohshme dhe do të zgjojë
revoltë të madhe te populli i shtypur shqiptar, i cili është i ngopur me ndarje e me
shtypje prej pushtuesve serbo-sllavo-maqedonas...

Rroftë flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krershe!
Rroftë Shqipëria e Ribashkuar!

Holandë-Rumoni