Një kosovar goditet për vdekje në Suedi

05.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Diaspora

Një ngjarje e rëndë ka prekur komunitetin shqiptar të Kosovës në qytetin suedez Uddevalla, të hënën mbrëma.



Një bashkëkombës rreth të 40-ave që po qarkullonte me biçikletë është goditur nga një makinë në Chapel Road.

Ai ka marrë lëndime serioze si pasojë e të cilave kë vdekur më pas. Krejt rruga është bllokuar, kurse shoferi përgjegjës është parë i shokuar nga ngjarja, raportojnë mediat lokale.

Portali Indeksonline mëson se bëhet fjalë për S.Hoti – pjesë e komunitetit shqiptar të Kosovës me 300 familje në Uddevalla.