Kosova në agjendën e NATO-s sot në Bruksel
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen duke paralajmëruar mbledhjen e sotme tha se do të diskutohet edhe për operacionet e NATO-s në Ballkan dhe botë.
Ai ka sqaruar se KFOR do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri dhe të përdorë forcën minimale të nevojshme.
NATO aktualisht ka rreth 5 mijë trupa në Kosovë dhe deri tani janë ndërprerë planet e mëtejshme për zvogëlimin e trupave, pas përkeqësimit të situatës në pjesën veriore.