Arrestohet Hektor Kelmendi, i shumëkërkuari nga FBI

05.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Shqipëri

Policia shqiptare në kalimin kufitar Morinë arrestoi dje 53 vjeçarin Hektor Kelmend, i njohur si Demë Nikqi, një nga personat e shumëkërkuar nga policia amerikane.

Ai u arrestua derisa po e kalonte kufirin me një pasaportë serbe, ku gjatë verifikimit të dokumentit të tij në sistemin TIMS, është konstatuar se ai ishte personi i shumëkërkuar.

AP raporton se për të ishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar nga Gjykata e Nju Jorkut në maj 2010, për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore. Ekstradimi i tij drejt SHBA-së pritet të bëhet së shpejti, pasi të plotësohet dokumentacioni i nevojshëm.

Hektor Kelmendi rezulton te jetë nder pesë personat më të kërkuar nga FBI-ja i akuzuar për trafik droge, organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.