Arrestohen 20 veta të përfshirë në prostitucion në Shkup
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, në rrjetin e të arrestuarëve janë 20 persona, prej të cilëve 5 janë organizatorët e prostitucionit si dhe 15 klientë kryesisht të vajzave të mitura, që detyroheshin për prostitucion.
Ata u arrestuan gjatë operacionit të realizuar pranë Radiotelevizionit të Maqedonisë, ku një pjesë e madhe e tyre u kapën në flagrancë.
Personat e ndaluar janë kryesisht nga Shkupi, të cilët me anë të kërcënimeve dhe formave të tjera të nënshtrimit detyronin vajzat e reja për ushtrimin e prostitucionit.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se të mërkurën do të jap hollësi lidhur me operacionin e realizuar. (INA)