Aurela Gace zhvishet shtatzene
05.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK
← Muzikë
Në muajin e 7-të të shtatzënisë së saj të parë, këngëtarja labe Aurela Gaçe ka vendosur të tregojë barkun në kopertinën e një reviste të njohur shqiptare, sikurse bëjnë personazhet e njohur të shoubizit ndërkombëtar. Kujtojmë se pak muaj më parë, e zhveshur (edhe më tepër se Aurela!), është shfaqur në një kopertinë edhe këngëtarja Elsa Lila, por fotoja ishte disi më e veçantë nga “Standardi” që kanë ofruar më parë divat e Hollivudit, duke nisur me Demi Moore-in te “Vanity Fair”, Claudia Schifer, Monica Bellucci, Heidi Klum, Britney Spears, Christina Aguilera etj., te të cilat është referuar këngëtarja e “Kënga ime”. Në dallim nga këto emra, Aurela nuk ka pozuar nudo, por me rroba, madje edhe me shumë bizhuteri, ndoshta nga kjo ka marrë spunto edhe titulli “Rock Mama”. Ajo ka rrëfyer gjithçka për “pritjen e ëmbël” të foshnjës, përjetimet dhe emocionet për javët e fundit të shtatzënisë. E veshur me të verdha dhe ndryshe nga më parë me flokë të gjatë, duhet ta pranojmë se këngëtares së Eurosong-ut i ka rënë mjaft nur, gjë që mesa duket e ka shtyrë më tepër në këtë iniciativë. Sikurse edhe në daljet e saj publike, Aurela nuk ka hequr dorë nga makijazhi i rëndë që e karakterizon si figurë. Këtë verë, Aurela, e cila në muajin maj u ngjit shtatzënë në skenën e Eurosong-ut në Gjermani, nuk hoqi dorë nga koncertet, falë fizikut sportiv që ruan ende.