Ronaldo, lojtari qe peson me shume faulle
05.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK
← Sport
Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo është lojtari që pëson më shumë faulle në La Liga, pasi lojtarët kundërshtarë i ndërhyjnë ashpër kur ai tenton të triblojë. Ronaldo ka pësuar plot 15 ndërhyrje të tilla deri tani në këtë sezon, në pesë ndeshjet me Realin e Madridit në La Liga. Ndërsa Mesi ka më shumë hapësira kur gjendet përballë mbrojtjeve kundërshtare, pasi ai deri tani ka pësuar vetëm shtatë faulle dhe renditet në vendin e 56-të për sa i përket një klasifikimit të tillë. Gjithashtu, edhe Di Maria është një lojtar që pëson shumë faulle. Ai bën pjesë në top-20 e kësaj renditjeje. Argjentinasi ka pësuar plot 11 ndërhyrje të ashpra, edhe pse nuk ka luajtur shumë minuta me Realin. Gjithashtu, nga dhjetë faulle kanë pësuar edhe Ksabi Alonso dhe Marselo, ashtu sikurse lojtarët e Barcelonës, Alvesh dhe Fabregas.