Capello perjashton Gerrard e Rio Ferdinand nga Anglia
05.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK
← Sport
ardhmja e Rio Ferdinand në Kombëtaren angleze është gjithmonë e më e pasigurt, pasi trajneri Fabio Capello e ka përjashtuar mbrojtësin e Mançester Junajtid për sfidën vendimtare të së premtes me Malin e Zi. “Tre Luanëve” u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin direkt në fazën finale të Euro 2012. Rio Ferdinand është futur në listën e zezë të teknikut italian, që pasi i hoqi shiritin e kapitenit për t’ia rikthyer Xhon Territ, tashmë ka vendosur të mbështetet te lojtarët e tjerë. Mes të përjashtuarve të tjerë për sfidën kualifikuese është edhe Stiven Gerrard, i cili nuk është thirrur në përfaqësuese për shkak të problemeve fizike, ndërsa në skuadër mungon edhe Daniel Starrixh, pavarësisht dy golave në fundjavë me Çelsin. Në listën me 24 lojtarë, Capello ka grumbulluar Kajl Uollkër të Totenhemit, Bobi Zamora të Fulhemit dhe Deni Uellbek e Fil Xhons të Mançester Junajtid. Në skuadër janë pesë lojtarë të Mançester Sitit (Hart, Riçards, Milner, Berri dhe Xhonson), ndërsa Skot Karson ka zëvendësuar të dëmtuarin Rob Grin.