Horoskopi i radhës
Pozicioni yjor në qiellin tuaj do të jetë mjaft i favorshëm, si rrjedhim nuk do të mungojnë rezultate pozitive në të gjithë sektorët e jetës. Falë aftësive tuaja organizative do të arrini të përfundoni në kohën e duhur çdo angazhim. Në kohën e lirë kushtojuni gjërave që ju pëlqejnë më shumë.
DEMI
Falë kalimit të Hënës tek shenja e Virgjëreshës, do të arrini të zgjidhni disa situata të lëna pezull. Gjithashtu, shpirti juaj krijues dhe fantazia do ju lejojnë të bëni përparime në çdo sektor. Në sektorin e ndjenjave, përgatituni të kaloni një ditë që do ju falë emocione të shumta.
BINJAKET
Hëna tek shenja e Virgjëreshës sot ju bën të jeni mjaft nervoz, si rrjedhim nuk do të duroni dot rregullat dhe oraret në punë. Më me fat do të jenë ata që sot e kanë pushim. Ka mundësi që stresi i mbledhur t’ju shkaktojë dhimbje koke.
GAFORRJA
Pozicioni mjaft i favorshëm i disa planetëve me shenjën tuaj do ju lejojë që të vini në plan të parë miqësitë dhe jetën sociale: ju pret një ditë e qetë dhe mjaft e këndshme, ku nuk do të mungojë ndonjë surprizë e papritur. Sot është dita e duhur për t’i shprehur ndjenjat një personi që e dashuroni me të vërtetë.
LUANI
Është diçka e pazakontë për ju, por sot do të jeni të pavendosur për të bërë një zgjedhje apo për të marrë një vendim. Kjo do ju nervozojë shumë. Nuk duhet të harroni se nuk është e rëndësishme të nxitoheni, por t’i vlerësoni mirë gjërat para se të merrni vendimin e duhur. Me njeriun e zemrës do të keni një mirëkuptim perfekt.
VIRGJERESHA
Tregohuni të kujdesshëm, mos lëndoni ndjenjat e të tjerëve. Përveç kësaj, mos ndërmerrni asnjë nismë që nuk ofron garanci. Në qoftë se keni divergjenca opinionesh me familjarët tuaj, është e kotë të insistoni më shumë, sepse nuk do të arrini t’i ndryshoni mendimin personave që nuk e mendojnë si ju. Bëni një dietë të ekuilibruar duke përdorur më shumë perime, fruta të freskëta dhe lëngje.
PESHORJA
Disa situata apo probleme të papritura do ju bëjnë të keni një humor aspak të mirë. Në çdo veprim që do të bëni mos u nxitoni, studioni mirë çdo detaj, pastaj veproni. Edhe pse nuk jeni në formën e duhur fizike, nuk do ta jepni veten: ju këshillohet më shumë pushim gjatë kësaj fundjave.
AKREPI
Falë Hënës në shenjën tuaj, situata do të përmirësohet dukshëm. Vështirësitë e ditëve të shkuara nuk janë larguar plotësisht, por tani do të dini t’i përballoni dhe zgjidhni më mirë. Do të keni mundësi të bëni njohje të reja dhe të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror.
SHIGJETARI
Sot do ju duhet të zgjidhni një çështje të vështirë. Merrni të gjithë kohën e duhur dhe reflektoni me qetësi, për të mos bërë gabime të cilat nuk mund t’i ndreqni më pas. Dashuria do ju rezervojë momente mjaft të këndshme. Ju këshillohet të mos lini pas dore shëndetin tuaj, do të jetë mirë të bëni një kontroll mjekësor.
BRICJAPI
Parashikohet një ditë e artë për sa i përket sektorit financiar. Do të mbeteni të habitur me veten tuaj: do të keni mundësi të mira për të përmirësuar situatën tuaj ekonomike, për të fituar një shumë të mirë parash dhe për të rimarrë një hua që ia kishit dhënë një mikut tuaj. Sektorin e ndjenjave do ta përfshijë një valë pasioni.
UJORI
Dita e sotme paraqitet e qetë. Mund të përfitoni për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull. Energjia nuk ju mungon, ju nevojitet pak më shumë vendosmëri. Në qoftë se do të ndjeheni paksa melankolik, mundohuni të organizoni një mbrëmje argëtuese me miqtë tuaj më të mirë: do ta shikoni se do ndjeheni më mirë.
PESHQIT
Hëna në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën tuaj nuk ju ndihmon ta filloni mirë këtë fundjavë. Një ngjarje e papritur do ju prishë një udhëtim që kishit programuar prej kohësh. Në sektorin e ndjenjave, një premtim që nuk keni mbajtur do të vërë në vështirësi harmoninë në çift. Ndoshta do të gjeni justifikime të ndryshme, por kjo nuk do e përmirësojë gjendjen.