Po të ishin gjallë, Migjeni e Fishta (Replikë me Jozefina Topallin)

18.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Poezi klasike

Vargje nga Arben Duka

Përmende Migjenin,

Dhe na le pa mendje,

Se ai moj zonjë,

S’është në anën tënde!



Është krejt e gabuar,

Pikë e referimit,

Migjenin e kemi,

Poet të mjerimit!



Migjenin e kemi,

Simbol vegjëlie,

Armik të betuar,

Të çdo tiranie!



Gjeniu s’është shuar,

As vargu i rrallw,

I njëjti mjerim,

Po na ha të gjallë!



Një tabllo të njëjtë,

Si në ato mote,

Ringjalli sërish,

Republika jote!



Luigj Gurakuqin,

E fute te togu,

Po ti ke harruar,

Që e vrau Zogu!



Dhe ky referim,

Është krejt i gabuar,

Sala në Zenith,

Zogun e ka çuar!



S’mund të heqësh blunë,

Dhe të mbash të kuqin,

Do jesh o me Salën,

O me Gurakuqin!



Migjeni me Fishtën,

Janë nga anë e mirë,

Po të ishin gjallë,

Do t’u kishin grirë!



Ti me kohë ke qënë,

Nga an’e të ligut,

Ndryshe s’do na lije,

Pa Heronjtë e Vigut!