Mirëpritet filmi shqiptar "Falja e gjakut"
Me ovacione të shumta u përcoll edhe ngjitja në skenë e aktorëve shqiptarë, interpretues të roleve kryesor në filmin "Falja e gjakut", film ky të cilit i takoi nderi të shfaqet në hapje të Festivalit, Refet Abazi, Sindi Loçaj dhe Tristan Halilaj si dhe koskenaristi Andamion Murataj, të cilët ishin mysafirë të Festivalit. Përjetim i mbrëmjes ishte shfaqja e filmit "Falja e gjakut", kur publiku i shumtë i pranishëm në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës, për një çast u shndërrua në vesh e sy, për ta përcjellë këtë film, i cili në fokus të fabulës ka një plagë shekullore të popullit shqiptarë, gjakmarrjen. Interpretimi i roleve, veçmas loja e aktorit Tristan Halilajt (Nik) i intrigoi shikuesit që filmin në fund ta përcjellin me duartrokitje dhe ovacione. (Q.H.)