Takohen, por nuk janë në lidhje

18.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Thashetheme

Thashethemet se Bradley Cooper është i përzgjedhuri i ri, i të divorcuar kohë më parë, Jennifer Lopez-it janë paraqitur muajin e kaluar kur çifti është parë gjatë daljes së tyre në Nju-Jork. Tani përsëri janë parë së bashku duke dalë, dhe përsëri filluan fjalët për dashurinë e re ndërmjet tyre. Ata së fundi janë parë në qytetin e Los-Angjelosit, ku kishin shkuar në drekë romantike dhe në shëtitjen me veturë nëpër këtë qytet.
“Definitivisht dalin së bashku. Ende nuk janë çift zyrtarisht, por i pëlqejnë njëri-tjetrit dhe kalojnë mjaft kohë së bashku”, tha një burim i afërt me çiftin.
Jennifer Lopez në muajin korrik paralajmëroi se do ta ndahet, pas disa vjet martesë, nga bashkëshorti Marc Anthony, ndërsa Bradley Cooper në muajin mars të po këtij viti e ndërpreu lidhjen me Renee Zellweger-in.