Vaksine kunder pucrave ne fytyre

30.09.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Mjekësi

Po studiohet një vaksinë që parandalon dhe kuron puçrat në fytyrë. Sanofi-Pasteur ka firmosur një kontratë me Universitetin e San Diegos për zhvillimin e një medikamenti që të mbron nga aknet. Bëhet fjalë për një vaksinë parandaluese dhe terapeutike, ose për një terapi bazuar në antitrupa kundër puçrrave. Sipas “New Scientist”, janë duke u zhvilluar eksperimente premtues tek kafshët që tregojnë se mund të nxitet sistemi imunitar që të luftojë bakteret që shkaktojnë aknet.