Pse ajo nuk është ‘besnike’?

17.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Jeta Meshkuj/Femra


Meshkuj, kjo u dedikohet vetëm juve! Partnerja juaj nuk është besnike? Po vuani dhe nuk reshtni duke i bërë mijëra pyetje vetes, se pse partnerja juaj ka ndryshuar? Ekspertët japin disa nga arsyet e këtij “ndryshimi”.

Ka diçka që nuk shkon

Keni gjithçka që ëndërroni, një shtëpi të bukur, fëmijë, nuk “notoni në ar”, por e rëndësishme është që nuk ju mungon asgjë, përmbushni çdo tekë, por harroni faktorin intimitet. Nëse në raportin tuaj ky element mungon, atëherë femra është e pirur të shkojë në shtratin e dikujt tjetër. Përpiquni të zbuloni se çfarë ka ndodhur, ku keni gabuar, mos vallë pasioni është shuar me kalimin e kohës? Apo nuk ka ekzistuar kurrë pasioni nën çarçafë?

Hakmarrje

“Hakmarrje, hakmarrje dhe vetëm hakmarrje”. “Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”. “Hakmarrja është një lloj drejtësie e egër”. Këto janë disa fjalë të urta që lidhen me hakmarrjen. Femrat tradhtojnë për t’u hakmarrë. Ka nga ato femra që janë të bindura se kanë krijuar në kokë një strategji të përshtatshme për t’u hakmarrë ndaj partnerit dhe të tjera që jetojnë me dyshime, sepse nuk kanë guxim për t’u hakmarrë.

Kriza ekzistenciale

Kriza e moshës së dytë prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por është më shumë e pranishme te 40-vjeçaret, gjë që koincidon edhe me periudhën e menopauzës. Femrat mund të ndihen konfuze. Ashtu si në periudhën e adoleshencës, janë të terrorizuara prej kohës që kalon. U tremben ndryshimeve që mund të pësojë në mënyrë të pashmangshme trupi i tyre. Ju duket pak kjo gjë? Në fakt nuk është. Për shumë femra menopauza nuk është gjë tjetër veçse një adoleshencë më tragjike: një periudhë shkatërruese hormonale.

Ndryshime të pavëna re

E kemi fjalën për ndryshime pozitive. Mund të ndodhë që krejt papritur partnerja juaj të vendosë të mbajë dietë, pasi është në mbipeshë. Pas pak kohësh ndryshimi është i dukshëm. Tani me disa kile më pak ajo duket mjaft tërheqëse. Vendimin për t’iu nënshtruar një diete e ka marrë pasi ka biseduar me mikeshat e saj. Me pak truk në fytyrë, ajo zbulon se është më tërheqëse. Nëse partneri nuk e vëren këtë, të jeni të bindur se do ta bëjnë të tjerët.

Ndihet e lënë pas dore

Një grua dëshiron të ndihet e pranuar dhe e dëshiruar nga partneri i saj. Nëse ka një vetëvlerësim të vogël, nëse nuk beson mjaftueshëm te vetja, nuk ka gjë më të mirë sesa të ndihet e vlerësuar. Natyrisht që edhe seksi luan një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur është në krahët e njeriut që dashuron.

Vëmendje

A e dini se cilët janë miqtë më të mirë të femrave? Diamantet. Pjesa më e madhe e grave kënaqen me shumë më pak. Ka gjëra banale, të thjeshta, dhe që nuk bien në sy, për të cilat çdo femër do të dëshironte që partneri i saj të kujtohej t’i bënte. Këtu përfshihen gjestet e dashurisë dhe të pasionit, fjalë të ëmbla që e bëjnë më të bukur lidhjen. Një fundjavë e mirë organizuar, një darkë romantike, një buqetë me lule, apo thjesht një trëndafil, ju bën të ndiheni e vlerësuar. Nëse nuk jeni sadopak të kujdesshëm ndaj këtyre detajeve, atëherë të jeni të bindur se partnerja juaj do të gëzojë në krahët e një tjetri.