Si ta kuptoni partnerin kur ju tradhton

17.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Jeta Meshkuj/Femra

Nëse jeni të verbuar nga xhelozia dhe jeni mbështjellë nga dyshimi se njeriu i zemrës po ju tradhton, mund ta zgjidhni këtë enigmë.

Keni vënë re ndryshime dhe nuk jeni e sigurt për sjelljen e tij? Ja disa shenja për të kuptuar nëse po ju tradhton ose jo. Nëse nuk është një gjeni në fushën e gënjeshtrave dhe e njihni më mirë sesa njeh ai veten, atëherë nuk do ta keni të vështirë që të kuptoni nëse ka një tjetër.

Ja cilat janë shenjat:

Nuk shqetësohet për nevojat e tua.

Fillon të të bëjë shumë dhurata, që të mos ndihet shumë në faj

Sjellja e tij po ju tregon se diçka nuk shkon? Atëherë ndiqni instinktin tuaj. Bëni sikur nuk kuptoni dhe shikoni. Ju i njihni veset, sjelljen dhe rutinën e tij më mirë se kushdo tjetër. Nëse ndryshon diçka, atëherë keni të drejtë të shqetësoheni.

Keni filluar të debatoni shumë shpesh… Si gjithmonë ai luan rolin e të fyerit dhe del nga shtëpia për të bërë një shëtitje që të qartësojë mendimet. Duhet ta kuptoni që kjo është një justifikim për t’u takuar me tjetrën. Sigurisht, mund të jetë edhe paksa i mërzitur për mënyrën se si po ju trajton, por në fund nuk shqetësohet shumë, sepse ka vrarë dy zogj me një gur.

Nëse ziheni ose debatoni shumë dhe vazhdimisht, të jeni të bindur se dëshiron t’i japë fund lidhjes.

Shpesh nuk është me humor të mirë, por duket sikur e merr veten kur qëndroni larg njëri-tjetrit. Nëse lidhja juaj zgjat prej kohësh, me siguri po i vjen fundi.

Kritikon vazhdimisht njerëz të tjerë: në një farë mënyre po përpiqet t’ju thotë se nuk i interesojnë të tjerat, por në fakt mund të tërhiqet nga ndonjë tjetër.

Bën si i indinjuar kur bëni diçka për të, aq sa mund të dyshoni nëse është e drejtë ajo që keni bërë apo jo. Nëse vërtet po ju tradhton, atëherë po mendohet për sjelljen e tij.