Puthja bën mirë për shëndetin! - Si ka lindur zakoni i puthjeve?

12.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Jeta Meshkuj/Femra

Puthjet tregojnë dashuri, pasion dhe butësi.


Ne, nëpër filma shohim mjaft puthje, dhe në vetvete puthjet mund të thonë shumë si, jetë, ngrohtësi...

Sipas shkencëtarëve britanikë, një puthje mund të jetë e dobishme në forcimin e sistemit imuntitar, sidomos për femrat gjatë shtatzanisë. Në një studim të bërë në vitin 2009 u arrit në përfundimin se gratë forcojnë sistemin e tyre imunitar ndaj një virusi që mund ti shkaktojë dëm fetusit.

Si ka lindur zakoni i puthjeve?


Shkencëtarët theksojnë se thjesht dëshira për të shkëmbyer puthje nuk ka qënë shkaku i lindjes së puthjeve... Dr Tierno beson dhe thotë se puthjet kanë lindur si një mënyrë që kanë përdorur prindërit për të ushqyer fëmijët e tyre.

"Fillimisht njerëzit nuk dinin asgjë në lidhje me sistemin imunitar, por ata prap shkëmbenin puthje. Kjo supozohet të ketë rezultuar nga shkëmbimi i ushqimit nga gojë në gojë".

Pavarsisht efekteve pozitive, ekspertët kërkojnë vëmendjen tonë sidomos në kohën e sëmundjeve virale dhe të përgjithshme, të cilat mund të transmetohen nëpërmjet puthjes.