Yllka: Martesa na bëri të duhemi më shumë

12.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Histori Kombëtare

Këngëtarja kosovare Yllka Kuqi sapo i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen me të fejuarin Astrit Pallaska.

Gjatë një prononcimi për Telefrafi.com, e pyetur se çfarë ka ndryshuar martesa në lidhjen tyre, Yllka me shaka ka pohuar se ata tash ‘duhen më shumë’.

“Po ka ndryshime në lidhjen tonë - po duhemi hala më shumë”, thotë Yllka duke qeshur.

Sipas saj në lidhje me martesën “çdo gjë deri tash ka shkuar për mrekulli” dhe ata tash do t’u kthehen projekteve të tyre profesionale.

“Pas një muaji mjalti shumë të bukur po përgatitemi për një projekt të përbashkët - një koncert në Bazel të Zvicrës më 31 tetor në jazz bar ‘Birds' Eye’ ku do të performojmë ‘live’ këngë shqipe për një publik të zgjedhur zviceran. Pastaj do të kalojmë një javë në Paris të cilin udhëtim e kemi dhuratë për martesë nga miqtë tanë zviceran Dorothea dhe Georgá”, ka pohuar Yllka.

E pyetur nëse ata kanë plane të afërta për të zgjeruar familjen, Yllka ka pohuar se “gjithçka shkon në kohën e duhur