Thaçi pret njohje nga Egjipti

12.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Kosovë




Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se pret njohje nga shteti i Egjiptit. Ai tha pritjet për njohje kanë qenë edhe më herët, po për shkak të revolucionit atje dhe formimit të institucioneve është shtyrë procesi i njohjes së shtetit të Kosovës nga Egjipti.

Këto deklarata kryeministri i bëri pas takimit që kishte me një delegacion nga Egjipti, ndërsa vlerësoi se tashmë njohja e shtetit të Kosovës nga ky vend pritet të ndodh shumë shpejt.

Ky delegacion i përbërë nga kryetarë partish, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë në kuadër të vizitës së tyre ata janë takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Sabri Hamitin