NË DARSMËN TIME

09.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Poezi dashurie




Atë ditë kur të vdes
Ju lutem mos vajtoni
Por me këngë e valle
tek varri t,më dërgoni
nanës mos i thuani
se e bija ka ndrruar jetë,
le t,kujton e shkreta
KRUSHQIT i përcjellë!
N,darsëm time t,gjithë ti ftoni
Shoktë e miqët ti lajmëroni
Afër dua t,gjithë ti kam
Le t,më shikojne
Për të fundit herë
Në anën e djathtë
Vajzën e dua pranë
Për herë t,parë e t,fundit
Le të përshpërit fjalën
NANË...