Mos ik nga e Vërteta

09.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Poezi dashurie


Vetës i shton dhimbje të kota
dëshir për një të pamundur fantazie
shoqëria nuk të mjaftoi, e irrituar të dukej bota
qëndroje në ndejkje të një mëshumtësie
Iluzioni të dhuroi humbjen
në aterimin e vonshëm të së vërtetës
Mos ndalo vazhdo rrugën e fatit
unë këmbët kam ngulur në vendin që jam e duhur
këpucët taket i thyen për t'mos vazhduar
në pritje të një dite për tu liruar
Mos ik nga e vërteta, shih kjartësin
rrugën e ke pa pengesë, vetën e ndalon
errësira ësht nisur të len pas vobektësin
drita shpirtin ta liron drejt fatit që kërkon
Një ditë do të agoj për ty, e kaluara mbetet vetëm kujtim
një harresë që ishte, ringjalljen e flakë e bën tym.