Nostalgji

09.10.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Poezi dashurie

Rrugëve të Prishtinës,
E lashë urrejtjen dhe dashurinë
Të humba ty...
Aty ku dielli është sinonim,
Aty ku jeta ishte kërcënim.
Student, në derte e në halle...
Rrugët e Prishtinës e dinë mallin tim,
I tretur si psherëtimë,
I ringjallur në urrejtje,
I humbur në heshtje.
Në këtë botë humnerë...
Ku mund të të gjejë ty?
Ku mund të gjej veten?
Si mund ta gjej kuptimin, të vertetën?
Ku mund ta gjej shkakun, arsyen, jetën?
Ku ta gjej dashurinë ta mposht vdekjen?!