Qyteti ku eshte e ndaluar pothuajse gjithcka

30.09.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Lajmet senzacionale

Cittadella, një qytet i vogël në Itali, që ka rreth 20 mijë banorë, është një nga qytetet ku është e ndaluar pothuajse gjithçka.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Massimo Bitonci, ka vendosur që të ndalojë çdo person që mban erë, të mos lejojë fast-food-et apo lokalet ku shërbehet qebap. Masat e tij vazhdojnë më tej, pasi ndalohet gjithashtu që në lokale të luhen lojëra fati. Të ndaluara janë gjithashtu edhe dyqanet sexy shop dhe revistat porno.

Këto ndalime kanë ngjalur diskutime të shumta dhe banorët e qytetit shprehen se u duket vetja sikur bëjnë pjesë jo në Itali, por në një vend me regjim të fortë islamik.