Regjistruesit në teren nuk respektojnë ligjin
“A duhet vallë çdo gjashtë muaj me nxjerrë çertifikata të reja të lindjes? Letërnjoftimet e vjetra, me afat të caktuar dhe këtë nuk e pranon. Unë nuk e di si mund të jetë statistika apo regjistrimi i saj. A duhet që punëtori të rrijë dhe të presë regjistruesin? Letërnjoftimin e ka pasur, përse mos me regjistruar? Unë atë ditë nuk isha, kanë ardhur edhe ditën e dytë, prapë nuk kam qenë këtu, prapë nuk i kanë regjistruar, shkurtimisht përgjigja se s’mundet me u regjistrua”, deklaroi Sami Tusha, banor.
Tusha tha se regjistruesit nuk kanë dashur t’i regjistrojnë edhe anëtarët e familjes së tij, të cilët përkohësisht nuk ndodhen në shtëpi, edhe pse regjistruesit janë të obliguar me ligj të bëjnë një gjë të tillë.
“Shembull këta persona nuk janë këtu, dhe numrat e amzës janë këtu dhe nuk i pranon. Problemi është se nuk mund ta kuptoj logjikën e regjistrimit. Asnjë mos të regjistrohet? Është absurd. Për mendim timin ky regjistrim nuk është në rregull, përderisa nuk ti regjistron 10 ose 15 anëtarë të familjes apo 20 anëtarë nuk është në rregull, sepse shkojnë sipas dëshirës së dikujt”, u shpreh Sami Tusha, banor.
Por nënkryetari i Komisionit Shtetëror për Regjistrim Bujar Osmani, tashmë disa herë ishte i prerë, se për anëtarët që nuk ndodhen momentalisht në shtëpi, valide është deklarata e familjarëve dhe regjistruesit e kanë për obligim t’i regjistrojnë.
“Ligji është i qartë në këtë drejtim, do të regjistrohen të gjithë mërgimtarët, për të cilët familjarët do të deklarojnë se janë larguar nga vendi herën e fundit 12 muajt e fundit, para fillimit të regjistrimit dhe në bazë të ligjit është e detyrueshme që regjistruesit ti regjistrojnë ato. Fillimisht në fazën e parë nuk është detyrë e regjistruesve që të verifikojnë se kur qytetarët kanë dalë nga vendet e tyre, mjafton, valide është deklarata e familjarëve, e atyre që japin të dhënat për ata njerëz të cilët nuk janë këtu dhe regjistruesit duhet ti regjistrojnë ata njerëz”, deklaroi Bujar Osmani, nënkryetar i KSHR-së.
Një gjë të tillë sipas Osmanit e garanton ligji për regjistrim, respektivisht, Neni 40 alineja 3 e ligjit, që përcakton se në rast se qytetari nuk është prezent fizikisht, atëherë një anëtar i familjes, madje jo edhe i familjes së ngushtë, nëse i ka dokumentacionet për personin i cili nuk është prezent, mund të bën regjistrimin për atë