Vrasesi bie ne dashuri me femren qe do ekzekutonte
Carlos Roberto de Jesus, nga Brazili, ishte paguar rreth 400 euro për të vrarë Iranildes Aguair Araujo. Ai ishte paguar nga një shtëpiake, e quajtur Maria Nilza Simoes, që ishte e bindur se Iranildes shkonte me të shoqin.
Por De Jesus ra në dashuri me Iranildes dhe u detyrua që të rrëfente planin e tij. Ata më pas bënë një fotografi ku ajo dukej sikur ishte vrarë me thikë dhe ia dërguan kontraktueses. Ajo e gëzuar bëri pagesën, por vetëm pas tre ditësh pa në rrugë vrasësin e kontraktuar nga ajo duke puthur viktimën. Shkoi në polici dhe e denoncoi se ai i kishte vjedhur 1000 dollarë. Aty më pas u zbardh e gjithë historia, që ka lënë me gojëhapur policët, të cilët kanë pyetur: Si ka mundësi që Maria nuk e pa që thika nuk ishte ngulur në trup, por ishte futur në sqetull?