Gomari kandidat per kryetar komune

30.09.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Lajmet senzacionale

Një gomar është regjistruar si kandidat për kryetar i qytetit të Varnas në zgjedhjet e ardhshme komunale në Bullgari, shkruan Metro.

Gomari Marko është zgjedhur nga partia politike Shoqëria për Bullgarinë e Re për t’i përfaqësuar ata në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 23 tetor.

Mediat bullgare raportuan se partia e sheh Markon si kandidat ideal për të zëvendësuar kryetarin aktual Kiril Yordanov, i cili, sipas tyre, nuk po bën sa duhet për qytetin e Varnas.

Angel Dyankov, shef i shtabit zgjedhor të partisë Shoqëria për Bullgarinë e Re, tha: “Për dallim nga shumë kandidatë për kryetar komune dhe politikanë, Gomari ka një karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe e bën punën si duhet”.

Anëtari tjetër i kësaj partie, Doychin Dimitrovmade, shprehu hapur pakënaqësinë e tij me kryetarin aktual të Varnas.

“Jeta e gomarit Marko është vështirësuar së tepërmi pasi hapësirat e gjelbra në qytetin bregdetar bullgar po zhduken. Iu mbetet qytetarëve të Varnas të vendosin se cili ka kualitete më pozitive – gomari ose kryetari aktual”.