Rreth botes per 11 vjet ne kembe

30.09.2011 · rtvzik · Forumi RTVZIK

← Lajmet senzacionale

tetori do të jetë një ditë e shënuar për kanadezin Jean Béliveau. Në këtë ditë, ai ka parashikuar të përmbyllë në Montreal xhiron e tij rreth botës me mjetin më të paimagjinueshëm… në këmbë.

Sfida e tij ka nisur në 18 gusht të vitit 2000. Ka ecur për 11 vjet me radhë, ka përshuar 75 mijë kilometra e ka parë 64 vende të botës.

Nga shkretëtirat në qytete, me pak lekë në xhep dhe një karrocë me të cilën transportonte gjërat që i duheshin gjatë udhëtimit, ka fjetur shpesh nën ura e në rrugë, por shprehet se ka gjetur edhe një mbështjetje të madhe te njerëzit.

Shumë prej tyre tashmë e njohin në rrugë dhe sidomos këto vitet e fundit e kanë ndihmuar edhe duke i ofruar një vend ku të flejë apo një vakt të ngrohtë. “Është një udhëtim që e kam bërë falë njerëzve, pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur”, thotë ai.

Marshimi i tij 11-vjeçar, i cili kishte për qëllim të përcillte mesazhin e paqes nëpër botë, i ka kushtuar Jean Béliveau 53 palë këpucë. Pala e fundit e tyre do të ruhet në një muze, si dëshmi e sipërmarrjes së tij të guximshme.