AMERIKA ME BUKË, SERBIA GJENOCIDALE PRAPË ME GURË AMERIKËN
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr. Mehdi HYSENI
AMERIKA ME BUKË, SERBIA GJENOCIDALE PRAPË ME GURË AMERIKËN!
– DERI KUR AMERIKA DO TA TOLEROJË KËTË MONSTRUM TERRORIZUES ANTISEMITIST T’I CENOJË
VLERAT DEMOKRATIKE DHE QYTETËRUESE TË SAJ, SI DHE LIRINË E PAVARËSINË E POPUJVE TË
VEGJËL NË BALLKAN?
· Derisa Serbia agresore nuk do të paguajë çmimin e shtrenjtë sikurse
Iraku i Sadam Hyseinit, për shkak të tre gjenocideve të kryera kundër Kroacisë,
Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës (1990-1999), Ballkani do të jetojë në ethe të
përjetshme të errësirës mesjetare serbo-bizantine .
* * *
Fatkeqësisht, këtë konstatim tonin e vërtetoi edhe ringjallja e sopatës së
pandryshkur çetnike e kriminelit serb të Luftës së Dytë Botërore, Drazha
Mihjaloviqit, e cila e plandosi përdhe FLAMURIN AMERIKAN në Ravna Gorë të
Serbisë, më 15 maj 2005(!!!)
Ky veprim vandal provokues antiamerikan sheshit provoi sesa (çentiko-fashistët
serbomëdhenj të vojvodës Drazha Mihajloviq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav
Sheshelit, të Vuk Drashkoviqit, të Nebojsha Çoviqit, si dhe të Kishës Ortodokse
Serbe etj.) historikisht e “kanë dashur-mbështetur sinqerisht” Amerikën. Për më
tepër, rasti i shkeljes dhe i përdhosjes së flamurit amerikan në Ravna Gorë,
dëshmon sheshit se Serbia me gjithë zhurmën e saj deklarative në favor të proceseve
transitive evropiane e rajonale, që është vetëm në funksion të rimëkëmbjes së saj
ekonomike e asgjë më shumë, Amerikën dhe shqiptarët i konsideron si një nga armiqtë
më të rrezikshëm dhe të paparashikuar të ekzistencës së saj kolonialiste dhe
ekspanisoniste në Ballkan. Ky vandalizëm dhe destruksion i pashërueshëm i politikës
pushtuese të Serbisë Madhe, i orientuar dhe i praktikuar kundër Amerikës dhe
shqiptarëve nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si rrezik permanent i
institucionalziuar në doktrinën
dhe në praktikën e qeverisë dhe kishës serbe, që në mënyrën më të paturpshme dhe më
tinzare (duke u shërbyer me gënjeshtra dhe me akuza të fabrikuara në llogari të së
vërtetës historike mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike dhe shqiptarët në Ballkan) synon
dhe vepron pareshtur për ta distnacuar Amerikën nga aleatët e saj shqiptarë, vetëm
për vetëm që pikësëpari Kosova edhe më tej të mbetet si koloni e paprekur e
SMZ-së. Këtë koncept politko-strategjik serbomadh, i fokusuar në afat të gjatë
për “bombardimin” e aleancës shqiptare-amerikane në Ballkan, e ilustron edhe ky
shembull karakteristik i diplomacisë kolonialiste serbomadhe, i shprehur nga
kryeshefi i diplomacisë së Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi, Vuk Drashkoviq: “
Nëse Kosova fiton pavarësinë e saj, atëherë ky automaizëm në të njëjtën kohë
nënkupton edhe pavarësinë e Republikës Serbe në Bosnjë” (“Vjesnik, 1.07.2005). Edhe
pse dioptria diplomatike e mjegulluar e Vuk Drashkoviqit nuk i sheh, as nuk i njeh
parimet dhe
rregullat e së drejtës ndërkombëtare mbi vetëvendosjen e kombit shqiptar dhe të
gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuar nga Serbia dhe Mali i Zi, simetria e
pavarësisë së Kosovës me atë “Republika srpska” nuk ka asnjë element a parim
ndërlidhës (qoftë në kuptimin historik, territorial dhe etnik, qoftë në atë juridik
ndërkombëtar), sepse “Republika srpska” minoritare është krijuar me terror dhe me
gjenocid serbomadh të Radovan Karaxhiqit, të Ratko Mladiqit dhe të Slobodan
Milosheviqit në kurriz të qenies nacionale dhe territoriale të kroatëve dhe të
myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërkaq, Kosova me popullsinë e saj
indigjene shqiptare mbi 90% , që nga vitet 1878 dhe 1912-1913, është shkëputur nga
territori e njësuar i Shqipërisë Etnike, në saje të politikës dhe të luftërave
aneksioniste gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi, të ndihmuara nga aleatët
tradicionalë të Fuqive të Mëdha të Evropës (Rusia dhe Franca). Shkurt, Kosova është
problem kolonial qindravjeçar,
zgjidhja e vetme së cilit është pavarësia e pashmangshme, që nënkupton rikthimin e
saj në integralen e kufijve natyrorë dhe historikë të Shqipërisë Etnike. Ndërkaq,
“Republika srpska” është antitezë e paradigmës së Kosovës, sepse historikisht nuk
ka qenë kurrë pjesë integrale e territorit etnik të Serbisë, as krahinë, as
republikë e pavarur serbe, veçse një minoritet serb në një territor të përbashkët
kroato-boshnjak. Prandaj, çdo paralele e tërhequr si simetri e pavarësisë së
Kosovës me atë të “Republika srspka” është e gabuar dhe e pajustifikueshme si në
aspektin historik, ashtu edhe në atë juridik ndërkombëtar, pavarësisht nga
aspiratat e politikës gjenocidale serbomadhe dhe të aleatëve të tyre të
“paudhëzuar”, që të krijojnë edhe në Serbi në Bosnjë e Hercegovinë në llogari të
kontestimit apo të njohjes së pavarësisë së ligjshme dhe të domosdoshme të Kosovës.
Asimetria e partnerizmit serbo-amerikan
Ky fenomen nuk mund shpjegohet as të justifikohet mbi asnjë bazë ( pa marrë parasysh
projektet e interesave të dikurshme dhe të sotshme të hegjemonzimit dhe të
kolonializmit serbomadh në Ballkan, për realizimin e të cilave qeveria dhe kisha
serbe në vazhdimësinë historike kanë synuar ta kenë edhe mbështetjen e Amerikës.
Mirëpo, kjo “llogari pa hanxhiun” e Serbisë së Madhe, morii fund me bombardimin e
saj nga Amerika dhe nga aleatët e saj të NATO-s, më 24 mars-10 qershor 1999, si
rrjedhim i parandalimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë) po qe se nuk merren në
konsideratë këta dy faktorë vendimtarë: (1) GJENI DEMOKRATIK AMERIKAN dhe (2) GJENI
ANTISEMITIST(RACIST) SERBOMADH. Si rrjedhim, se gjeni demokratik amerikan në asnjë
segment të tij nuk është komplementar dhe, nuk e njeh gjenin antisemitist serbomadh,
edhe erdhi në shprehje marrja nën mbrojtjen direkte morale, humanitare, ekonomike,
ligjore dhe ndërkombëtare të viktimave shqiptare, kroate dhe myslimane nga ana e
Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, këtë akt human, demokratik dhe qytetërues në
dimensione të përbotshme, që është në funksion të ndërtimit të lirisë, të
pavarësisë, të zhvillimit, të demokracisë dhe të paqes së popujve të terrorizuar
nga gjenocidi kolonialist i SMZ-së, qeveria e sotme “demokratike” e Beogradit dhe
Kisha Ortodokse Serbe, nuk do ta harrojnë kurrë (edhe pse këto në “frymën
demokratike-internacionlaiste” po i vardisen Amerikës, në mënyrë që të marrin
“bekimin” e saj për ta rikthyer Kosovën nën sovranitetin kolonial të Serbisë së
Madhe) se ai akt ishte “agresion” kundër Serbisë dhe serbëve. “Jusitifikimi” vetëm
mbi bazën e zanafillës psikopatologjike të gjenit antisemitist serbomadh, që në
çdo kontekst e përjashton logjikën e arsyes së gjenit demokratik amerikan. Kjo ka
qenë shkaku dhe arsyeja kryesore pse çetnikët e legalizuar dhe të dekoruar të
Drazha Mihajloviqit, përkatësisht të Vuk Drashkoviqit e shkelën në mënyrë barbare
dhe provokuese flamurin amerikan në
Ravna Gorë, më 15 maj të vitit 2005.
Pikërisht fenomeni i asimterisë së gjenit demokratik amerikan vë në dukje faktin se
Serbia nuk ka asgjë të përbashkët me tradicionalen, as me të sotmen demokratike e
qytetëruese të Amerikës, por me gjenin antidemokratik dhe antiperëndimor të Rusisë
cariste-komuniste-“demokratike” me ndihmën e së cilës në shekuj ia ka arritur që ta
kultivojë “dialektikën parimore” të gjenit antisemitist në ndryshimin e hartës
gjeopolitike të Ballkanit, duke iu grabitur territoret indigjene të Shqipërisë
Etnike (50%), të Kroacisë dhe të Hungarisë.
Pra, pse çetnikët pasardhës të kriminelit Drazha Mihajloviq, të organizuar dhe të
indoktrinuar nga Vuk Drashkoviqi nën flamurin nacionalshovinist serbomadh dhe, sipas
ligjit të zyrtarizuar shtetëror të Serbisë së Vojislav Koshtunicës, e kanë përbaltur
flamurin amerikan, ( duke e shkelur me këmbë, e pastaj, kinse, duke ngritur prapë
në shtizën e tij, si provokim i dyfishtë i amalgamës pluraliste çetniko-fashiste)
dhe jo edhe flamurin e Anglisë dhe të Francës, ndër arsyet kryesore është: ASIMETRIA
E GJENIT DEMOKRATIK AMERIKAN DHE E GJENIT RACIST SERBOMADH. Prandaj, si në aspektin
e filozofisë historike, ashtu edhe të asaj politike, demokratike dhe juridike
kombëtare dhe ndërkombëtare, këto dy fenomene të asmimetrisë së theksuar e
përjashtojnë njëra-tjetrën. Kështu që, si në planin afatgjatë, ashtu edhe në afat të
shkurtër politika zyrtare e Serbisë nuk ka gjasë reale, që për inetresa të saj
imperialiste në Ballkan, ta përfitojë si partner “ të natyrshëm” Amerikën. Sado
dhe, në
çfarëdo forme qoftë le të shtiret para Amerikës politika strategjike e Unionit të
Serbisë dhe Malit të Zi, si “engjull i bardhë a zi”, fenomeni antisemitist
serbomadh antiamerikan dhe antishqiptar, tanimë është “lexuar” në hollësi dhe
është ndëshkuar ligjërisht nga Amerika dhe NATO-ja. Për më tepër, këtë fenomen e ka
të qartë jo vetëm Amerika dhe Evropa, por tërë bota demokratike dhe e qytetëruar.
Për këtë arsye, ka ardhur koha që, edhe politika gjenocidale e SMZ-së, të heqë dorë
nga “politika e llotarisë” së saj në disfavor të interesave strategjike të Amerikës
në Ballkan ngase është mjekuar përgjithmonë diagnoza e sëmundjes
kronike-patologjike e gjenit antisemitist serbomadh nga aplikimi përkatës i
terapisë prevenetive të gjenit demokratik amerikan. Këtë duhet ta kenë pasur të
qartë si qeveria e Beogradit, ashtu edhe Kisha Orotodksew Serbe, ndryshe çdo potez
i gabueshëm i politikës së tyre të njësuar, ka gjasë të rindëshkohet në mënyrë edhe
më të ashpër dhe, më të merituar
sesa në vitin 1999 nga NATO-ja. SMZ-ja nuk duhet të ushqejë iluzione të kota “ duke
parë ëndërra në diell”, se një ditë do të gjejë gjuhë të përbashkët me gjenin
demokratik dhe human amerrikan, pavarësisht se kush e drejton Amerikën,
republikanët e Xhoxh W. Bushit, apo nesër demokratët. Kjo është krejt njësoj, sepse
si administrata republikane, ashtu edhe ajo demokratike emërues të përbashkët kanë
GJENIN DEMOKRATIK AMERIKAN, që në mënyrë flagrante përjashton GJENIN ANTISEMITIST
SERBOMADH, si dhe çdo antitrup me primesa antidemokratike dhe anticivilizuese të
fenomenit patologjik-paranoid serb, pavarësisht se në cilat meridiane të botës
shfaqen ato asot apo nesër. Këtë argument të pakundrshtueshëm e provon edhe
miratimi unanim i Rezolutës nr.134 së Senatit Amerikan (22 qershor 2005) në
shenjë rikujtimi dhe denoncimi të gjenocidit serbomadh në Srebrenicë këtu e dhjetë
(10) vjet më parë(1995).
Legalizimi dhe rehabilitimi i Lëvizjes famëkeqe
çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit-justifikimi absurd
i krimeve gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit
S’ka dilemë se vampirizimi i historisë së disfatave politiko-ushtarake të projekteve
kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë së Madhe, që identifikohet me programin dhe
me veprën kriminale të Lëvijzes Çetnike të Drazha Mihajloviqit, ndër të tjera, në
një mënyrë dëshmon edhe rehabilitimin e politikës gjenocidale të SMZ-së agresore të
Slobodan Milosheviqit. Argument i pakundërshtueshëm i këtij konkluzioni është
rikthimi i PAJUSTIFIKUESHËM i Serbisë agresore të kriminelit Slobodan Milosheviq
në bashkësinë ndërkombëtare (OKB, OSBE etj.). Pikërisht, një rehabilitim i SMZ-së
blanko, anithuman, antiligjor, antidemokratik dhe anticivilizues nga institucionet
dhe faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, ka ndikuar dhe, pa dyshim do të
ndikojë negativisht në rivendosjen e marrëdhënive normale ndërfqinjësore të Serbisë
me Kosovën, si dhe me shtetet e tjera fqinje në rajon. Posaçërisht, “regjimi
demokratik” i identifikuar me pasardhësit e kriminelit Slobodan Milosheviq, siç janë
Vojislav Koshtunica, Vuk Drashkoviq, Boris Tadiq dhe Nebojsha Çoviq etj., po
përdorë të gjitha mjetet propagandistike dhe politike, duke u shtirur
deklarativisht me “sinoniminë pluraliste, demokratike, integruese dhe paqësore” për
të hyrë me çdo kusht nën “ombrellën mbrojtëse” të interesave të politikës
strategjike të SHBA-së në Ballkan. Në thelb, të gjitha përpjekjet e këtilla të
serbomëdhenjve kanë karakter amoral, antiligjor, antipaqësor, antidemokratik dhe
eufemistik, që kanë për qëllim ta “përpunojnë” dhe përvetësojnë Amerikën, në
mënyrë që kjo si superfuqi botërore ta ketë marrë nën mbrojtjen direkte Serbinë
kolonialiste, ashtu sikurse ka vepruar dhe, edhe sot po vepron “Rusia-nënë” e
Serbisë. Mirëpo, pavarësisht nga kjo aspiratë qëllimkeqe dhe iluzore e krerëve të
politikës dhe të diplomacisë së Serbisë së ligjësuar çetniko-fashiste të Drazha
Mihajloviqit, Amerika, në asnjë formë (pavarësisht nga gjeneza shekullore e
“mënysë” së kërkesave dhe të dëshirave të shkreta të
sistemit kolonialist serbosllav në Ballkan) nuk mund t’i konkurrojë
“Rusisë-nënë”, që t’ia adoptojë foshnjën e saj serbe, sepse ajo është pjellë e saj
si në kuptimin nacional, religjioz, kulutror, racor, ashtu edhe në atë civilizues
sllav, që nuk ka asnjë elemnt të përbashkët me vlerat thelbësore të kombëtares, të
kulturës, të religjionit, të gjuhës dhe të civilizimit as të Amerikës, as të
Evropës Perëndimore. Në këtë vështrim, politika, as diplomacia amerikane nuk ka se
çka të jetë konfuze a të hezitojë, kur është fjala për deshifrimin e politikës së
inetresave “nacionale dhe demokratike” të Serbisë, sepse ato janë të lidhura ngusht
vetëm inetresat afatgjata të sferës së interesit serbosllav në Ballkan,
historikisht të dirigjuara dhe të konsumuara nga Rusia cariste-komuniste e
dikurshme dhe e sotshme.
Sa më sipër, Serbia e Madhe e dikurshme çetniko-fashiste e Drazha Mihajloviqit, dhe
Serbia e Madhe e sotme gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e Vuk
Drashkoviqit, në asnjë kuptim nuk mund të jenë kurrfarë paradigme, as kurrfarë
partneri i kapshëm për agjendat politiko-demokratike, paqësore dhe strategjike të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës as në Ballkan, as në Evropë dhe, në asnjë skaj të
botës, sepse Serbia dhe Mali i Zi në kuptimin e tradicionales historike janë
foshnja të krijuara nga epruveta e sferës së interesit të Rusisë në Ballkan dhe në
Evropë. Se në çfarë stadi është ruajtur konstanta historiko-politike dhe religjioze
e tradicionalizmit rus ndaj serbëve, malazezëve dhe ndaj sllavëve të tjerë të jugut
në Ballkan, këtë e provon edhe pjesëmarrja dhe mbështetja direkte dhe indirekte (në
njerëz, arsenal ushtarako-luftarak) e Rusisë “demokratike” e Boris Jelcinit në të
tre agresionet gjenocidale të SMZ-së kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës
(1990-1999). Këtë
pohim e vërteton ky shmebull konkret i gjenocidit serbomadh (të cilin edhe
Rezoluta e Senatit Amerikan Nr.134, 22 qershor 2005, e ka cilësuar si të tillë):
“...Politika e agresionit dhe e pastrimit etnik, e kryer nga ana e forcave serbëve
në Bosnjë dhe Hercegovinë në periudhën e viteve 1992-1995 me ndihmën direkte të
pushtetit Republikës Federale Jugosllave (Malit të Zi dhe Serbisë), solli në
përndjekjen e mbi 2 milionë njerëzve, rreth 200 mijë të vrarë, me dhjetra-mijëra të
dhunuar ose të torturuar në forma të ndryshme, si dhe granatimin permanent dhe
sulmet snajperiste kundër civilëve të pafajshëm në Sarajevë dhe në qendrat e tjera
urbane. Duke i rikujtuar viktimat e Srebrenicës, Senati Amerikan e vë në dijeni
tërë botën se nuk ka harruar se çfarë ka ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë para
dhjetë vitesh, duke i dërguar mesazhin e qartë se krimi duhet të ndëshkohet, kështu
që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë ta mbështetin pavarësinë dhe
tërësinë territoriale të
Bosnjës dhe Hercegovinës.” (“Vjesnik”, 1.07.2005)..
Për të evituar reprizën e këtij rreziku potencial serborus, që drejtpërdrejt e
kanos jo vetëm Kosovën dhe shqiptarët, por edhe paqen, sigurinë, demokracinë dhe
integrimin e Ballkanit, politika strategjike e SHBA-së, do të duhej të përqëndrohej
pikësëpari në demaskimin e ligjshëm dhe human të politikës pushtuese dhe grabitçare
të SMZ-së ndaj shteteve të dëmtuara fqnije (Kroacia, Hungaria dhe Shqipëria). Serbia
nuk meriton të mbështetet në asnjë mënyrë nga Amerika dhe nga aleatët e saj lojalë,
sepse, edhe me tre gjenocidet e saj të fundit (1990-1999), ka dëshmuar botërisht se
lufton kundër interesave vitale të Amerikës si në dimensione të rajonit ballkanik,
ashtu edhe në ato evro-ndërkombëtare. Këtë orientim praktik të politikës armiqësore
të SMZ-së kundër Amerikës, e ka dëshmuar edhe e bombardimi luftarak 78- ditor i saj
nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO-s), i cili u bë me iniciativën dhe me
pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast
shpëtuan shqiptarët dhe Kosovën nga hollokausti serbomadh çetnik. Ky është edhe një
argument më shumë, të cilin politika dhe propaganda nacionalshoviniste
çetniko-fashiste serbomadhe, do ta shfrytëzojë si “alibi” për “ denoncimin e
mundshëm” dhe distnacimin e saj nga kursi i politikës paqësore amerikane në
Ballkan dhe në mbarë botën. Ky qëndrim negativ dhe primitiv, anakronik dhe
iracional i politikës perfide “me dy teha” të Serbisë ndaj Amerikës, përfundimisht
do të zbardhet, po qe se Kosovës me të drejtë, do t’i njihet statusi i pavarësisë
nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj. Mirëpo, si do që të jetë e ardhmja e
statusit të Kosovës, politika serbe, as Serbia nuk kanë asnjë gjasë, që të
amnistihen ligjërisht dhe moralisht nga të gjitha krimet e kryera të terroirt
gjenocidal të tyre në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë, sepse sipas së drejtës
ndërkombëtare ato nuk parashkruhen, pavarësisht nga ndyrshimi i regjimeve
politiko-shtetërore në Serbi dhe në Mal të Zi. Këtë
konstatim tonin e provon dhe e justifikon edhe miratimi i Rezolutës Nr.134 i
Senatit Amerikan lidhur me denoncimin e gjenocidit serbo-çetnik në Srebrenicë të
Bosnjës, sipas së cilës , pritet të nxirren para ligjit dhe drejtësisë
ndërkombëtare të gjithë aktorët e atij akti të shëmtuar antinjerëzor dhe
anticivilizues, të kryer nga forcat militare dhe paramilitare serboçetnike kundër
10000 mijë viktimave të pafajshme civile myslimane. Prandaj, Serbia dhe serbët nuk
duhet të mashtrohen, duke e gënjyerë vetëvetën dhe aleatët e tyre të shkretë, se
Amerika do t’i marrë në mbrojtje, duke i rehabilituar nga krimet e luftës, nga
politika e agresionit dhe nga spastrimi etnik i qindra-mijëra viktimave civile
shqiptare, kroate dhe myslimane në hapësirat e ish-RSFJ-së.
Gjeni antisemitist çetniko-fashist nuk njeh dekorata meritore të gjenit demokratik
amerikan(!)
Si thotë fjala e urtë popullore: “Qenit të keq kot qiti, ai prapë të ha, sepse
është qen i keq”. Prandaj, si në kuptimin e së përgjithshmes, ashtu edhe asaj të së
veçantes, “qeni i keq” kursesi nuk meriton të shpërblehet nga askush qoftë edhe për
“ndonjë meritë rasti” të tij për t’i shpëtuar të tjerët, sepse ai nuk bën atë për
shkak të ndonjë humanizimi, por thjesht për shkak të “hesapeve” të tij personale,
se si të shpëtojë vetë nga borxhet që ua ka të tjerëve dhe, të ngopet e të jetojë
në kurriz të tjerëve. Kjo është filozofia e thjeshtë pse krimineli Drazha
Mihajloviq i ka shpëtuar “500 piltotët amerikanë” me rastin “e avarisë” së
aeroplanit të tyre nga armiqtë nazifashistë-aleatët e Lëvizjes Çetnike Serbe në
territorin e Serbisë. Mëpastaj, hitoria e pasluftës së dytë botërore e ka
vërtetuar se ai akt nuk është bërë për hir të parimit të ndjenjës së humanizimit,
as të parimit demokratik internacionalist, por për hir të kombinacioneve të
çetnikëve me partizanët për t’i këmbyerë
robërit e tyre, si dhe për t’i shpëtuar denoncimit të fundit nga forcat triumfuse
antifashiste si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Qenin plak dhe të ri” çetniko-fashist barbar serb, kot le ta dekorojë AMERIKA dhe
bota DEMOKRATIKE, ai prapë të ha, nuk njeh arsye, as mëshirë, as humanizëm, as
internacionalizëm, sepse me shekuj është mësuar mbrapshtë, të ushqehet me gjakun e
viktimave të pafajshme njerëzore josllave (kroatë, shqiptarë dhe myslimanë), nuk
njeh kurrfarë vlerash njerëzore, qytetëruese as demokratike, sepse udhëheqet nga
instikti atavist i pangopshëm, si dhe nga paranoja kolektive se vetëm serbosllavët
në Ballkan e kanë të “drejtën e rezervuar” nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, të jetojnë
të lirë dhe të pavarur në kurriz të shqiptarëve dhe të tokave të tyre etnike të
kolonizuara, e jo nga arsyeja e shëndoshë njerëzore e humanizmit. Këtë konkluzion
tonin e provon sheshit edhe gjenocidi i fundit (1990-1999) i Serbisë së pasardhësve
të kryekriminelit të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajloviq: Slobodan
Milosheviq, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq, Momçilo Krajishnik, Bilana Plavshiq,
Vojislav Sheshel,
Vuk Drashkoviq, Zhelkjo Razhnjatoviq-Arkan dhe i qindra kriminelëve të tjerë
serbomalazezë, të cilët për ta vazhduar dhe, njëherit për ta shpërblyerë për së
vdekuri ideologjinë dhe veprën çetniko-fashiste të “patriotit më të madh serb”,
Drazha Mihajloviqit, e dogjën në themel : Vukovarin e Kroacisë, Srebrenicën e
Bosnjës (me mbi 10000 mijë myslimanë: gra, fëmijë, burra, djemë dhe pleq i kanë
masakruar mizorisht në sy të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare) dhe Kosovën.
Ajo çka është më e tmerrshme dhe, dot e pajusitifikueshme për të drejtën dhe
drejtësinë ndërkombëtare, vepra kolektive gjenocidale e Serbisë dhe e Malit të Zi
ende nuk është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare (!?) Në vend se drejtësia dhe
ligji ndërkombëtar ta thoshin fjalën e tyre meritore, sikurse në rastin e dënimit të
Gjermanisë nazifashiste (1945), bashkësia ndërkombëytare bën gabimin e
papërmirësueshëm e amniston dhe e rehabiliton Serbinë dhe Malin e Zi gjenocidal,
duke i rikthyerë në: Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në OSBE, si dhe në
strukturat integruese të Bashkimit Evropian etj. Ky akt antimoral, antijuridik dhe
antidemokratik është i papranueshëm si për të drejtën humanitare ndërkombëtare,
ashtu edhe për Rendin e Ri Botëror, sepse në mënyrë hipokrite dhe për inetresa të
ndryshme gjeostrategjike dhe ekonomike të fuqive të mëdha evropiane janë sakrifkuar
jetët e njerëzve të pafajshëm në hapësirat josllave të ish-RSFJ-së, duke e lejuar
Serbinë dhe Malin e Zi
pothuajse një decadë të plotë, të ushtrojë hollokaustin e saj mbi kroatët,
myslimanët dhe shqiptarët. Këtë indifference dhe antihumanizëm të Evropës
demokratike dhe integruese ndaj hollokaustit srbomalazez, të kryer në Koraci, në
Bosnjë dhe në Kosovë, ndoshta mund ta “justifikojë” vetëm “diplomacia preventive” e
KS të Kombeve të Bashkuara e Kofi Annanit, por jo assesi asnjë dispozitë, as
paragraf i Kartës së OKB-së, si dhe asnjë normë, as rregull e drejtësisë
ndërkombëtare, as e rendit pozitiv juridik ndërkombëtar. Këtë padrejtësi ndaj
viktimave të theksuara joserbe të Serbisë dhe të Malit të Zi, në sy të gjithë botës
demokratike e përparimtare, e rikonfirmoi rikthimi i këtyre dy shteteve agresore
në gjirin e OKB-së (!?) Pikërisht një rehabilitim i këtillë absurd, antiligjor
dhe antihuman ka ndikuar dhe po ndikon me të madhe që edhe qeveritë “demokratike”
të Serbisë në krye me Vojisllav Koshtunicën, Nebojsha Çoviçin, Tadiqin etj., të
vazhdojnë të njëjtin kurs të ashpër me
të njëjtat rekuizita të ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit,
përkatësisht të Slobodan Milosheviqit. Këtë konstatim tonin e vërteton edhe
nxjerrja e ligjit nga ana e Parlamentit të Serbisë sipas të cilit është
rehabilituar dhe ligjësuar vepra jetësore gjenocidale nazifashiste e Lëvizjes
çentike të Drazha Mihajloviqit. Në saje të këtij ligji, që është produkt i
ideologjisë çetniko-fashiste të Drazha Mihajloviqit, edhe është mbajtur tubimi në
Ravna Gorë, si tubim shtetëror i Serbisë, me ç’ rast shefi i diplomacisë së Serbisë
dhe Malit të Zi, ishe figura qendrore e organizimit dhe e mbajtjes së atij
manifestim me karakter gjithëçetniko-fashist dhe antidemokratik.
Simetria e ideologjisë nacionalshoviniste e Drazha Mihajloviqit=Slobodan
Milosheviqit dhe e Vuk Drashkoviqit në favor të zgjerimit të Serbisë së Madhe
Sipas pohimit të kryediplomatit serbomalazez, Vuk Drashkoviq,: “Drazha Mihajloviq
dhe levizja e tij çetnike ishin antifashistë, duke qenë se nuk kishin pranuar që të
nënshkruajnë kapitullimin e Serbisë, si dhe ta hduhin në baltë flamurin e ushtrisë
çetnike serbe në vitin 1945”(“Glas javnosti”, 16.05.2005). E vërteta historike,
është krejtësisht ndryshe= Dragolub Drazha Mihajloviq së bashku me lëvizjen e tij
çetnike dhe me kollaboracionistët e tjerë ishin në anën e mbrojtjes së fashizimit
së bashku me qeverinë kuislinge serbe të Beogradit, e cila ka nënshkruar
kapitullimin e saj.
Ngirtja e tre flamujve të: Amerikës, Anglisë dhe të Francës së bashku me flamurin
serbomalazez shtetëror në Ravna Gorë, ishte një provokim i rëndë për historinë dhe
për luftën triumfuese të këtyre tre shteteve në aleancën e përbashkët antifashiste
mbi nazifashizmin hitlerian. Në tubimin e çetnikëve fashistë serbomëdhenj në Ravna
Gorë për ta përkujtuar gjeneralin e tyre –monstrumin nazifashist Drazha Mihajloviq,
i cili së bashku me lëvizjen e tij çetnike famëkeqe , gjatë Luftës së Dytë
Botërore, në emër të doctrines së shenjtë politiko-religjioze të “patriotizmit” të
Serbisë së Madhe (ashtu siç veproi me gjenocidin e tij, edhe pasardhësi i tij
Slobodan Milosheviqi në shfarosjen e kroatëve, të shqiptarëve dhe të myslimanëve
gjatë viteve 1990-1999), ka ushtruar gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve në
Kosovë, ndaj kroatëve në Kroaci, si dhe ndaj myslimanëve në Bosnjë e Hercegovinë. Si
rrjedhim, Gjykata Supreme Ushtarake e Republikës Federative Popullore të
Jugosllavisë, më
18 korrik 1946 e dënoi me pushkatim së bashku me 9 kryekriminelë të tij
çetniko-fashistë:” Drago Jovanoviq, Tasa Deniq, Mladen Zhujoviq, Radoslav Radiq,
Milan Glishiq, Velibor Joniq, Gjuro Gjokiq, Kosta Mushicki, Boshko
Pavloviq”(Politika, 26.03.2005). Kjo është e vërteta historike e “lëndës”
ideologjiko-politike dhe ushtarake e “Lëvizjes Çetnike”, të udhëhequr nga Drazha
MIhajloviq. Ai nuk ishte as antifashist, as democrat, as humanist, por një tiran,
një reaksionar idiot, një kolaboracionist kuisling çetnik, i rreshtuar në anën e
Aleancës nazifashiste të Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit. Historikisht,
moralisht, ligjërisht dhe demokratikisht “portreti” ideologjiko-politik dhe
luftarak fashist i Drazha Mihajloviqit dhe i “Lëvizjes Çetnike” të tij, nuk kanë
ama asnjë lidhje me historinë, me demokracinë dhe me vlerat e tjera antifashiste
liridashëse dhe të qytetërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga
themelimi i saj deri më sot.
S’ ka dilemë se dorëzimi i dekorates “Order of merit” vajzës së kriminelit të Luftës
së Dytë Botërore, komandantit të çentnikëve, Drazha Mihajloviq në prag të festimit
të 60-vjetorit të fitores së Koalicionit Antifashist mbi nazifashizimin, është një
paradoks historik dhe politik, që nuk përputhet me realitetin e rendit të dikurshëm,
as të sotshëm historiko-politik dhe demokratik ndërkombëtar. Këtë e ka vërtetuar
historia e Luftës së Dytë Botërore, si dhe historia e derisotme, se politika, as
diplomacia, as demokracia amerikane nuk kanë asgjë të përbashkët me ideologjinë dhe
me praktikën politike të fashizimit çentik serb të Drazha Mihajloviqit. Jusitifkimi
zyrtartarëve të Demartamentit Amerikan, se medalja e theksuar, dorëzuar pasardhësve
të Drazha Mihajloviqit, nuk ka kurrfarë lidhje me politikën e sotme amerikne, por
është me bazë historike, që ka të bëjë me shpëtimin e 500 piltotëve amerikanë nga
ana e forcave çetnike të Drazha Mihajloviqit. Për këtë akt shpëtues,
ish-presidenti i Amerkiës, Harry S. Truman, e ka shpërblyer Drazha Mihajloviqin me
“Medalen për Merita” qysh në vitin 1948. Mirëpo, për shkaqe të pasqaruara kjo
dekratë ka qenë e “konservuar” në sirtarët amerikanë pothjuajse 60 vjet. Duke mos
hyrë në motivin dhe justifikimin politik të politikës amerikane pse është nominuar
dhe, pse i është dorëzuar vajzës së Drazha Mihajloviqit dekorata e theksuar,
momenti i dorëzimit të saj në vigjilien e 60-vjetorit të fitores mbi fashzmin,
ishte një provokim i pajustifikueshëm për vlerat ndërkombëtare të antifashizmit.
Për më tepër, dorëzimi i tij është bërë në kohën më delicate, poltikisht
jooportune, kur vetë Amerika dhe Evropa Perëndimore janë duke bërë përpjkje
maksimale, që të gjejnë kompromisin për të pajtuar të pamundurën-gjenocidin
çeniko-fashist serbomadh me të mundurën-luftën e drejtë çlirimtare mbrojtëse të
kroatëve, myslimanëve dhe të shqiptarëve. Pikërisht ky paradkos absurd dhe i
pajustifikueshëm si mbi bazën historike,
politike dhe morale, është pjellë e drejtpërdrejtë e veprës gjenocidale kriminale
të Drazha Mihajloviqit, të cilën e zbatoi me përpikmëri dhe në mënyrën më mizore
pasardhësi i tij kriminel, Slobodan Milosheviq me soldateskën e tij gjenocidale
kundër shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve, si dhe kundër njerëzimit dhe të së
drejtës ndërkombëtare.
____________________________

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.