NEOFASHIZMI SERB NGJITET SHKALLËVE
Beqir ELSHANI
NEOFASHIZMI SERB NGJITET SHKALLËVE
Pas fitores mbi fashizmin gjerman në Luftën e Dytë Botërore në Europë, shumë
vendime ndërkombëtare mbetën jo vetëm pa u realizuar, por fashizmi serb u
konvertua në dëm të popullit shqiptar. Më 31 dhjetor 1943/1 dhe 2 janar 1944
me garantimin e fuqive të mëdha të Kartës së Atlantikut në Koferencën e Parë
të Këshillit Nacional Çlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit në Bujan u
vendos që Kosova të bashkangjitet me shtetin amë. Menjëherë pas përfundimit
të luftës, ky vendim ndërkombëtar i vetëvendosjes për bashkimin e Kosovës me
shtetin amë - Shqiperinë u varros me gjakun e derdhur të partizanëve
shqiptarë. Megjithatë pas kapitullimit të fashizmit gjerman dhe më vonë
bashkimit të dy Gjermanive, u pa se Rusia mbeti mbështetëse besnike e
imperializmit serb në Kosovë. Jo vetëm kaq, sepse Rusia me diplomacinë e saj
kundërshqiptare vazhdon të stimulojë të gjithë armiqtë, të cilët kanë troje
të shkëputura nga trungu i Shqiperisë Etnike, qysh në Kongresin e Berlinit
famëkeq në vitit 1878. Nëse historiografia gjermane, franceze dhe angleze
veprojnë për të qartësuar prejardhjen e popullit të parë shqiptar me
origjinë autoktone ilire, përkundrazi, historiografia ruse mundohet të
shtrembërojë faktet histriografike të popullit shqiptar. Prandaj ky kompleks
tradicional ruso-serb mund të hiqet vetëm me çlirimin e plotë dhe bashkimin
përfundimtar të trojeve shqiptare. Konkretisht shqiptarët nuk kanë sipërfaqe
të huaja serbe, malazeze, maqedonase dhe greke, por është e kundërta: të
gjithë fqinjët tanë proruse kanë troje tona.
Tani në diplomacinë ndërkombëtare flitet për një pavarësi të kushtëzuar, dhe
mosbashkimit të Kosovës me Shqiperinë mëmë. Sipas fjalorit diplomatik në
gjuhën universale do të ishte një pavarësi e brishtë, pas së cilës Serbisë
imperialiste i mjafton një shkëndijë e trazimit në Kosovë, dhe sakaq do t’i
vërsulet Kosovës për të arritur qëllimet e saja të errëta. Këtu shihet se
Serbia ende nuk ka forcë logjike të demokratizohet, ngjashëm siç veproi
Gjarmania pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo vjen si rezultat i
dobësimit të Shqiperisë si në fushën ekonomike, ashtu edhe në fushën
ushtarake, por edhe mungesa e përkrahjes nga ana e Europës Perëndimore. Qysh
pas rrënimit të Murit të Berlinit, berishët dhe rugovët thonin se vetëm le
të hiqet presidenti Ramiz Alia, përndryshe Europa Perëndimore Shqiperinë do
ta bëjë një kopsht me lule. Tani, jo që Shqiperia është shkatërruar
ekonomikisht, por është shkatërruar kombëtarisht dhe moralisht, saqë cilido
ministër serb, turk, maqedon dhe grek mund t’ia drejtojë gishtin qortues. Më
në fund Kroacia nuk kishte kushedi se çfarë armate, mirëpo kishte përkrahjen
shpirtërore të Europës Perëndimore me pikëmbështetje gjermane, ndaj
superfuqisë ruse për dalje në detin Adriatik i tregoi shenjën ”Ndal!”
Është interesante se si asnjë diplomat nuk i këshillon serbët e Kosovës që
ardhmërine e tyre ta ndërtojnë në Kosovën e lirë dhe të pavarur, përkundrazi
ata i nxitin, në mënyrë që në Kosovë të bëhet sa më keq. Mirren me
termilogjinë diplomatike rreth mosbashkimit të Kosovës me Shqiperinë mëmë,
kinse po krijohet Shqiperia e Madhe, mirren me të ashtuquajturën Kosovë
shumëkombëshe, edhe pse etnikisht është shqiptare. Dihet se edhe po të
bashkohet Kosova me Shqiperinë, prapseprap nuk po bashkohen të gjitha
trojet, por bëhet një korigjim historik, e cila nuk u zbatua sipas Kartës së
Atlantikut në Koferencën e Parë të Këshillit Nacional Çlirimtar. Diplomacia
serbe ka qenë vizionare, fill pas përfundimit të luftë së Dytë Botërore
Kosovën e Madhe, që ishte një e dyta e Shqiperisë e ka coptuar edhe në shumë
pjesë, vetëm sa për ta dobësuar rezistencën kombëtare për liri dhe pavarësi.
Një kërcënim i ngjashëm u pa edhe me rastin e deklarimit shovinist të
ambasadorit serb në Athinë, Dushan Batakoviq, (tani këshilltar i presidentit
të Serbisë, Boris Tadiq), i cili në intervistën dhënë gazetës "To Vima" tha
se "Serbia nuk mund të mbijetojë në rast se Kosova bëhet e pavarur. Pastaj,
ky stimulues fashist i Tadiqit mban ligjërata në gazetën greke kinse
demokracisë serbe i kërcënohen ultrancionalistët që do t’ua merrnin
pushtetin, se do të rrezikonte stabilitetin në Ballkan dhe integrimin
europian. Është detyrë e ministrit që të shprehet në mënyrë dilplomatike,
përndryshe, vetë udhëheqsia serbe është ultranacionaliste, prandaj nuk ka
bir serbi që mund t’ia luaj Tadiqit, Drashkoviqit, Koshtunicës, Çoviqit;
sepse në Serbi nuk ka demokraci, por ka fashizëm, që vepron për ripushtimin
e Kosovës paralel me vazhdimin e masakrës, aty ku e ka lënë Sllobodan
Millosheviqi.
Sa i përket pyetjes diskriminuese të Batakoviqit - zogut të stimfalit serb:
"Përse të kënaqen 1,7 milion shqiptarë të Kosovës dhe të nxitet konflikti
afatgjatë me 8 milionë serbë që kanë peshën më të madhe politike dhe
rëndësinë për stabilitetin e rajonit”, shihet se Serbia e tij koloniale ende
qenka e fuqishme si në fushën ushtarake, ashtu edhe në fushën diplomatike.
Kjo do të thotë se NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk po mund ta
gjunjëzojnë bishën serbe, e cila Kosovës i kërcënohet me një luftë të re.
Deklaratën e tij nënshtruese të pakicës serbe ndaj shumicës shqiptare duhet
ta shqyrtojnë Bashkimi Europianë dhe Bashkësia Nërkombëtare, si dhe Grupi i
Kontaktit nëse duan që kontinenti ynë të quhet Europë e civilizuar. Jo vetëm
kaq, sepse me anën e shpalljes së shifrës 8 milionëshe serbe, Batakoviqi ia
tregoi dhëmbët Shqiperisë, Kroacisë, Bullgarisë, Hungarisë, Bosnjës, pa
përmendur Malin e Zi, të cilën e pandeh për kafjall. Konkretisht deklarata e
ambasadorit/këshilltarit serb është pjesë e organizmit të luftës për
zhdukjen biologjike të Kosovës. Përveç kësaj, ngjyra e kërcënimit të
ministrit serb tregon se serbët i kanë rrënjët e forta në qarqet reaksionare
serbe në luftë kundër pavarësisë së Kosovës. Më në fund, siç thotë populli
nëse pitja është ngrënë, tepsia ka mbetur, do të thotë nëse Shqiperia Etnike
është coptuar sipas fqinjëve grabitqarë, për nga numri populli shqiptar
është më i madh. Ky është ai kompleksi demografik që i mundon serbomëdhenjtë
prej Moskës deri në Athinë, të cilët në vend se të demokratizohen, sajojnë
plane për shfarosjen e popullit shqiptar si dhe zvogëlojnë numrin e
shqiptarëve të Kosovës. Sipas librit ”Kosova në vështrim enciklopedik” të
Qendrës Enciklopedike Shqiptare, shkruan se në vitin 1994 Kosova kishte
2.175.000, që do të thotë ka banorë më shumë se Sllovenia dhe Maqedonia, pa
përmendur 1 milion shqiptarë në Meqedoni, 50.000 shqiptarë në Mal të Zi, dhe
100.000 në në Luginën e Preshevës.
Përkujtimi teknik i ceremonisë
Më 9 Maj në Moskë u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë. Prandaj Rusia ende vazhdon
të krenohet si vend i madh që luftoi kundër fashizmit gjerman, edhe pse
politikanët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ish-diplomatë kanë
kritikuar zgjedhjen e Moskës si vend për mbajtjen e ceremonisë. Jo vetëm
kaq, sepse për inat të Amerikanëve që Kosovën e mbrojtën nga gjenocidi serb,
të akuzuarin famëkeq, i cili tani ndodhet në Gjykatën e Hagës, Sllobodan
Millosheviqi, për nder të 60-vjetorit të fitores mbi fashizmin, Duma ruse e
dekoroi me medale të artë. Thuhet se dekoratën ruse në emër të Sllobodanit,
e mori vëllai i tij Borisllav Millosheviq. Ky akt i paskrupullt rus fyen të
gjithë parizantët e vrarë dhe të gjallë që luftuan kundër fashizmit gjerman,
fyen ushtrinë vullnetare amerikane të cilët mbrojtën Europën nga retë e
zymta fashiste. Prandaj të nderosh kriminelin serb, i cili masakroi me
qindra mijëra njerëz të pafajshëm boshnjakë dhe shqiptarë, do të thotë të
fyesh luftën heroike të mbarë njerëzimit në botë që luftoi fashizmin
gjerman. Tani e kanë radhën, që të gjithë dëshmorët e gjallë që u dekoruan
me medalet e arta ruse t’i gjuajnë në kështjellën e Kremlinit.
Sipas shtypit ”Fakti” më 11 maj 2005, shkruante se menjëherë të nesërmen,
pas ceremonisë përkujtimore për 60-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore në Europë, udhëheqësit e Bashkimit Europian kërkuan që Rusia të
kërkojë ndjesë për aneksimin e vendeve baltike: Letonia, Lituania dhe
Estonia pas luftës, të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryetari i Komisionit Europian Gunter Verhojgen, i cili për valën e
fundit të zgjerimit, shtoi se Rusia duhet ta pranonte faktin se kishte
pushtuar këto republika në mënyrë që të kishte marëdhënie të fqinjësisë së
mirë me to. Me kaq shihet se Bashkimi Europian është i interesuar për
mbrojtjen, zhvillimin si dhe integrimin sa më shpejtë të vendeve baltike dhe
jo për fatin tragjik të Kosovës, me anën e së cilës as një hap nuk bëri që
Kosova të vetëvendos për ardhmërinë e saj, përkundrazi Qeverinë e Kosovës e
detyron të bëj negociata me pushtuesin para statusit për pavarësinë e
Kosovës.
Derisa sipas shkencës antropologjike europianët janë popull, mirëpo sipas
qëndrimit diplomatik pikëpamjet e BE ndryshojnë. Nëse BE e detyroi Rusinë të
kërkojë ndjesë për aneksimin e vendeve baltike, përse kjo gjë nuk iu detyrua
edhe Serbisë imperialiste që të kërkojë falje, jo vetëm për aneksimin e
Kosovës nga trungu shqiptar, por të kërkojë falje edhe për masakrimin brutal
dhe shfrytëzimin e pasurive të Kosovës një kohë bukur të gjatë? Përse nuk
shkulen njëherë e përgjithmonë rrënjët e imperializmit serb ndaj tokave
shqiptare dhe menjëherë pas saj të triumfojë drejtësia dhe paqja? Vlen të
shtohet se Rusia ishte dhe mbeti përkrahëse besnike e politikës çnjerëzore
të Sllobodan Millosheviqit si dhe trashëgimtarëve të tij në Beograd. Kjo e
fundit si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-ve, insiston
në zbatimin e plotë të standardeve dhe dialogut për statusin e ardhshëm të
Kosovës, që do të zhvillohen në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe Këshillit
të Sigurimit, me respektimin e parimeve të mosndryshimit të kufijve
shtetërorë". Sipas formulës diplomatike standardet para statusit të Kosovës
janë stimulim i Serbisë së madhe, prandaj mbetet ta dëshmojë koha. Mbetet që
përsëri Kosova të bie viktimë diplomacisë së djallëzuar proserbe që po
dominon në OKB-ë. Diplomacia Ndërkombëtare është duke përdorur dozën më të
fortë diplomatike, që me të gjitha mjetet perfide Kosovën ta lerë nën Serbi.
Kjo tingëllon sikur edhe të gjithë shqiptarët në u farofshin, OKB-ja nuk don
të brengoset për Kosovën. Prandaj për shkak të Qeverisë së dobët të Kosovës
dhe qëndrimit burokratik të Bashkimit Europian Serbia me duartë e përgjakura
pret që Kosovën përsëri ta mbërthejë në pranga të hekurtë. Duket qartë se
Perëndimi nuk do që në emër të Pavarësisë së Kosovës të prishet me Rusinë
dhe aleaten besnike të saj Serbinë, sikur edhe nëntë vjet luftë të bëhet në
Ballkan. Prandaj nuk dihet nëse Kosova vitin e ardhshëm do ta kremtoj
7-vjetorin e çlirimit nga pushtuesi serb, sepse rezolutës dhe standardeve po
u vie era trathti.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.