VJELLJET E “TEORICIENIT” TË “IDENTITETIT KOSOVAR” ZEF AHMETI

2005-06-29 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

VJELLJET E “TEORICIENIT” TË “IDENTITETIT KOSOVAR” ZEF AHMETI, JANË VEÇ LLAMARINA TITISTO-RUGOVISTE TË LIDHURA PAS BISHTIT TË TIJ

~Reagim~


Motto:

“…ratum tamen pensum que nihil haberet, nisi quad justum santum que esse in Romanus antiquitatibus ligisset”

“…asgjë të aprovuar dhe të vlefshëm, nëse nuk është justifikuar dhe sanksionuar përmes së kaluarës së stërgjyshërve”

Labeo Anstitus, ap. Aulu Gell XIII, 12


Mona Agrigoroaiei

Jetojmë një kohë kur të gjithë ata që dikur angazhoheshin për “një Jugosllavi demokratike, socialiste dhe federative” dhe kundër “manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare” (citate nga programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në momentin e themellimit të saj, më 1989), pra të gjithë udbashët dhe llaskonjat titistë të rritur në kopshtet “edukuese” ideologjike të Beogradit, tani janë “burra shteti” të Kosovës Protektorat.
Këta na tregojnë tani, ashtu si më parë, përralla me mbret për “lirinë” që gjoja Kosova do ta këtë me marrjen e pavarësisë, kurse nga ana tjetër po i dërgojnë mesazhe “siguruese”, të stilit, “amin”- e të njëpasnjëshme bashkësisë ndërkombëtare “të afërt” - Beogradit dhe të Shkupit, se ata nuk janë për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Dhe gjykoni edhe ju, të dashur lexues, nëse “dialogje” të tipit Buçkovski-Rugova, të datës 9 Maj 2005 janë dobiprurëse për interesin kombëtar shqiptar?!
Atëherë, Vllado Buçkovski u kërkoi politikanëve shqipfolës nga Kosova, “miqtë tanë”, në intervistën e dhënë postit gjerman të radios Deutsche Welle, “të bënin mirë të dërgonin një sinjal të qartë se janë të gatshëm të shohin vetën sipas modelit të Austrisë në vitet 50-ta të shekullit të kaluar dhe që të deklarojnë qartë që nuk ka asnjë lloj synimi për të realizuar ndonjë bashkim me vendet tjera, ku jetojnë gjithashtu shqiptarë" (marrë nga Balkan Web, 9 Maj 2005).
Kurse, Ibrahim Rugova i jepte përgjigjen e dëshiruar (!), sepse në një takim me ministrin e jashtëm çek Cyril Svoboda, ai deklaroi se: "kompromis për ne është pavarësia, kam thënë njëmijë herë dhe kjo do të jetë, sepse siç e dini, ne nuk kemi kërkuar bashkimin me Shqiperinë, se do te ishte problem tjetër dhe është pavaresia e cila përkrahet nga qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe nga të gjithë shqiptarët e Evropes" (marrë nga RTK, 9 Maj 2005) …

Unë mendoj se kjo deklaratë, tregon nivelin “nëndetës” të kulturës politike antikombëtare të I.Rugovës.
Dhe, njëkohësisht konsideroj se:

Askush nuk duhet të mburret për “kompromiset” që tenton ta bëjë. Heqja dorë nga ribashkimi kombëtar nuk është as trimëri, as burrëri, por e ka vendin në ferrin në fundin e akteve të tradhëtisë.

Askush nuk ka të drejtë të transferojë opinionin vetiak në nivelin e qëndrimit të mbarë popullit, duke e zgjeruar madje edhe për mbarë qytetarët shqiptarë të Evropës.

Në fakt, Rugova dhe klika e tij kanë frikë të marrin vesh dhe të pranojnë vullnetin e shqiptarëve, kudo që janë, aq më shumë të atyre që sot po e kundërshtojnë me ndërgjigjshmëri politikën antikombëtare pacifiste apo paaftësisë simptomatike të “institucioneve vendore” të Kosovës.

Pra, të mos çuditemi se tani ekzistojnë ca “analistë” të paguar që shkruajnë e “përgjenjeshtrojnë” (lexo: tregojnë gjënjeshtra të bymuara), që i sulmojnë shkrimet e shqiptarëve atdhetarë, ose “hulumtojnë” koncepte titiste shumë të njohura e të dëmshme për të ardhmen e shumicës shqiptare të Kosovës.

Me kategorinë e parë nuk do të merrem tani.

Veç, do të them se edhe qentë qeshin me individë të tillë si Xhafer Leci, i cili jo vetëm se është antikombëtar, por më duket se i përket njërit prej atyre që, po t´i thuhej se duhet të kërcesh në një greminë, ata mënjeherë do ta besonin se ashtu duhet të bëjnë, e do të thoshin me krenari, publikisht se kanë vepruar kështu (!)

Ndërsa, me këtë shkrim do të dëshiroja t´i përkushtohesha, “goditjes” se ideve të pazarit “made in LKJ/Beograd”, të njëfar Zef Ahmeti, i cili na vjen me një fletushkë të titulluar “Identiteti kosovar, a ekziston?”.
Ndihem e detyruar moralisht e kombëtarisht të reagoj, sepse personi në fjalë jo vetëm se po “jep hua” tezat e “nxënësit” të Titos dhe Sllobodan Millosheviçit, Ibrahim Rugova - krijuesi i tanishëm i koncepteve “shtet kosovar - komb kosovar”, të ngjashme me ato të Vladimir Voroninit, presidenti rusofil e kgb-ist i Republikës së Moldavisë - “shtet moldav-komb moldav”, por ai trashëgon tërë “prikën” e ideologjisë sllave “narod”/“narodnost”(komb/kombësi)
Kjo ideologji e zeze do të mundej të vishej me çdo fustan teorik francez, afrikan, australian apo të qënieve jashtëtokësore etj., por mbahet e do të mbahet me atë që është:
tipologjia e një mentaliteti titist.

Që në fillim ia tërheq vëmendjen autorit, se trajtimi i problemit të identitetit përmes rreshtimit të disa përcaktimeve prej lëndëve të ndryshme dhe kaq, është vërtetë joserioz.

Gjithashtu, keni “harruar” të na thoni çfarë është identiteti etnik, si krijohet ai, çfarë dallime ka ndërmjet identitetit të një grupi të zakonshëm N, dhe të një grupi etnik (popull a komb), etj.

Sepse, ju nuk kishit kohë, (apo mend?), për një analizë argumentuese, reale e të vërtetë shkencore, dhe sepse kjo mungesë e aftësisë apo vullnetit, ju ka bërë të mos vëreni skëterrën e madhe që e keni në mendim kur ju arrini në përfundimin se ekziston ndonjë “identitet nacional” (korrespondues teorisë franceze të nacionalitetit), është e domosdoshme që së paku të skicoj kuadrin, i cili do të na jepte mundësi të mos flasim si pseudo-shkencëtarë të paguar për qëllime politike të dyshimta!

Sipas sociologëve I. Wallerstein dhe M.Gordon, termi “etnicitet” (ethnicity) nuk është një sistem racional të raporteve ndërmjet anëtarëve të grupit, por përbëhet nga disa dimensione emocionale, brenda të cilave ndjenja e formimit të një populli (sense of peoplehood) dhe atë të besnikërisë (feeling of loyality), janë më të rëndësishme.
Sa u përket këtyre ndjenjave, Max Weber, në veprën Economié et societé, beson se në origjinën e tyre do të gjente “besimin subjektiv ndaj një komuniteti - model fillestar, të karakterizuar përmes një ngjashmërie të habitusit të jashtëm, të zakoneve, apo të të dyjave […], ashtu që ky bësim tenton të bëhet shumë të rëndësishëm për përhapjen e jetës në mënyrë të përbashkët”.

Besimi subjektiv në prejardhjen e përbashkët nuk përjashton ekzistimin e disa dallimeve domëthënëse - dialektore a fetare- ndërmjet personave të cilat vazhdojnë të perceptohen subjektivisht si anëtarë të njëjtit grupi.

Sociologu gjerman mendon gjithashtu që:
-burimi kryesor të etnicitetit duhet kërkuar në veprimtarinë produktive midis anëtarëve të grupit, të cilëve vlera nuk mund t’u shqyrtohet jashtë kuptimit që vetë u japin akteve të tyre, në një kontekst më të gjerë;
-identiteti etnik ndërtohet duke u nisur nga ndjenja e dallimit, në sensin në të cilin tërheqja midis atyre që perceptohen si të ngjashëm nuk mund të shkëputet nga neveritja (figurative apo vërtetë ekzistuese) ndaj atyre të perceptuar si të huaj.

• Vërehet gjithashtu se ndjenja (apo ndërgjegjja) e lidhjes me grupin nuk ka si premisë një gjendje të izolimit politiko-administrativ, përkundrazi ajo del nga komunikimi i natyrës dalluese, përmes së cilës anëtarët të grupit po vetëpërcaktohen në momentin e vendosjes së kufijve etnik.

Shumë sociologë ngulin këmbë në aspektin dallues, i cili shpjegohet përmes faktit se anëtarët e grupeve “Ne” (we-groups) perceptojnë ata që janë jashtë tyre si “Të tjerat” (other-groups). Asgjë më korrekte, por shumë e pamjaftueshme për temën në fjalë. Grupet që “mendojnë” kështu dhe kanë vetëm identitet grupor, nuk kanë jetë të gjatë.

Nuk mund të jetë një zgjidhje teorike e kënaqshme veç vënien re të disa “karakteristikave dalluese”, aq shumë kohë kur këta mund të ndërrohen gjatë kursit të historisë, duke qenë të varur nga natyra e interaksioneve ndërgrupore.
Për shkak të kësaj arsye, duhet identifikuar atë karakteristikë realisht të rëndësishme sa e përket përcaktimit të specificitetit etnik, si dhe të kritereve përmes të cilave mund të jetë gjykuar lidhja me grupin apo dallimi i “Ne” prej “Të tjerët”.

Në mënyrë aksiomatike, duhet të pranohet ekzistimi i një karakteristike të tillë në nivelin e individit apo të grupit që nuk mund të ndërrohet në asnjë rrethanë të jetës.
Përgjithësisht, kjo përcaktohet përmes shprehjes “identitet etnik”.

Nën këtë aspekt, Ph.Doutignat dhe Jocelyne Streiff-Fenart pohojnë se kurdoherë është e mundshme të dëgjosh dikend duke u shprehur: “që kur isha nxënës..”, “që kur isha në firmëm X..”, por është plotësisht të pamundshme ta dëgjosh duke pohuar për vetën “që kur isha francez” (ose “që kur isha shqiptar..”).
Prej këtu na del qartazi, çfarë veçon thelbësisht identiteti etnik nga forma të tjera të identitetit të përbashkët:
fakti se në rastin e parë është fjala për një të kaluarën e përbashkët, dhe në rastin e dytë për një të kaluar vetiake.

Është më pak fjala për historinë largo sensu, se sa për një kujtim kolektiv të grupit komunitar.
Ajo, gjendet në ato shenja simbolike që kanë mbajtur përmes kalimit të kohës, të situatave apo të rrethanave historike, të heronjve etj, që u jep qëndrueshmëri pikave dalluese dhe legjitimitet jongjashmërive etnike:
një fond i përbashkët, i cili mban në mënyrë të zjarrtë flakën e identitetit etnik.
Në këtë fond të përbashkët, sigurisht, mund të shtohen shenja të tjera gjatë shekujve, por ai nuk mund të “zhduket”, të “asgjësohet”, shenjat janë relativisht stabile dhe të futura shumë thellë në nënvetëdijen kolektive të grupit etnik.

Shqiptarët, si një popull shumë i lashtë, kanë një fond të përbashkët të fortë.
Populli shëndrrohet në komb edhe në momentin e ndërgjegjësimit të fondit të përbashkët.

Rilindasit tanë të mëdhenj, përmes veprimtarisë së tyre kombëtare dhe shumë të vlefshme, kanë arritur të bëjnë shumë - duke i eliminuar kështu, përpjekjet e ndryshme të asimilimit, të humbjes së identitetit etnik shqiptar.

Përmes formimit të një shteti hipotetik “kosovar”, shqiptarët dhe pakicat e tjera që jetojnë në trojet e Kosovës së ngushtuar, s’do të “konsiderohen” se “moda ka kaluar për teorinë gjermane e kombit” dhe duhet të ndërrojnë identitetin në atë “nacional”, sepse ashtu predikojnë dhe kanë qejf, Zef Ahmeti dhe Ibrahim Rugova & CO…(!).

Dhe, nuk kam gjetur kurrë, në asnjë libër, se do të mund të ekzistojë një “ndjenjë e formimit të një nacionaliteti/të në nënshtetësie” (sense of nationhood/of citizenhood)…

Besoj se edhe Max Weber, përdridhet në varr për shkak të një absurditeti të tillë, për të mos folur për atdhetarët dhe dëshmorët shqiptarë, mbi gjakun e të cilëve po shkel Zef Ahmeti, që kërkon në fakt krijimin e një Kosove të “pavarur”, të udhëhequr sipas “rregulloreve” të vjetra titiste.

Kolonizimet e njëpasnjëshme romake, bizantine, osmane dhe tani serbomalazeze e greke, edhe pse kanë ndikuar përmes interaksionimeve të vazhdueshme, duke krijuar disa dallime gjuhësore (nën)dialektore dhe fetare, nuk kanë arritur t’u zhveshin shqiptarëve identitetin etnik.
Fondi i përbashkët u pasurua përmes sjelljes së imazhit kolektiv të rezistencës, të luftërave të pandërprera për çlirim e ribashkim të Shqipërisë, në veçanti në trojet të okupuara të Kosovës historike.

Elemente dalluese ekzistojnë brenda “tiparit” etnik, ashtu si brenda tiparit dialektor të çdo gjuhë ekzistuese në këtë botë.
Por ashtu siç mbi aspektin vendor, u ngrit gjatë shekullit XIX dhe XX një shtresë mbidialektore - gjuha standarde e ntë unisuar, edhe “nën-grupët” krahinore të Kosovës së ngushtë, të Luginës së Preshevës e të Vardarit, të Shqipërisë Londineze, arbëreshët e Italisë etj. kanë sintetizuar një fond të përbashkët, i cili i përket tërë kombit shqiptar dhe nuk mund të asgjësohet kurrë, edhe nëse fqinjet serbo-sllavo-maqedono-malazez duan këtë.

Dhe dua t’ju them më diçka që më siguri ju nuk e dini:

Rumunët, gjatë historisë, kanë jetuar të copëtuar mbi 1500 vjet, me troje si Transilvania, të pushtuar nga hungarezët që nga 1100 deri më 1918…
Dhe identiteti etnik i kësaj popullsie nuk u shëndrrua assesi në “identitet hungarez” apo “austro-hungarez”.

Gjithashtu, tërë Shqipëria Etnike ishte 500 vjet nën pushtimin osman dhe edhe tani janë duke jetuar SHQIPTARË (e jo “osmanë”!) në këto troje.
Dhe ju, vini e na thoni tani "shpikje" reaksionare se në rastin e Kosovës historike, shqiptarët kanë apo do të shëndrrojnë identitetin në atë “kosovar” apo “maqedon”, vetëm pas gadi një shekull pushtimi dhe kolonizimi sllav?!
Qersharake!…

Janë pastaj disa çështje në të cilat dua të ndalem.
Lidhur me dallimin që ju e bëni termit “shqiptar”, mund të them se kishit shkruar ashtu siç do të dëshironit të prekni veshin e dhjathtë me dorën e majtë…
Pra, thjeshtë, ia kishit futur kot!...
“Nacioni” shqiptar - siç e quani ju, qytetarët e Shqipërisë Londineze, janë nënshtetasit shqiptarë.
Pra, “nacioni” indentifikohet me NËNSHTETËSINË(Staatangehörigkeit apo Staatbürgerschaft, në gjermanisht)…
Dhe, nuk besoj se ekziston në këtë botë një individ me shëndet të mirë mendor i cili ndien se ka identitet “nënshtetëror”…

Në fakt, operacioni që ju e teoretizoni në këtë artikull, është përdorur në disa drejtime të politikës së interesuar ballkanike…

Në situatën e formimit të shtetit artificial “maqedonas”, ishte e nevojshme shpikja, në laboratore eksperimentale sllave, të një “nacioni” maqedonas.
Pra, u veçua në mënyrë jonatyrore popullin bullgar, në bullgarë e “maqedonasë”…
Paralelja është e kthjellët.
Kjo “futje kot” juaja, ka nënshtresë tepër dinake e “të zbulueshme” politike.
Titistët sllavë e shqipfolës, i quanin shqiptarët e Shqipërisë londineze “albanac”, kurse ata të Kosovës historike, “shiptar”. Teoria e kolonizuesëve serbë përfshintë gjithashtu idenë e kombit (narod) e kombësisë (narodnost), e cituar shkronjë me shkronjë nga Zef Ahmeti!!!

Në praktikë, serbët dhe ardhuruesit e tyre shqipfolës, kishin dashur të veçojnë shqiptarët e shtypur nga vëllëzërit e tyre përtej kufirit kolonizues, me qëllimin e sllavizimit, të “jugosllavizimit” të tyre.
Në vellon ideologjike, Titoja e LKJ-ja e tij doli me konceptin e “bashkim-vëllazërimit”, përmes të cilës popujt e Jugosllavisë do të duheshin të jetonin së bashku, deri në formimin e një “identiteti jugosllav”.

Dhe tani, idhtarët e LDK-së, të cilët iritohen aq shumë në momentin e pranëvënies së mbiemrit shqiptar afër emrit Kosova dhe e quajnë “spastrim etnik”, po i riaktivizojnë këto koncepte dhe punojnë për realizimin e tyre, duke dashur të krijojnë shtetin e tyre në miniaturë kosovaro-jugosllav, të cilave qytetarë do të kishin një identitet “kosovar” e do të përkuleshin pranë “të madhit” Ibrahim Rugova dhe Beogradit e tij të dashur!?
Skandaloze!

Duke ia hedhur një sy këtij shkrimi, kam kuptuar se sa e poshtër është kjo ide antikombëtare e tij (tyre).

Por, në momentin e leximit të disa fjalive të cilat përbejnë "idetë e reja" prej arsenalit "ballkanik perëndimor" të tij shqipfolës, lidhur me ribashkimin kombëtar shqiptar, u binda gjithashtu sa shumë vullnet të keq ka për ato "sihariqe", që i “volli”.
Thoshte, Zef Ahmeti:
«Sot krijimi i një shteti të “pastër” shqiptar, (sipas konceptit europian) nuk do të thotë gjë tjetër pos fashizëm.
Historia, (sidomos ajo evropiane), ka treguar se një gjë e tillë është e paarritshme, e aq më pak kur bëhet fjalë për një shtet të “pastër-etnik” shqiptar! […]
Ndërsa “bashkimi i shqiptarëve si komb” do mund të realizohet vetëm me hyrjen e “Ballkanit Perëndimor” në Unionin Evropian! ».

I rekomandoj autorit të këtyre "tezave" të zeza, të hapë ndonjë libër të historisë botërore.
Por, assesi një nga ato të botuara në kryeqendrat serbo-sllavo-maqedono-greke, ashtu siç paska bërë deri më tani!

Politikat fashiste në Ballkan, i kanë zhvilluar dhe po i zhvillojnë vetëm Beogradi, Athina, Shkupi e Podgorica, dhe kjo pikërisht kundër kombit shqiptar.
Synimi i tyre ishte që të krijojnë një "Lebensraum" , në hapësirën e territoreve etnike shqiptare të kolonizuar, me anë të dëbimeve, masakrimeve, vrasjeve, arrestimeve të vazhdueshme të sistemit represiv sllavo-grek.
Me bindje të plotë e them se zgjidhja e çështjes koloniale të trojeve shqiptare të okupuara, do të jetë e barabartë jo veç me fillimin e denazifikimit të Serbisë-Malit të Zi, IRJM-së dhe Greqisë, shtete këto, të ngarkuara me një ideologji shoveniste antishqiptare e me “elaborate” akademike për Serbinë e Madhe, por edhe me ndreqjen e një padrejtësie të madhe të “bekuara” nga Rusia dhe shtetet e Evropës të ndodhura në një vijë ekuilibri të poshtër të forcave.

Por, mos harroni o "të uruar", demokratë kozmopolitikë, që po shkelni mbi idealet madhore të një kombi etnik, se këtyre projektve antishqiptare, po u vjen çdo ditë e më tepër fundi, sepse shpresoj që Amerika, "tempulli demokracisë" siç e ka quajtur me të drejtë Qosja ynë i madh, këtyre ideve të tmerrshme antishqiptare do t´ua presë rrënjët, duke e përkrahur popullin liridashës shqiptar.
Aleatin e saj më besnik në Ballkan.

Edhe Evropa një ditë (në mos sot nesër), do ta kuptojë deri në fund domosdoshmërinë e ribashkimit të Shqipërisë, nëse dëshiron të ekzistojë paqja dhe stabiliteti në Ballkan, si dhe integrimi euro-atlantik.
Ndërsa, propozimi i bashkimit të kombit shqiptar veç në BE, nuk është i ri, por ka dalë nga goja e shumë politikanëve shqipfolës që kanë shkuar në Beograd e Shkup e Athinë, për të darkuar e për t´ua puthur me Koshtunicës, Crevenkovskit, Stefanopulosit etj. gishtërinjtë e këmbëve.

Është pjesë e strategjisë së përgjithshme e shteteve sllave, ashtu siç teoritë e “identitetit kosovar” apo “maqedon”, për t´u majmur edhe më tutje me ato dreka e darka në të cilat pinë e hanë gjak e mish të pafajshëm shqiptari.
Por, proçeset historike kanë dëshmuar, përmes vënies në aplikim të parimeve të vetëvendosjes dhe dekolonizimit të popujve, si përcaktime themelore për zgjidhjen e konflikteve dhe për vendosjen e paqes, se kolonializmi është një fenomen që jo vetëm do t’i kalojë koha, por, që duhet ta sulmojmë) t’i vijë vdekja (fundi), me punë, veprimtari kombëtare, shumë të përkushtuar.

Ashtu që shqiptarët ta festojnë fitoren e madhe për të cilën luftuan shekujve, VITIN E PARË TË LIRISË së Shqipërisë së lirë e të Ribashkuar.

Rumani, 23 Qershor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.