Adem Demaçi
LIDHJA E SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS
WRITERS UNION OF KOSOVA
KOMPROMISET DHE KOSOVA
Zhvillimet e këtyre ditëve, apo më saktë të këtyre muajve, sidomos në skenën
politike të Kosovës, po edhe të Ballkanit, kanë nxitur shqetësime të arsyeshme tek
ne anëtarët e kryesisë së LSHK-së. Në mbledhjen e fundit, më 22 qershor, shqyrtuam
këto çështje dhe vendosëm që publikisht të shpalojmë opinionet tona.
Jemi krejt të ndërgjegjshëm se nuk kemi alibi që të heshtim kur nga ngathtësia e
formacioneve tona politike mund të rrezikohet fati i Kosovës.
Fundmaji i këtij viti shënoi kulmin e konfuzionit mendor të politikanëve tanë.
Derisa ata merreshin me festime e pritje joadekuate(!), para Tribunalit Ndërkombëtar
të Hagës, dëshmitari i mbrojtjes së Millosheviqit, për habinë dhe çmeritjen e tërë
botës së civilizuar, do të deklaronte se as që mund të bëhet fjalë për ndonjë bartje
të kufomave nga Kosova në Serbi(!). Për të qenë kulmi i ironisë dhe i cinizmit edhe
më i madh, atyre ditëve në Merdar bëhej riatdhesimi i mbi gjashtëdhjetë kufomave të
personave të pagjetur. Për skandalin e paparë, se si ishin gjetur ato kufoma në
rrethinat e Beogradit, në Batajnicë, s'e tha askush asnjë fjalë, nuk reagoi njeri
këtu te ne, madje as avokatët që kanë të bëjnë me Hagën?! Vlimet politike, ndërkaq,
ziejnë në një "vegsh-forum", sërish një kreaturë për t'i bërë e për t'i manipuluar
"katër shqiptarë bashkë". Megafonët e Beogradit, ndërkohë, ulurojnë me sloganin "MË
SHUMË SE AUTONOMI, MË PAK SE PAVARËSI", duke u munduar të joshin komunitetin e
diplomacinë ndërkombëtare. "Politika kërkon kompromise dhe ja, ne e bëmë
kompromisin", nuk pushojnë të mburren pushtetarët e Beogradit. Në këtë zhurëm
tingëlluan shumë shpresëdhënëse deklaratat e zotërinjve Rugova e Kosumi se hapësirë
për kompromis më nuk ka sepse kompromisin historik e kemi bërë kur kemi hequr dorë
nga bashkimi kombëtar dhe se nuk heqim e nuk do të heqim dorë nga shteti i lirë, i
pavarur dhe demokratik i Kosovës. Fjalë me vend dhe të qarta mirëpo, ne kërkojmë
ndjesë që megjithatë kemi dronë se mos, pas trysnive të faktorëve ndërkombëtarë,
formacioni ynë politik mund të tërhiqet nga pozicioni i lirisë dhe i pavarësisë së
plotë për Kosovën.
Ne konstatojmë me shqetësim se të bësh "kompromisin e largimit nga nëna" është poaq
tragjike sa ta pranosh njerkën për nënë. Prandaj vetëm pavarësia e plotë e Kosovës
mund të jetë, deri diku, kompensim për padrejtësinë historike që po na ofrohet me
"formulën" "më shumë se autonomi e më pak se pavarësi"!
Nga ne, me ngulm, kërkohet që të hyjmë në bisedime me Serbinë e sotme. Por si të
bisedohet e me kë të bisedohet?! Bota e sheh qartë se në Serbi, jo që s'ka ndodhur
procesi i denacifikimit, jo që s'ka ndodhur akti i ndërgjegjësimit për krimet, akti
i pendesës, por përkundrazi, janë po ata keqbërës me atë shpirtin e Millosheviqit që
kamuflohen duke u kapardisur me parullën cinike të kompromisit. Ç'është Kosova për
Serbinë dhe për politikanët serbë? S'ka për këtë asnjë spjegim sociologjik, juridik,
historik a faktografik. Kosova është për ata vetëm një pronë. Nga lakmia e pronës
dhe e pushtetit nuk hiqet dorë kollaj. Ç'është Kosova për qytetarët e saj? Është
domosdoshmëri e qeniesisë së tyre. Po për formacionin tonë politik? Ne nuk do të
kishim dashur që kjo të jetë teatri absurd i Joneskos, ku në vend të "Karrigeve" të
tij janë në lojë makinat e blinduara, tenderet ministrore, papunësia katastrofike,
stagnimi frapant ekonomik, kriminalitetet e të gjitha llojeve, etj.
Kaptina e fundit e kompromisit të madh të Kosovës është formula multietnike e
pashembullt në historinë e shteteve. Më pak se pesë përqindëshi i pakicës serbe i
jep Kosovës gjuhën e dytë zyrtare dhe doemos obstruksionet e përhershme.
Vizita "private" e provokative e Ministrit të punëve të jashtme të SMZ-së, pikërisht
në ditën e 616 vjetorit të Betejës së Kosovës, flet me formën më brutale për
arsyeshmërinë e shqetësimeve tona për fatin e Kosovës.
Duke shpaluar publikisht këto shqetësime ne nuk kryejmë tërësisht borxhin tonë, ne
nuk japim ecurinë e shërimit, por së paku diagnostifikojmë hezitimet fatale të
politikës sonë aktuale.
Për kryesinë e LSHK-së
Kryetari,

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.