Kosova midis kudhrës dhe çekanit
Xhevat Bislimi
Kosova midis kudhrës dhe çekanit
Kosova shqiptare edhe gjashtë vjet pas mbarimit të Luftës Çlirimtare të UÇK-së
vazhdon të gjendet midis kudhrës dhe çekanit. Historikisht rolin e kudhrës për
popullin shqiptar e ka luajtur paria ose klasa e tij politike. Pas copëtimit të
Shqipërisë dhe veçmas pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore (kur Kosova e
pushtuar u ricopëtua edhe një herë) rolin e kudhrës e luajti për mrekulli Lidhja
Komuniste e Kosovës (kjo ishte në përbërje të LKS-së dhe LKJ-së) dhe qeverisja e
saj, ndërsa rolin e çekanit e kishte pushteti pushtues i Serbisë dhe
Jugosllavisë.
Sot në Kosovë rolin e kudhrës po e përmbush për bukuri qeverisja ldkiste (AAK-ja
është vetëm hyzmeqare e saj), ndërsa çekanin e ka marrë në dorë UNMIK-u dhe disa
qarqe ndërkombëtare. Dua të them se gjendja në Kosovë edhe pas kthesës historike
që bëri Lufta Çlirimtare e UÇK-së dhe e kombit shqiptar mbetet larg ambicjeve
historike dhe kombëtare të popullit të Kosovës dhe atij shqiptar përgjithësisht.
Koalicioni qeverisës, LDK-AAK, (në rolin e kudhrës) dhe UNMIK-u (në rolin e
çekanit) po ia mbysin përditë ngapak shpresën popullit të Kosovës, po ia vjedhin
lirinë, po ia uzurpojnë të drejtat dhe po ia grapisin pasurin.
UNMIK-u (Bashkësia ndërkombëtare) kërkon përmbushjen e tetë standardeve para se
të hapen bisedimet për përkufizimin e statusit të Kosovës. Qeverisja ldkiste dhe
përgjithësisht klasa politike e Kosovës turren me vrap (pa e vrarë mendjen fare)
për “përmbushjen” e këtyre standardeve. Qeveria e Kosumit vjen para Kuvendit të
Kosovës dhe shpërndan ca letra si “provë materiale” të përmbushjes së
standardeve. Fjalimi i Kryeministrit për këtë çështje dhe debati në Kuvend
ngjanin si dy pika uji me fjalimet dhe debatet e dikurshme që mbaheshin në të
njëjtën sallë. Fryma dhe mesazhi i fjalimit të Kryeministrit dhe i shumicës së
diskutimeve të deputetëve nuk dallonin shumë nga kohët që lamë pas…
Fjala standard do të thotë normë. Standardi ose norma është kategori relative në
shoqëri. Shoqëria njerëzore nuk mund të përkufizohet dhe as të përmblidhet në
standarde absolute, të ngurta ose të skalitura në granit… Në këtë kuptim unë them
që standardet nuk mund të përmbushen kurrë, sepse ato lëvizin, zhvillohen dhe
ndryshohen si vetë jeta. Kosova nuk ka nevojë për standarde që kufizojnë ose
kushtëzojnë të ardhmen e saj. Ajo ka nevojë (kjo është domosdoshmëri) për një
Kushtetutë evropiane bashkëkohore, e cila do të bëhej burim i një legjislacioni
që do të rregullonte jetën e gjithëmbarëshme politike, institucionale, ekonomike,
shoqërore, e të tjera. Me një fjalë, një Kushtetutë dhe legjislacion që do të
garantonte ndërtimin dhe
zhvillimin e një shteti (kërkesë minimale e popullit shqiptar në Kosovë) të lirë e
demokratik. Zhvillimet në Kosovë, në rajon dhe në botë tashmë i kanë tejkaluar
standardet që Kosumi dhe qeverisja e LDK-së i shpallin të “përmbushura”. Standarde
që kushtëzojnë të ardhmen e lirë të Kosovës mund të shpikin vetëm mendjet e
tredhura… Jeta dhe zhvillimi i një shoqërie nuk mund të mbyllen në standarde ose
norma të absolute.
Jo pak zhurmë e besa më shumë shpenzime po bënë Qeveria e LDK-së, e drejtuar nga
Kosumi, edhe për decentralizimin, që në të vërtetë nuk ka gjetë vend në listën e
standardeve të famshme (me sa duket e kishin harruar). Standardi i parë, që
Bashkësia Ndërkombëtare i ka varur në qafë Kosovës, është “sundimi i ligjit”,
ndërsa decentralizimin, e njëjta Bashkësi ndërkombëtare, kërkon ta bëjë pa ligj,
me një urdhresë të UNMIK-ut dhe me një nënshkrim të Kosumit! Pastaj vetë Kosova
qeveriset (sundohet) me një rregullore të UNMIK-ut, që klasa politike shqiptare
e quanë “kornizë kushtetuese”. Këtu duket loja e pa fund me Kosovën dhe popullin
e saj ose ajo fjala e popullit “hip se të vrava zbrit se të vrava”…
Se Kosova ndodhet midis kudhrës dhe çekanit u vërtetua edhe me projektligjin për
përdorimin e gjuhëve, të cilin e kishte hartuar qeveria e LDK-së. Me këtë ligj
gjuha serbe, edhe pas Serbisë, mbetet “dërrzhavni jezik” në Kosovë. Arsyetimi që
bëri propozuesi i këtij projektligji ishte shembulli më i mirë i servilizmit, i
nënshtrimit dhe i hipokrizisë. Në këtë frymë diskutuan edhe shumë deputet, që nuk
marrin në konsideratë interesat e Kosovës. Pas shqyrtimit të dytë të këtij
projektligji dhe pas hyrjes së tij në fuqi nxënësit shqiptarë do të jenë të
detyruar të mësojnë gjuhën serbe në shkollë!!! Gjithëmonë sipas këtij
projektligji (uroj që deputetët të “kthjellën” dhe të mos e miratojnë), gjuha
serbe do të përdoret edhe në
Kompleksin Përkujtimor (memorial) të Familjes Jashari në Prekaz!!! Kjo gjuhë,
“dërrzhavni jezik”, tashmë (ende pa u miratuar ligji) po zbatohet në tërë territorin
e Kosovës shqiptare edhe aty ku as ka pasur as ka qoftë edhe një serb!!! Gjuha serbe
në Kosovë mund të përdoret dhe ta ketë statusin e gjuhës së një pakice, si të gjitha
gjuhët e pakicave tjera, por jo statusin e “dërrzhavni jezikut”. Ky projektligj,
nëse miratohet nga koalicioni qeverisës dhe nga cilado parti tjetër, paragjykon edhe
statusin e Kosovës. Me këtë ligj institucionet e LDK-së po e trajtojnë Kosovën si
pjesë të Serbisë. Edhe ligjet e tjera janë të kësaj natyre, por kjo e vërtetë del në
sipërfaqe më shumë me këtë ligj. Të frikëson fakti se gati të gjitha grupet
parlamentare ishin marrë vesh që mos ta bënin të madhe këtë punë, ta kalonin dhe
miratonin në heshtje. Kësaj marrëveshjeje aspak të ndershme dhe aq më pak të
lavdishme i është bashkuar pothuajse e gjithë media e shkruar dhe elektronike. Madje
nuk pati reagime që mund të veçohen as nga shoqëria civile dhe as nga inteligjencia.
Në anën tjetër vazhdojnë bisedimet herë të hapura, por më shumë të fshehuara me
Serbinë. Edhe këto janë ca shenja që nuk paralajmërojnë mot të mirë për Kosovën dhe
rajonin… Megjithatë, na mbanë shpresa që populli i Kosovës do t’i dërgojë në muze
edhe kudhrën edhe çekanin dhe do të jetojë i lirë dhe i bashkuar në vendin e tij…

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.