Deklarat politike...
Xhemil ZEQIRI
NJË DEKLARATË POLITIKE PËR KOSOVËN
Kryesia e STS-sit,(Organizatë Politke dhe Humanitare), ka diskutuar për gjendjen në Kosovë dhe njëzëri e ka miratuar këtë:
DEKLARATË POLITIKE
të cilën po e paraqesim sa vijon:
”Në janar të vitit 2005, Grupi i Kontaktit për Kosovën që janë një bashkësi e fuqive të mëdha, zyrtarizoi një raport, në të cilin preferohet që problemet e dhunës, që janë në rritjE në Kosovë duhet të zgjidhen, duke e bërë Kosovën një shtet të pavarur.
STS-si- Interanational Solidarite, qëndrimin e grupit të Kontaktit e mirëpret.
Edhe STS-si, që moti ka qenë një ithtare për një Kosove të pavarur, duke ofruar garanci dhe kontroll për respektimin e të drejtave të minoriteteve, në Kosovë, në veçanti për sërbët.
Sipas qëndrimit të STS-si, garancionet dhe kontrolli në lidhje me respektimin dhe të drejtat e minoriteteve, janë kërkesa që njëkohësisht duhet t´u drejtohen të gjitha shteteve në Ballkan dhe jo vetëm Kosovës që pretendon, shtetin e pavarur.
Nëse fuqitë e mëdha do të kishin kërkuar me kohë, të njejtat të drejta nga Serbia dhe Maqedonia, shumë dhunë e panevojshme do të ishte mënjanuar.
STS-si, mendon gjithashtu, se:
" një Kosove të pavarur, duhet t´i bashkangjitet edhe e drejta për vetëvendosje, kështu që t´u lejohet qytetarëve të Kosovës të vendosin vet për të ardhmen e tyre, një Kosovë e pavarur don të ecë".
Përndjekje të pakuptueshme!
Në mars, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vendosi të tërhiqet nga posti, për t´u paraqitur në gjyqin ndërkombetar në Hagë, për tu pastruar nga akuzat e rënda, për shkelje ndaj të drejtave të njeriut dhe krime ndaj të drejtës së kombit/popullit, i cili sipas prokurorise kinse i kishte kryer, kur ai ishte udhëheqës i UÇK-së, në Kosovën perëndimore.
Tërheqja e Ramush Haradinajt, është përshëndetur me shumë ankesa.
Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Pascal Fieschi, i cili kontrollon demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, shkruan mes tjerash, në një dekleratë, që:
”Z. Haradinaj ka treguar energji dhe angazhemant në punën e tij dhe se kjo lloj pune, që ai ka treguar, është shumë impresionuese dhe frytdhënëse”.
Kryesuesi danez i misionit të KB-së në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, ka lëshuar një dekleratë për shtyp, kërkesë për popullatën që ta mbajnë qetesinë.
„Unë e kuptoj ndjenjën e urretjes dhe shokut, ndaj këtij zhvillimi.
Megjithatë, apeloj tek popullata në Kosovë, që ndjenjat e tyre t´ i shprehin në mënyrë të qetë“.
Edhe Søren Jessen-Petersen, shprehu ndjenja të mira për Haradinajn „udhëheqje dinamike, angazhemant dhe vizion të fortë“.
Ai thotë poashtu;
„Me vjen keq që unë nuk mund të punoj me një partner të afërt dhe shok“.
Ne, kemi pyetur anëtarin shqiptar të kryesisë sonë, aktivistin e të drejtave të njeriut, Xhemil Zeqirin, se si e shikon ai, këtë situatë?
Xhemili thotë:
" duhet të mos harrohet se UÇK-ja, u krijua si reaksion ndaj dhunës së forcave serbe, ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe se kishte luftë atje, dhe se UÇK-ja, në atë kohë të rëndë lufte, ishte aleatja më e afërt e NATO-së, kundër Serbisë, kur kjo po e masakronte popullin e Kosovës,të gjithë komandantët e UÇK-së, kanë qenë të vetëdijshëm që nuk duhej t´i shkelnin të drejtat e njeriut, pasi që ata i dinin, se ky rast do ta dëmtonte çështjen e shqiptarëve".
Xhemili, pastaj shton:
"kjo është një shtypje e re nga ana e Serbisë dhe ndofta një mundësi për të arritur njëfarë „tregtie“, në favor të saj,nëse shqiptarët po i dorezojnë "kriminelët e luftës", atëhërë edhe serbët do të duhej t´i dorëzonin kriminelët e tyre, para gjyqitndërkombetar, si ata të tipit Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët janë të kërkuar qe kaq shumë vite, nga tribunali i Hagës" -përfundoi ai.
Kopenhagë, 27 qershor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.