BERISHA KRYEMINISTËR
BERISHA KRYEMINISTËR
Njeriu që ëndërron të qeverisë për pesë vjetët e ardhshëm Shqipërinë, prof. dr. Sali
Berisha, përdor censurën kundër mediave të lira si mjet për "demokracinë". "Vendimi
politik" për të censuruar gazetarët dhe kameramanët e NEWS24, urdhëruar nga Berisha
nëntë muaj më parë, u rifreskua dje, gjatë takimit me kreun e ODIHR-it, të cilit
Berisha i ka kërkuar garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike. Por "Liria" dhe
"Demokracia" që koncepton Sali Berisha parashikon të drejtën e tij për të penguar
një media të lirë të ndjekë aktivitetin e partisë së tij dhe ndalimin për të ndjekur
një deklaratë shtypi pas një takimi me një përfaqësues ndërkombëtar. E kemi thënë në
çdo rast që jemi ndier të sulmuar nga Berisha dhe e përsërisim: nëse Berisha sot në
opozitë tregon një arrogancë të tillë ndaj një televizioni (i cili i ka mjetet për
t'u vetëmbrojtur), çfarë do të bëjë nëse do të qeverisë? Ç'arrogancë do të tregojë
ndaj një qytetari të thjeshtë, i cili do t'u drejtohet institucioneve për një të
drejtë? Eshtë e njëjta arrogancë që po përdor ndaj njerëzve të tij më të mirë, të
cilëve u mohon kandidimin sepse i konsideron "shumë të pavarur".
Ç'prepotencë do të shfaqë Sali Berisha si kryeministër? Si do të mundë të pajtojë
ekstremizmin e tij me kulturën e ekuilibrit që duhet për të hyrë në Europë? Janë të
gjitha pyetje që përbëjnë mëdyshjet e zgjedhjeve të ardhshme politike. Eshtë e
vërtetë që shumë shqiptarë kanë nevojë për ndryshim, por është po aq e vërtetë që
shumë shqiptarë kanë frikë nga ky ndryshim, sepse Berisha të kall frikë.
Berisha i sotëm tregon se është i njëjti njeri që në vitet '94 - '97 i dorëzoi
pushtetin policor njerëzve si Agim Shehu dhe Bashkim Gazidede, të cilët godisnin me
shkopinj gome simpatizantët e opozitës në sheshin "Skenderbej", shesh ku kishte të
drejtë të fliste vetëm Berisha. Dhe nuk e vinin re se vendi po bëhej bazë e
terrorizmit islamik. Berisha i sotëm tregon se është i njëjti me atë të viteve të
qeverisjes së tij, kur tërë pushtetin ekonomik ua dorëzoi njerëzve si Vehbi
Alimuçaj, që bridhte me një karvan prej 7 "Benzash" të blinduar të gjitha njësoj dhe
që kishte të drejtën për të vjedhur popullin shqiptar pa u bezdisur nga shteti i
drejtuar nga Sali Berisha. Nëse më 2 shkurt të 1997-s Sali Berisha do të kishte
urdhëruar sekuestrimin, bashkë me firmat "Populli Po" dhe "Xhaferri" edhe ato të
VEFA-s, Cenajt dhe të tjerave firma piramidale (llogaritë e të cilave u kontrolluan
vetëm pas tre muajve, tashmë të zbrazura), ndoshta kreditorët do të kishin humbur më
pak para, ndërsa Vehbi Alimuçaj nuk do të kishte kohë për të transferuar në Greqi
dhe në Itali paratë e vjedhura shqiptarëve. Ndoshta nuk do të ishte bërë as revolta
e marsit, nuk do të kishin rënë në duar të popullit 400 mijë armë dhe nuk do të
kishte 2500 të vdekur.
Berisha i sotëm tregon se është i njëjti njeri i viteve në pushtet, kur dëbonte nga
Shqipëria vëzhguesit e ODIHR-it (1996) vetëm sepse denonconin manipulimet e tij
elektorale dhe urdhëronte arrestime për gazetarët-armiq dhe djegien e redaksive të
gazetave të opozitës. Viktimat e Berishës harrojnë (sot dy prej gazetarëve të
persekutuar prej tij paraqiten si aleatë të Berishës), ndërsa Berisha nuk harron.
Për këtë arsye vazhdon të censurojë prej 9 muajsh News24. Berisha nuk harron që në
korrik të vitit të kaluar një ekip i televizionit refuzoi urdhrin e tij për të mos
filmuar një takim me ambasadorin italian, nuk harron gjithashtu se në gusht të vitit
të kaluar NEWS24 denoncoi kultivimin e marihuanës në Lazarat, edhe pse Berisha
thoshte se aty nuk kishte drogë, por vetëm fshatarë të varfër, ndaj të cilëve
policia qëllonte që nga qielli... Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi
Europian dëshmuan dhe treguan se Berisha po gënjente. Arsyeja e këmbënguljes së
censurës ndaj një televizioni është vetëm kjo: kundërshtimi i "Doktorit" dhe
refuzimi i shndërrimit në zëdhënës të tij. Të jesh gazetë apo televizion i pavarur,
zoti Berisha, nuk do të thotë të mbështesësh Partinë Demokratike, por të shkruash të
vërtetën, edhe kur ajo nuk Ju pëlqen.
Berisha sot është i njëjti lider jotolerant i viteve të kaluara, i cili luftonte
korrupsionin duke goditur vetëm kundërshtarët e tij politikë. Dhe të njëjtën gjë do
të bënte nëse do të fitonte këto zgjedhje. E ka bërë premtimin: "Kur të bëhem
kryeministër, do të godas korrupsionin", e përsërit. Kjo gjë fatkeqësisht do të
thotë të godasë politikanët, biznesmenët, nëpunësit shtetërorë të cilët sot i
konsideron armiq, ndërsa do të lejojë Vehbi Alimuçajt e të tjerë të ribëhen të pasur
duke shkelur ligjet, me mbështetjen dhe mbulimin e shtetit. Në asnjë miting të tijin
nuk premtohet liri, por vetëm hakmarrje. Do të jenë 5 vjet urrejtje, arrestime,
censurë. Pas padrejtësive të kryera nga socialistët dhe pas korrupsionit të tyre,
Berisha ëndërron të provojë në lëkurën tonë si është "demokracia e tij".
Gazeta Shqiptare

Komentet e ruajtura
shokezoterinj gazetare nisioni juaj eshte te denoncosh nepermjet medjas,ejo te mbetesh ne kuadrin e lafeve,fafazanet cdo shoqeri e emancipume i mbn larg,kurse per ata gazetare qe denoncojne me fakte politikane te ndryshem populli i mban prane
ilexon dhe i mbron nga cdo e keqe,,,,,,,prokukorite bejne ndjekje penale,,,,e keshtu nuk do te kemi me mbreter politikane....
se mbreter i beni ju gazetaret mercenare e jo populli,icili nuk i frekuenton me kutite e votimit,perjashto ata(besniket)sidhe ata
qe mbushin kutite e votimit per ta rritur perqindje e votuesve ne 51perqind,dhe fitoi 61perqind,ne kualicion 76perqind,,,,,pra keshtu me cereku e votave te vjedhura te shqiptareve sidhe me informacioni e gazetareve te mbetur ne kuadrin e llafeve e te shperblimeve drejtohet shqiperia ,,,,,mbeshtetja e teorise se futballit me dy porta esht prezet ,dy klanet komunisto-terrorriste-nano-berisha-nano per ju te kuadrit te llafeve e mercenareve te medjas doni ta drejtojne SHQIPERINE,,,,,,,,,,,,,,,,,,
JU ZENTE MALLKIMI I NENAVE QE QAJNE TE VRARET NGA POLITIKA MAFJOZE E nano-berishes,,,fundi i tyre dhe i bshkepunetorev eshte kthm ne indetitet sidhe BURGU,,,,,,,,pershendetje e respekt per te gjithe ata qe punojne per demokracine,,,,,,,,shigjetari

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.