Reagim ndaj..

2005-06-25 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Xhemil ZEQIRI

ZOTËRI XHAFER LECI, NA TREGOI SE VËRTETË QENKA NAIV ME BRIRË TË NDYRË!

REAGIM

Ndaj shkrimit të Xhafer Lecit, alias Leckës së LDK-së, lidhur me një shkrim të Fadil Shytit, botuar në faqen e internetit "lajme com" më datën 16 maj 2005.

Shkrimit tënd o mjeran politik do të përpiqem do t´i përgjigjem shkurt, sepse ti nuk e meriton të ta kushtoj këtë kohë, kur kemi kaq shumë punë tjera të mbara kemi për të bërë, në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur.

Ti, e paske lidhur qerren pas mjeranëve të hitorisë më të zezë të Kosovës, nga ata që "sunduan" me ardhjen e tyre "pushtetin paralel" në vitet e errëta 1989-1997, të regjimit të S. Millosheviqit, ata që ia ruajtën aq shumë shpinën këtij regjimi kriminal me politkën paqësore të durim-turpit!

Nuk ka deklaratë dinake e dhënë prej I. Rugovës, që ia lanë krimet dhe turpet politike të tij.
Sepse, ai është lider tejet përçarës satanik në politikë, kurrë se ka dashur as e dëshiron Ribashkimin kombëtar, këtë e ka dëshmuar me shumë vepra antikombëtare.
Ndërsa, Bajram Kosumin mos e fut në një pozitë të barabartë kombëtarisht me të, këta pavarsisht se e përfaqësojnë pushtetin në Kosovë nën tutelën e UNMIK-ut, dallojnë nga njëri-tjetri si nata me ditën nga përpjekëjet e tyre për lirinë e Kosovës.
Bajrami, qe bir i vuajtjeve, sokol djalë i burgut dhe i malit.
Ndërsa, Ibroja qe dhe mbeti "njeri" i lukseve të pushtetit të pa shtet dhe korb i kapitalit...

- Kjo, dihet nga të gjithë njerëzit me mend në kokë!

Ti, o shkretan provincial e ke sulmuar atdhetarin Fadil Shyti, me epitete ofenduese, duke menduar se marrëzia jote shkon sipas idesë qëllimkeqe të ldk-istëve se prej njëmijë rrenave diçka mendohet si e vërtetë!
Shkrimi yt nuk mund të quhet reagim por një akuzë , trillim që më
vonë sigurimi juaj kriminal t´i ekzekutoj njerzit.
O pelivan i historisë suaj të mjerë, reagimi nuk bëhet kështu me sharje, akuza të paqena, në këte mënyrë tejet banale.
Ti, në shkrimin tuaj me asnjë kuptim nuk iu ke çasur dy shkrimeve të Fadil Shytit.
Në shktrimin tënd ndaj Fadil Shytit , shihet qartë se ke një urrejtje patalogjike ndaj autorit, dhe si i tillë ke pasqyruar edhe foshnërinë tënde politke.
Unë, nuk ka nevojë të di kush je, sepse në sipas "logjikës" së atij shkrimi çoroditës e kuptova drejt se ti je Askushi.

Por, duke bërë këtë gaboshesh rëndë!

Ti ore Xha Ferr,
qenke i mjerë,
qenke i pacipë,
të paska marrë koka erë!

Ti, pa pikë turpi gënjen kur shkruan, kinse "sipas një shoku, Fadil Shyti qenka një mësues katundi, paçka se ai e quan veten profesor" !!!
Jo, mor zotëri gjeloz i mjerë provincial, kjo nuk qëndron sepse:
vërtetë që Fadil Shyti, nga viti 1983-1991 ka punuar në një katund të Shalës (Vllahi ), ku ka bërë një jetë migjeniane, por kjo s´do të thotë se nuk ishte i kualifikuar me titullin, Profesor i Letërsisë Shqiptare.
Këtë mund ta verifikoni, kur të dëshironi, ti dhe të pabesët tjerë inatçorë...
Sa për ilustrim po ta jap një fakt:
Veprimtari atdhetar, Fadil Shyti ka diplomuar në vitin 1982, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në UP.

Ay, punoi në Vllahi për faktin që ishte i burgosur në vjeshtën e vitit 1981, për "fajin" se e paska vizituar Shqipërinë e Përtejdrinit, kur ishte student, pra në vitin 1979, atij nga "sigurimcat" e LKJ-së, me kompani, nuk i lejohej të punonte në qytet, nën akuzat se ishte irredentist, nga lehja e shpifjeve të sojit tuaj se është i rrezikshëm etj...

Nuk mundem të duroj!
Ti, me rrejtë e unë me flejtë - kur thua që:
Fadil Shyti, ka vetëm një përmbledhje poetike, jo more syleshë, vëllau ynë atdhetar i ka jo një përbledhje poetike, "Në kërkim drite", Tiranë ( 1996 ), por dhe një vepër të dytë publicistike të botuar, me titull, "Në rrugën e lirisë" Prishtinë, (2004) dhe ka dorëshkrime tjera që së shpejti do ta shohin dritën.

Pavarsisht, se ju jeni të egërsuar nga sëmurja partiake, kot e keni se nuk mund ta mohoni dot veprimtarinë e tij atdhetare.

Ke shkruar kinse biografia e I. Rugovës, përputhet me "vija e vijaska" me atë të Shaban Palluzhës dhe të gjyshit të Fadil Shytit, kinse duke e "përgojuar" I. Rugovën, analisti Fadil Shyti, "shkon ndesh gjyshit të vet".
Po, a ka më mjerim se kjo logjikë:
vet përcaktimi i I. Rugovës për politikë paqësore tejet pasive, shkon ndesh politikës së Shaban Palluzhës dhe Hajzer Tafës,(gjyshit të Fadil Shytit), të cilët luftuan me armë në dorë, për liri dhe Ribashkim kombëtar.
Kujdes zotëri!
Mos i shqtësoni edhe heronjt nën varre!...
Pastaj, veprimtaria politke qyqare e "heroit" tuaj nuk barazohet me asgjë me qëndresën e tyre heroike.
Ata, luftuan e u vranë me serbët okupatorë.
Ata, kurrë nuk ngritën dolli duke u gajasur në Beograd në kohë të rënda lufte.
Opinioni shqiptar dhe i huaj, e ka të qartë kur ky lideri juaj, i sëmurë nga gangrena ldk-iste, nuk zbriste nga aeroplani në Tiranë përkundër gjithë atyre përpjekëjeve të institucioneve të shtetit shqiptar, ai dëshironte të shkonte në Kosovë se atje e kishte të siguruar mbrojtjesn nga policia famëkeqe e S. Millosheviqit.
Popinioni e di fort mirë për atë deklaratën famëkeqe të I. Rugovës të cilën e transmetuan BBS-ia dhe CNN-i, kur dy "burrecat", Milloshevic -Rugova, kërkuan të ndërpriten Bombardimet e NATO-s.

Ke vjellë vrerë pa pikë turpi se:
Fadil Shyti, vetëpërgënjeshtrohet në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, për titullin :
"Një shkëndijë drite po përhapet në Kosovën shqiptare"- sipas teje "po potencoka atë që nuk është jonormale tendenca e spastrimeve etnike, tamam sikur politika serbe ..."!!!
O, ngadalë e mos u ngut dhe mos u tut o mjeran, se nuk të mbetet Kosova veç me shqiptarë!
Do të keshë ti dhe pinjollët e sëmurë të LKJ-së, aq serbë sa t´i ftoni në kafe të pista dhe në gosti kumbarie...
Kisha fashiste serbe dhe UNMIK-u dhe miqtë tuaj ndërkombëtarë po përgaditen të sjellin sërish kolonë të ri serbo-sllavë në Kosovën tonë shqiptare , aat duan ta bëjnë Kosovën multietnike aq sa dëshiron ti dhe ata si gëzohen si ti.

Nuk bëhen spastrime etnike me një titull shkrimi!

Por, ti mor zotëri dhembjen e ke gjetiu, tani ju instutucionalistëve pacifistë u ka hyrë lepuri në bark, duke e shikuar veprimtarinë atdhetare të Albin Kurtit, ka filluar t´ju dridhet "kurora e mbretit".

Lumenjtë, fillojnë ngadalë të vërshojnë, por s´ kalon shumë kohë kur ata i rrëmbejnë të gjitha mbeturinat që u dalin përpara!

Mbase, ju e keni përjetuar këtë, më 1 Tetorin e vitit 1997, tani i druani fort, zgjimit të sërishëm të uraganit popull!
Ju, çmendeni nga frika e prishjes së rehatisë dhe e kumbarisë shumëvjeçare me "pobratimat", vëllamët tuaj serbë.

Nuk dua të ndalem për kontributet "madhore" të LDK-së, dhënë LÇ-re,
e në veçanti ka "shkëlqyer qeveria juaj e drejtuar nga ish-kryeministri B. Bukoshi, me ata 200.000 ushtarët dhe me gjeneralët e tij institucionalë, pinjollë të akademisë së Beogradit; por pa harruar të ta kujtoj se ishte LPK-ja ajo bërthama e parë opozitare ilegale, e cila ia lëkundi themelet ish-Jugosllavisë, në vitin e lavdishëm 1981.
Ishte ajo që pastaj e ndihmoi me djersë e gjak luftën heroike të UÇK-së.
Pajtohem me mendimin që anëtarët e thjeshtë të LDK-së, e kanë ndihmuar këtë luftë, por jo edhe udhëheqja snobe, servile me në krye teknokratin cinik I. Rugovën, të cilët ikën nga sytë këmbët në relacionin, Bllacë-Beograd-Cetinë-Tiranë...

Tendenca jote për ta përshkruar politkën e I. Rugovës, si "politikë të hollë", është fund e krye fataliste, sepse e mbronë haptas tradhëtinë!

Hisatoria e popullit shqiptar, fatkeqësisht i njehu dy liderë tinëzarë e qyqarë të cilët kanë ikur nga fronti në kohët më të rënda kur po rrezikohej Shqipëria:
1. Ahmet Zogun dhe
2. Ibrahim Rugovën.

As balli as bishti, gjegjësisht, as i pari as i dyti, nuk e kishin as aftësinë as trimërinë ta krijonin dhe ta zhvillonin një ushtri çlirimtare, ashtu siç bëri komandanti legjendar, Enver Hoxha.

Pastaj, ta krijojnë dhe ta zhvillojnë një ushtri ashtu siç bënë "bijtë e bijat e tij"- siç do të dëshiroje t´ju thoshe ti dhe kori yt pacifist, djemëve të UÇK-së, pra kinse këta paskan krijuar dhe formuar ushtri ideologjike!!!
Po, marrëzi më e madhe politike se kjo s´ka ku shkon!

Ti, o mjeran, paturpsisht i ke fyer shumë nga udhëhqësit e UÇK-së dhe komandantët e saj, kjo s´ na habitë aspak, sepse kompania jote mbahet nga këto gjepura, nga këto gjellëra bajate të pa kripë jeton; me atë të "famëshmen" "Bota Sot", me sulemet ndaj çlirimtarëve ju ia kaloni edhe politikës serbe, sespe, kinse i njihni situatat nga kanalet e kalasë nga brenda...
Pastaj, këto i transmetoni me servilizërm e besnikëri labirinteve të udbashëve dhe kos-it.
E, pastaj ata i dërgojnë këto dosje deri në Hagë.

Por, kot e keni, sepse :
"anijet që lundrojnë drejt Beogradi, ne i kemi djegur" deklaroi, Xhavit Haliti, veprimtar politik i LPK-së, për më tepër se 20 vjet...
Eh i nderuari Halit, ka harruar ai, se tani drejt Beogradit liderët e LDK-së, dhe puthadorët e tyre, ikun me aeroplana e trena, sa herë ndihen tërmete në trojet etnike shqiptare.
I dehuri Xha Ferr, tenton të na e mbushë mendjen se Klintoni, Ollbrajti, Wokeri, e paskan prishur gjumin për hatër të I. Rugovës.
Kam përshtipjen se këto e perkrahën luftën tonë vetëm sepse e panë realitetin se eksistonteUÇK-ja.
Por kur e panë se ky popull nuk din t´i vlersoj heronjt e vet, dhe është i pa pjekur politikisht, për faktin se dy herë zgjedhjet e fundit në Koso-
vë ishin një manipulim që vetem shqiptarët e hanë këtë gjellë pa
kripë, të dalin në zgjedhje me lista të mbyllyra, pastaj ata na lanë në baltë kjo është ajo pasoja katastrofale që tani këta ushtarët e huaj po tallen me identitetin tonë kombëtar,dhe na rekomandojnë standartae dhe domosdoshmërisht t´ua regullojmë kishat-politke serbëve me me përqindje nga pagat e vogla të punëtorve kosovarë.
Ju, protestat popullore në marsin 2004 i dënuat dhe kështu keni hyrë në vallen "shirikolla" të djajëve sllavë.
Ata, i erdhën në ndihmë Kosovës, vetëm atëherë kur jehuan pushkët partizane maleve të Kosovës e jo kur gjëmuan vajet katundeve e qyeteteve të saj!

I ke shtruar pyetjen shokut Fadil Shyti, si do të dukej sot Kosova pa intervenimin e NATO-s, kundër Serbisë, por unë paraprakisht kam një pyetje për ty:
si do të dukej Kosova pa sikur të mos ngriteshin në luftë djemtë e UÇK-së, e pastaj ta sillnin intervenimin e NATO-s, në Kosovë?

Po të "sundonte" pambarimshëm klika vajtuese e LDK-së, misiguri edhe deri sot, Kosovën do ta shkretërorne kapica serbomadhe me çetnikët me në krye kriminelët si:
Millosheviqi, Arkani, Shesheli dhe do të organizonte tubime festive si ajo e Gazimestanit, peshkopi shovenist, Artemije!

E tani ju o bukëshkalë, hidhni shqelma kundër vëllezërve tuaj çlirmtarë, kafshoni pastaj si kuajt e majmur, që s´duan të dijnë për të zotin e tyre...

Bile, për këtë harlisje e keni edhe bekimin e çetnikëve dhe vazalëve të tyre nëpër botë.

Me gjuhën e nepërkes, në stilin e një agjenti të mjerë e ke pyetur sikur në hetuesi, veprimtarin Fadil Shyti:
Më inereson reagimi yt dhe reagimet e rrethit tëndë në rastet e shpeshta të atentateve?

Ja po ta them si mendoj unë e besoj plotësisht që edhe shoku ynë i nderuar, Fadil Shyti mendon kështu:
Këto atentate janë ato që e tregojnë fytyrën tuaj të vërtetë; klane të ndryshme për intersa të ndryshme andej nga "mëhalla juaj e madhe" e LDK-së, po ia hani kokën njëri-tjetrit!

Ndërsa, për qëndrimin ndaj armiqëve dhe puthadorëve të tyre ne e kemi devizën tonë që e kemi treguar gjatë luftës, por po ta kujtoj këtu një amanet të dëshmorit të kombit tonë, Bajram Bahtiri, ay thoshte:

"Armiqtë dhe tradhëtarët, me plumba kresë duhet t´i qëllojmë"!

Tani e kam një pyetje për lexuesit e nderuar:

E kush është më shkja se shkaju e tregoi koha luftë:
janë ata që u bënë dje dhe po bëhen sot vazalë me të, ata që ngritën dolli para dhe pas luftës, apo ata që ndërruan vetëm plumba, barot e zingjirë me serbët pushtues.

E, sa për hallin e Marrëveshjes së Rambujës - mendoj unë, besoj që këtë mendim e ka katërsipërisht edhe shoku ynë Fadil Shyti se:
atje u shkelë parimi i VETËVENDOSJES, atje u thellua hendeku i mosrealizimit të pavarsisë së Kosovës.
Me fjalë tjra kur Ibroja i juaj u tha diplomatit, Robin Kuk dhe M.Olbrajtit në Shkup, ende pa e lexuar dokumetnin e Rambujës që ne do vijmë atje dhe natyrisht se ky ishte akti i kryer që partia më e madhe që kishte fituar dhe në këtë mënyr ë i fiton zgjedhjet në Kosovë sa herë që të votoni sepse votat janë të mbikqyrura nga serbet dhe tani nga UNMIK-u, pra nga miqtë e serbëve.
Pra zgjedhjet dhe Rambujeja janë dy pika më delikate në politikën shqiptare dhe këte e ka shpjeguar fort mirë simboli i resistencës shqiptare që ty e quan ish-simbol...
Po ta them hapur që ti dhe rethi i juaj nuk e dini se cili popull e ka në botë një njeri si Adem Demaçi me atë kapitalaq të madh politik.
Lexoje librin "Dosja Demaçi", aty do gjejshë shumë gjëra o mjeran kur Demaçi mbronte të drejten e shqiptarëve gjyqeve serbe, Ibra dhe zotërinjtë tuaj , bëni shkolla dhe kurse politike në Kumrovc, Francë, Itali, Irak e Libi pra te Sadami dhe te Gadafi, sepse ata ishin miqtë e Titos., të cilin ju e quanit pejngamer!!!

Pastaj, atje u bë një marrëveshje për një qeveri të cilën e shkeli me të dy këmbët, me inicimin (këshillimin) e qeverisë italiane, "mbreti" ikanak I. Rugova.
Kjo, e pati për pasojë këtë gjendje që e kemi deri sot, pra kemi mbetur:
"as mish e as peshk" - siç thotë populli ynë.

Si dinak që na qenke i sojit më të keq, je përpjekur që dërgimin e Ramushit në Hagë, ta barazosh me "kidnapimin" e I. Rugovës nga serbët.
Mos deshe të thuash që Ramushi u "kidnapua" nga ndërkombëtarët, aletatët tanë, shpëtimtarët tanë - siç thërrisni ju me zë të ngjirur, e për të mos na futur në luftë me botën, u dorëzua pa rezistencë, por "kryeplqenari" yt për hir të cilës paqe u vetëdorëzua në Beograd?

Ja po ta them unë këtë:
jo mor zotëri, mos ke dert fare, për vuajtjet e "Titanikut" rugovas, jo more jo, nuk është kidnapua fare, lideri me "njëmijë okë mend", por sipas të gjitha rrethanave që opinioni fort mirë i mori vesh pastaj - kjo kishte qenë fund e krye marrëveshje midis kumbarëve politikë, në relacionin, Prishtinë-Beograd.
Këtë, sot e di edhe naivi më i madh i sojit tënd, por tjetër është fakti që këtë ju s´keni guxim ta pranoni...
Ti mor qerrata politik, je përpjekur kinse ta mbrosh turpin e Donika Gërvallës, për sulmin e saj të pacipë, kundër Ramush Haradinajt, duke ia dhënë asaj të drejtën se:
për faktin se qenka e bija e hero Jusufit, tani t´i lejohet të llomotisë turpe nëpër botë, kundër heroit tonë të gjallë, Ramush Haradinajt.
Kjo, marrëzi nuk shkon!
Këtë, marrëzi se duan as pionierët e shkollave fillore...

Ju, krekoseni me ata 36000 anëtarët e LDK-së në Gjermani, kjo s ´na habitë aspak, por edhe përkundër respektit për anëtarët e padjallëzuar, sepse nga radhët e tyre ka njerëz të ndershëm e atdhetarë - por dijeni mirë ti dhe sorta jote se as veprimtarin, Fadil Shyti as ne kjo s´na bënë për as një çast,të ndalemi në rrugën tonë të ndritur për ta arritur fitoren e madhe të RIBASHKIMIT KOMBËTAR, për të cilën e kemi pikësynimin kryesorë që ta realizojmë ëndërren shekullore të të parëve tanë...

Nëse ke kurajon, lexoj më me kujdes shkrimet tona dhe atëherë do ta kuptosh se përpjekëjet tona, për atë objektivë madhore synojnë!

Fatbardhësisht, në këtë rrugë sot i kemi përkrah qindra e mijëra, por nesër do të na bashkohen edhe miljona shqiptarë, ashtu siç dijnë atdhetarët t´i ribashkohen qëllimit të shtrenjtë!...

Je shprehur me cinizmin e mykur titisto-ldk-istë, mos UÇK-ja s´ na paska qenë ilegale, për faktin se e paska pasur selinë e saj në Prishtinë; e more trutharë, pa ndalu njëherë e mendoje këtë me gjakftohëtësi, kur dhe pse e hapi këtë seli SHP i UÇK-së?!
Pastaj, kush u bë zëdhënësi i saj?
U bë krejt natyrshëm, ai Anteu shqiptar, i betejave të mëdha politike, Adem Demaçi, të cilin ju ldk-istët dhe të gjithë pacifistët shkretanë e keni fyer dhe denigruar aq shumë dhe sipas teje:
"vetëm njëherë qenka bërë burrë"!!!
Ani, kur se:
- atëherë, kur e paska treguar një "stisje" dinakëri politike të I. Rugovës.
Por, ne fort mirë e dijmë se për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, I. Rugova, është njeriu më i pamerituar në historinë e re të Kosovës, për arsyet që opinioni i brendshëm dhe i jashtëm fort mirë i ka të njohura.

Kur ke tentuar të futësh dhenjëza thonjësh, midis viganit Albin Kurti dhe "joviganit" Adem Demaçi, ke dalë shumë mjeran si vet klasa jote politike...
Kurse, siç shprehesh ti i o pacipë "duetin" A. Jashari, A. Demaçi, A. Kurti, kinse këta paskan qenë shokë - këngëtarë, duke kënduar potpuri labe, je treguar shumë i ulët jo veç kombëtarisht por edhe njerëzisht.

Për krahasimin që e ka bërë veprimtari atdhetar, Fadil Shyti, ka pasur plotësisht të drejtë:
- sepse, këta tre viganë të historisë së Kosovës, sikur e plotësojnë njëri-tjetrin, atë çka bëri Adem Jashari dje me armë, këta burrat intelektualë që u shpëtuan golgotave serbomadhe po e bëjnë me penat e tyre të ndritura...




Po e përfundoj këtë reagim me një poezi të Fan. S. Nolit, që ia kushtoi shokut të tij të vrarë, Luigj Guarkuqit, nga dora gjakatare e Ahmet Zogut,
është ajo elegjia e famëshme:
"Syrgjyn vdekur", prej së cilës lexuesve po ua kujtoj veç ca vargje:
... Nëno moj mbajë zi për vëllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë na e shanë,
Na i thanë tradhëtor!

Eh, sikur po na përsëritet historia, sepse sërish atdhetarët po na i vrasin, po na i burgosin dhe po na i shajnë, larotë e krisur dhe të pa shpirt.
Por kot e kanë!


Kopenhagë, 24 qershor 2005

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.