Qeshni se ju zgjatet jeta

2005-06-22 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Qeshni se ju zgjatet jeta

Përgatiti : V. Vranaj

Kur ishte hera e fundit që ju keni qeshur me gjithë zemër ? Shqetësimet, ritmi i jetës së shfrenuar, stresi… ne i kushtojmë gjithnjë e më pak kohë të qeshurave të sinqerta : rreth njëzet minuta në ditë të qeshura në fillim të viteve 80 kurse sot më pas se 60 sekonda për një të tretën e të rriturve sot. Ndërkohë që fëmijët katërvjeçarë mund të qeshin deri 400 herë në ditë. Dhe pa u sforcuar fare. Bëhet fjalë për një gjë shumë serioze. Për të ditur më shumë pyesim Bernar Raquin, psikoterapist.
· Është e vërtetë se e qeshura është ushtrim muskulor i plotë ?
· E qeshura, ose thënë ndryshe kjo gjimnastikë e brendshme është e barabartë me një seancë vallëzimi. Ajo vë në lëvizje gjithë muskujt e fytyrës : të mollëzave, të buzëve, të nofullave, të qafës… Një masazh i mirë për lëkurën, sepse nxit qarkullimin e gjakut nëpër kapilarë : zemra rreh më fort dhe enët e gjakut zgjerohen : i gjithë sistemi i qarkullimit të gjakut stimulohet. Kjo « dallgë » përçohet më pas në muskujt e barkut, duke ndihmuar tretjen e ushqimit, duke nxitur prodhimin e lëngjeve gastrike dhe enzimat e nevojshme për tretjen.
· Po për sëmundjet e tensionit, a ka ndikim e qeshura ?
· Gjatë qeshjes, diafragma ngjitet dhe zbret. Këto kontraktime shtojnë sasinë e ajrit që depërton mushkëritë dhe oksigjenon gjakun. Me të njëjtën efikasitet si dhe sportet intensive si aerobia, vrapi, tenisi apo seksi pasionant. Nëse qeshim per një kohë relativisht të gjatë, ndjejmë gjunjët të na këputen. Mund të shkojë seri në atë pikë sa, më falni për shprehjen, të na shpëtojë urina. Pra, nëse vuani nga tensioni i lartë, mos e privoni veten nga një e qeshur me gjithë shpirt.
· Na ndodh të gjithëve që në situata shumë serioze ose tragjike që të pësojmë kriza të qeshuri me lot. Pse ?
· E qeshura lejon trupin që të çlirohet nga tensionet psiqike. Prova ? Në një situatë stresuese kujtdo mund t’i ndodhë që të shpërthejë në një të qeshur nervoze. Pas një akumulimi intensiv, trupi duhet të shtensionohet patjetër. Atëherë sistemi nervor qëndror dhe gjendrat endokrine lëshojnë substanca qetësuese. Truri prodhon endorfina, hormonet e kenaqësisë, një lloj morfine, droge natyrore që ka një efekt të pabesueshëm kundër dhimbjes apo stresit.
· Populli thotë : kush qesh i shtohet jeta. Sa përqind të vërtete ka në një thënie të tillë ?
· Gjatë të qeshurës gjendrat prodhojnë hormone që largojnë gjendjet e ankthit, ndihmojnë funksionimin e mirë të sistemit imunitar dhe lufton infeksionet nëpër artikulacione. Në fund, pas një të qeshure të mirë, nuk kemi probleme me gjumin, sepse stimulimi i një neurotransmetuesi, i serotoninës, influencon në cilësinë e gjumit tonë. E qeshura është antidoti i vertetë kundër dhimbjeve të kokës, anktheve, shqetësimeve të vogla të përditshme dhe është një eliksir për të zgjatur jetën. Të gjithë e dimë se ata që jetojnë mbi 100 vjet janë njerëz optimistë, plot humor, që qeshin me gjithçka.
· C’këshillë na jepni ?
· Qeshni të paktën tre herë në ditë, gjatë tri minutave. Shkoni në kinema e shihni një film komik, spektaklin e humoristit tuaj të preferuar, kilikosuni më fëmijët tuaj. Do ta shihni, e qeshura është ngjitëse

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.