Mendime fluturake

2005-06-22 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Mendime fluturake

Shaban Vani

Për një jetë si në Perëndim,tek ne janë gati vetëm lugët.

Ka njerëz që ankohen se tërë jetën janë marrë me punë të rënda fizike:u hapnin
gropën të tjerëve...

Ka njerëz të gjithanshëm:mendojnë për një gjë,
premtojnë një gjë tjetër,bëjnë një gjë tjetër.

Jeta pa dashuri është si dita e diel pa gazeta.

Sot njeriu është si arma e mbushur.Me armën e mbushur nuk luhet.

Helmi filloi të hiqet nga përdorimi që kur njerëzit filluan të vrasin me mjaltë.

Kur ndeshi sharra në gozhdë ,u raportua se kishte hasur gozhda në sharrë.

Ai që e turbullon ujin shpesh herë quhet më aktiv se ai që përpiqet ta
ruajë atë të pastër.

Në raftin e bibliotekës mund të qëndrojnë pranë edhe librat e atyre autorëve që s`e durojnë njëri-tjetrin.

Ka këngëtarë që këndojnë sikur t`i ketë shkelur ariu në këmbë.

Edhe njeriu më me përmbajtje,tetëdhjetë përqind është ujë.

Flamuri ndotet edhe duke u puthur.

Për atë që ecën në një hap me kohën,gjithmonë do të gjendet dikush që t`ia numërojë hapat.

Qentë, kur grinden me njëri – tjetrin,harrojnë ta ruajnë shtëpinë.

Të jetosh pa asnjë qëllim,edhe ky përbën një qëllim.

Nuk duhet lënë për nesër ajo që mund të hahet sot.

Si nuk mbetëm një herë pa drejtorë që të punojmë për së mbari.

Sapo filloi të zgjohej populli,atij nisën t`i këndojnë ninana...

Kështu nuk jetohet,por edhe ndryshe nuk dimë si të jetojmë.

Po të mos e kishim qafën,nuk do të dinim ç`është kravata.

Sido që të jetë,shpresat s`duhen humbur:derri do t`i gjejë plehërat.

Bota është skena,njerëzit janë aktorë,po shikuesit ku janë?

Nëse s`ke mundësi të jetosh,merru me ndonjë gjë tjetër.

Poulli dha gjithçka që kishte...Kusurin ia morën.

Nuk mund të detyrohet një poull të ulet në gjunjë nëse ai është
mësuar të zvarritet.

Minifundi sajohet me copën që tepron nga kravata.

Sa shumë kanë ndryshuar kohët:përpara vajzat e reja skuqeshin kur u vinte turp,ndërsa tani u vjen turp kur skuqen.

Filmi i keq na e shkurton jetën nëntëdhjetë minuta.

Me sa sheqer duhet përzier mjalta që ajo të bëhet e ëmbël sa balta?

Sipas rregullores,parlamenti mund të diskutojë për probleme me rëndësi vetëm kur janë të pranishme mbi dy të tretat e karrigeve.

Ajo flinte me syze që t`i shikonte ëndrrat më qartë.

A mund të kërkohet të mbajë qëndrim ai që s`ka shtyllë kurrizore.

Ai kurrë nuk i përsëriste gabimet e veta.Bënte të reja...

Mos shkel në shpirtin e tjetrit edhe nëse i ke këmbët e lara.

Si ta shkulim nga rrënjët atë që s`ka rrënjë?

A mund të ketë gjë më të rëndë se xhepi bosh?

Cili është ai i fundit që s`dëshiron të jetë i parafundit?

A mund ta hash sapunin për djathë,meqë
sapuni është shumë më i lirë se djathi?

Nëse e ardhmja u takon të rinjve,
pse ajo vazhdon të jetë në duart e të vjetërve?


Si parlamentarëve,ashtu edhe pushtetarëve u pëlqen shahu,por asnjërit
nuk i bie në mend të kujtohet se në tabelën e kësaj loje,si mbretit ashtu edhe ushtarit,u janë dhënë parcela të barabarta.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-06-22

Kështu nuk jetohet,por edhe ndryshe nuk dimë si të jetojmë.

Po të mos e kishim qafën,nuk do të dinim ç`është kravata.

Sido që të jetë,shpresat s`duhen humbur:derri do t`i gjejë plehërat.

Bota është skena,njerëzit janë aktorë,po shikuesit ku janë?

Nëse s`ke mundësi të jetosh,merru me ndonjë gjë tjetër.

Poulli dha gjithçka që kishte...Kusurin ia morën.

Nuk mund të detyrohet një poull të ulet në gjunjë nëse ai është
mësuar të zvarritet.

Minifundi sajohet me copën që tepron nga kravata.

Sa shumë kanë ndryshuar kohët:përpara vajzat e reja skuqeshin kur u vinte turp,ndërsa tani u vjen turp kur skuqen.

Filmi i keq na e shkurton jetën nëntëdhjetë minuta.

Me sa sheqer duhet përzier mjalta që ajo të bëhet e ëmbël sa balta?

Sipas rregullores,parlamenti mund të diskutojë për probleme me rëndësi vetëm kur janë të pranishme mbi dy të tretat e karrigeve.

Ajo flinte me syze që t`i shikonte ëndrrat më qartë.

A mund të kërkohet të mbajë qëndrim ai që s`ka shtyllë kurrizore.

Ai kurrë nuk i përsëriste gabimet e veta.Bënte të reja...

Mos shkel në shpirtin e tjetrit edhe nëse i ke këmbët e lara.

Si ta shkulim nga rrënjët atë që s`ka rrënjë?

A mund të ketë gjë më të rëndë se xhepi bosh?

Cili është ai i fundit që s`dëshiron të jetë i parafundit?

A mund ta hash sapunin për djathë,meqë
sapuni është shumë më i lirë se djathi?

Nëse e ardhmja u takon të rinjve,
pse ajo vazhdon të jetë në duart e të vjetërve

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.