Aforizma satirike
Aforizma satirike
Ymer Minxhozi
Burri e rreh gruan e tij:
kur është i varfër,
kur është i pasur,
kur e do shumë,
kur s`e do fare,
kur...s`është burrë.
Drama mbante titullin:
“Dashuri dhe vetëm dashuri!”
Kur u ndezën dritat,në sallë s`kishte asnjeri!
Duhet t`ua keshë frikën
edhe njerëzve pa dhëmbë.
Ata të hanë pa përtypur.
Edhe tigri prej letre është i rrezikshëm,
në qoftë se letra është gazetë.
“Firma jonë kërkon shitëse që të jetë në gjendje të bindë një tullac të blej krëhër flokësh”(Lajmërim)
Kur politika s`ka moral,selitë e partive politike kthehen në shtëpi publike.
“Këtu prehet intriganti.
Askush s`e deshi dhe shumëkujt i duhej”(Epitaf)
Kujdes,o njerëz!
Ai është shumë i vogël
për komplimenta të mëdha.
Liria e fjalës:Ti ke të drejtë të thuash çdo gjë,
unë kam të drejtë të mos dëgjojë asgjë.
Mendimet e ndritura
më erdhën pasi kishte rënë errësira.
Mund të kesh shumë gjëra në dorë,
pa patur asgjë në kokë.
Megjithëse në detyra të vogla kish dështuar,
vendosën ta provojnë në detyra të mëdha.
Mos iu frikësoni pleqërisë,
se edhe ajo ...kalon një ditë.
Njeriu mesatar:
as i hollë,as i trashë,
as i gjatë,as i shkurtër,
as i vjetër,as i ri,
as bjond,as brun,
as me mjekër,as pa mjekër,
as intelektual,as analfabet,
as i pasur,as i varfër,
as i aftë,as i paaftë,
as i punësuar,as i papunë,
as i martuar,as beqar,
thjeshtë mesatar
Njoftim sensacional
U themelua “Partia e Njerëzve Seriozë”.
“Një grua e bukur,inteligjente,bjonde,adhuruese e muzikës dhe sportit,
kërkon një dhëndër për vajzën e vet.”(Shpallje)
Në qoftë se doni t`i shisni
mollët e krimbura – shpallni të ndaluara.
Për inatë të mjekëve ne do të jetojmë
deri sa të vdesim.
Pasi bien dhëmbët,
gjuha e ndjen veten më lirshëm
“Provimet zhvillohen nesër.
Të gjitha biletat janë shitur!”UT
“S`kam frikë nga lindja,as nuk druhem se vdes.
Frikën ia kam asaj që është në mes”.(Poetesha e re)
S`ka rëndësi cilën këmbë hedh të parën.
Rëndësi ka kujt ia shkel këmbën.
Secila dhelpër lavdëron bishtin e vet.
Secila parti shan bishtin e tjetrës.
“Të gjithë ata që ulen në karriken time largohen të qethur”.(Berberi)

Komentet e ruajtura
Reklamë
Ismail Bërbatovci
Pini lëng frutash!
Lëng frutash d.m.th. shëndet!
Shëndet d.m.th. sport!
Sport d.m.th. fitore!
Fitore d.m.th. para!
para d.m.th. femra!
Femra d.m.th. SIDA!
SIDA d.m.th. vdekje!
Mos pini më lëng frutash
Ismail Bërbatovci
Pini lëng frutash!
Lëng frutash d.m.th. shëndet!
Shëndet d.m.th. sport!
Sport d.m.th. fitore!
Fitore d.m.th. para!
para d.m.th. femra!
Femra d.m.th. SIDA!
SIDA d.m.th. vdekje!
Mos pini më lëng frutash
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.