Zona e Shtatë e UÇK-së - Burgu i Dubravës !!!!!

2005-06-20 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Zona e Shtatë e UÇK-së - Burgu i Dubravës !!!!!

Në burgun e Dubravës pavianin ku qëndrojnë çlirimtarwt ata e kanë emërtuar
Zona e Shtatë e UÇK-së ate e perbejne : Rrustem Mustafa Remi, Daut
Haradinaj, Bekim Zekaj, Latif Gashi, Nazif Mehmeti, Naim Kadriu, Shefket
Musliu, Feriz Qerimi etj tregon Sabit Geci !!!!

Sipas Gecit bisedat me shokët e luftës kryesisht kishin të bënin me të
ardhmen e Kosovës. “Kurrë nuk thonim çka na gjeti neve, por çka e gjeti
Kosovën”


Prishtinë, 19 qershor - Hajni, mashtruesi, reketgjiu, përdhunuesi,
vrasësi…., kanë qenë epitet që iu vënë një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, që e ndihmuan edhe më shumë gjykatësin francez Patrik Desherek të
vendosë burg prej pesë vjet e gjysmë për të.
Tash Sabit Geci, ka vuajtir pjesën më të madhe të dënimit dhe në fund të
tij, është liruar përkohësisht në mënyrë që të shërohet nga plagët që i ka
marrë gjatë luftës dhe që iu janë përtërirë në burgjet e Kosovës. Shenjat e
plagëve ende i vëreheshin, ndonëse në këmbë ende i ka të hapura disa plagë
që mendon t’i shërojë jashtë shteti. Kjo edhe ka qenë arsyeja që Sabit Geci,
që gjatë jetës së tij ka kaluar 15 vjet në burg, është liruar. Gjithnjë
kishte ndjerë se qershori do të jetë fundi i vuajtjeve të tij në burg. Thotë
se është ndjerë mirë kur ka ardhur momenti që ai t’i jap fund një dënimi, që
sipas tij ka qenë një proces i montuar. “Kur me arrestuan me katër shtator
mendoja se do të më mbajnë 72 orë por kurrë nuk besoja se do të qëndrojë
pesë vjet në burg”, tha Geci të dielën derisa priste dhe përcillte mysafirë
të shumtë që vinin ta uronin për lirimin e tij. I etur për të biseduar me
njerëz, pasi kohën më të madhe të burgut e kishte kaluar në qeli dhe në
kushte, që Geci i konsideron si shtazarake, është i bindur se nuk kanë qenë
arsye e burgosjes së tij konflikti me Marajn, por diçka tjetër.

“Me të njëjtat nene si janë dënuar ushtarët e UCK-së, jam dënuar edhe unë,
ndonëse unë jam marrë në burg për krejt diçka tjetër”, thotë Geci ”. Në një
gjendje shumë të rëndë shëndetësore që mjekët kanë konsideruar se gjendja e
tillë nuk do të mund t’i përballojë kushtet e burgut, Geci iu është
nënshtruar një presioni të paparë, që sipas tij, nuk do të mund ta
përballonte as ai që do të ishte në gjendje normale. “Më bënin presion që
unë të ofroja për ta informacione rreth luftës dhe për njerëzit e saj”,
thotë Geci. “Më kanë thënë kërko çka të duash, vetëm të nxjerrin nga unë
informacione”, thotë ai i cili ia lë historisë të vërtetojë se a ka qenë apo
jo i drejtë gjykimi dhe dënimi i tij. Por për të gjitha padrejtësitë e tij
që atij iu janë bërë, ai nuk e akuzon vetëm UNMIK-un , por bashkëpunëtorët e
UDB-së nga Kosova, që sipas Gecit, kanë ndihmuar në burgosjen e tij por edhe
shumë pjestarëve të UCK-së. Qëndrimi i Gecit në burg lidhet edhe më shumë
padrejtësi që atij iu janë bërë në këtë kohë. Dy vjet kishte qëndruar në një
qeli në burgun e Mitrovicës, i mbyllur pas dy dyerve të hekurta dhe pesë
“shulave” ku në këtë kohë kishte përjetuar një sulm në zemër, kishte
qëndruar 11 ditë pa vetëdije dhe nuk e kishte ndihmuar askush. “Gjatë
qëndrimit në burgun e Mitrovicës jam pastruar me me shishe, të cilat
mundohesha t’i vlojë vet apo edhe me ujë të ftoftë, sepse të nxehtë për mua
nuk kishte”, tregon Geci për padrejtësitë që iu janë bërë në një burg që
udhëhiqej nga njerëz të vendeve ku demokraci në to kishte vënë moti themelet
e saj. “Habitem edhe me veten se si unë me gjithë këtë problem shëndetësor,
kam mundur dy vjet të qëndrojë në atë qeli, në një hapësirë 1 me 3 metra”,
thotë Geci, i rrethuar nga anëtar e tjerë të familjes në shtëpinë e tij në
lagjen Pejton të Prishtinës. Por pas gjitha këtyre padrejtësive që atij iu
janë bërë atij në burg, Geci ndjehet tepër i qetë me një karakter të fortë
dhe me një bindje të paqëndrueshme për të dhënë edhe jetën për kombin
shqiptar kur të jetë nevoja.

“Edhe 100 luftëra të zhvillohen në Kosovë në do të jem pjesamrrës i saj”,
thotë Geci.

Pjesa më e mirë e qëndrimit të tij në burg është takimi i tij me shokët e
luftës. “Remin, Dautin, Bekim Zekajn, Latif Gashin, Nazif Mehmetin, Naim
Kadriun, Shefket Musliun, Feriz Qerimin, etj …... i kam pasë shokë të luftës
dhe të burgut”, thotë Geci. Ata madje në burgun e Dubravës pavianin ku
qëndrojnë ata e kanë emërtuar Zona e Shtatë e UÇK-së. Sipas Gecit bisedat me
shokët e luftës kryesisht kishin të bënin me të ardhmen e Kosovës. “Kurrë
nuk thonim çka na gjeti neve, por çka e gjeti Kosovën”, thotë Geci i cili në
rrethin e ngushtë familarë ka dhjetë të vrarë në luftë. Pasqyrë për ngjarjet
në Kosovë e kishin shtypin të cilin e prisnin padurim. Vrasjet e njerëzve
kushdo qofshin ata, i preknin tej mase ushtarët e lirisë në burg. “Të vritet
një vëlla i Ramushit, është një krim shumë i rëndë”, thotë Geci, i cili
veten e identifikon si njeri që i është bërë propaganda më e keqja ndaj
tij.“Më kanë akuzuar edhe për përdhunim”, thotë ai që nëpërmjet gazetave
vendore e ka parë veten në të gjitha rolet: hajn, tradhtar, vrasës,
kidnapues…, por ai e sheh vetën në anën tjetër të këtyre akuzave. ”Kur
gazetat kanë shkruar kundër meje, më kanë pëlqyer, sepse krahas meje
shkruhej edhe për Thaçin, Haradinaj e për shumë njerëz të mëdhenjë”, thotë
Geci, invalid i luftës që gjatë qëndrimit të tij në burg ka lexuar më shumë
se 500 romane.
Pasi ta përfundojë pjesën e dënimit, ai ka vendosur të merret me sport,
ndërsa thotë se do të jetë sa më larg nga politika, edhe pse vërehej
njohuria e tij për rrjedhat politikë.


Sipas avokatit të tij Mahmut Halim, Sabit Geci, është dënuar, ndonëse pa të
drejtë për konfliktin që ai ka pasë me Milaim Marajn, rreth një shpërthimi
që ka ndodhur në lokalin “Mayami Bich”. Atëbotë ky lokal është konsideruar
si qendër prostitucioni ku në të është hedhur një mjet shpërthyes. Maraj ka
deklaruar se këtë sulm e kanë bërë pjesëtarët e UCK-së dhe Geci, si
përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta, ka kërkuar sqarim nga Maraj se
pse ai ka deklaruar në këtë mënyrë, ku më pas ka shpërthyer edhe konflikti
ndërmjet tyre. Kjo ka qenë baza e një akuze pas së cilës Geci është dënuar
me 5 vjet e gjashtë muaj burg.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-08-02

I uroj lirimin nga burgu Sabit Gecit si dhe grupit te Llapit me padurim e pres edhe lirimin e
Gjeneral Daut Haradinaj me shoke , nuk eshte aspak e drejt te mbahen ne burg qlirimtaret
Luften e nisin Idealet e vazhdojn Trimat kurse e gezojn frigacaket , ne kete rast jan ata qe e quajn veten"viktim"
E trimat e Kosoves po mbahen ne burgje pa kurrfare te drejte , nje dite do te na mallkoj historia ,gjaku i deshmorve si dhe plaget e ketyre trimave , do e kuptojm te gjithe realitetin por shpresoj se nuk do jet vone
Edhe nje her u uroj lirimin te lart permendurve

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.