“Margaritarët” e Ismail Kadares
“Margaritarët” e Ismail Kadares
Nga-Beqir Berisha
Në veprën e fundit, Kadareja ka ndrishuar strategjin e tijë. Ai nuk kritikon më njerzit e vdekur por të gjallët. Volteri i madh i Francës, të cilin e përment Kadareja, ka kritikuar Luigjin XIV kur ka qenë gjall ai, ndërsa Kadareja ate që nuk e bëri kundër Enver Hoxhës derisa që gjall, e bën kunder Adem Demaçit sot, por Demaçi i gjall nuk ka as forcën e Luigjit XIV e as pushtetin e Enver Hoxhes, për t`i thurur lavde e hymne siç i ka zakon ai.
Këto ditë lexova veprëne shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare “Ra ky mort e u pamë”, botuar para pak kohe e që u kushtohet ngjarjeve të fundit në Kosovë. Vepra përshkruan fundin e luftës, konferencën e Rambujesë dhe ekzodin e madh shqiptar. Nëpërmjet ditarit të vet, Kadareja në këtë vepër na paraqet bisedat me politikanë, gazetarë, publicistë etj; takimet ne¨forume të ndryshme ndërkombëtare dhe letrat që u dërgon burrave të shteteve. E gjithë kjo veprimtari e dendur i ka dhënë mundësi Kadaresë që t´i përcjellë e t´i njohë mirë ngjarjet dhe rethanat që kanë ndikuar në zhvillimin e tyre.Megjithatë, as në këtë vepër ai nuk paraqitet si një komentator i mirë i ngjarjeve. Permisat, nga të cilat niset Kadareja dhe konkludimet që i sjell ai në saje të këtyre përmisave, vërehet se lexuesit i servon paragjikimet e veta.
Në të gjitha veprat e fundit, Kadareja ka manifestuar një ves të tillë, duke u përpjekur të “përmirësojë” biografin e vetë. Ismail Kadareja, Pasi një her ngriti në zenit figurat politike shqiptare (Enver Hoxhën), pas vdekjes i ka kritikuar në mënyrën më të ulët. Në veprën e fundit, Kadareja ka ndrishuar strategjin e tij. Ai nuk i kritikon më njerzit e vdekur, por të gjallët.Volteri i madh i Francës, të cilin e përment Kadareja, ka kritikuar Luigji XIV kur qen gjall ai, ndërsa Kadareja ate që nuk e beri kunder Enver Hoxhës deri sa qe gjall, e benë kunder Adem Demaçit sot. Por, Demaçi i gjallë nuk ka as forcen e Luigjit XIV e as pushtetin e Enver Hoxhës , për t`i thurur lavde e himne , siç e ka zakon ai.
Njerzit bëhen të mdhenj duke bërë vepra të mëdha dhe duke manifestuar virtitet të larta njerzore . Me të drejtë, francesët i dhan vollterit epitetin e gjeniut të Francës, por edhe bota, shekullit XVIII e quajti shekulli i Volterit,sepse ai guxoj të kritikoj diktaturen e monarkis francese në zemër të Francës që i kushtoj shtrenjt.
Ajo që më shtyri të reagojë ështe pikrisht kritika dhe fyerja që i bëhet njeriut që vuajti më shum për Kosovën dhe jo gabimet politike që jan pësëritur dhe në këtë vepër.
Më poshtë duke cituar pjes të librit, do të përpiqem të elaboroj disa konstatime që nuk përputhen me realitetin.
1.Zoti Kadare, kritikon Adem Demaçin dhe thot të pa pavërteta kunder tij, shpif e trillon personalitetit të tij. Në faqen 30 duke kitikuar Demaçin ndër të tjera thotë edhe këtë:”kjo urejtje e tij kunder perendimit dhe NATO-s,kjo dëshir për ta veçuar Kosovën nga bota tregon se ky jeri ka mbetur një marksist-leninist me mendje të tharë dhe pa atdhe. Edhe burgjet më shumë se për Shqipërin i ka bërë, me sa duket, për marksisizmin”.
Parimisht, këtu më duhet të i komentoj dy çështje që nuk i ka të qarta, apo me qëllim i ngatron I. Kadareja. Së pari ai nuk e ka kuptuar mirë “Manifestin.....”e Marksit se në çfar rasti proletariati është “pa atdhe “. Me këtë rast unë njëkohsisht do ta kisha pyetur Kadaren se a bie edhe ai në këtë kategori të proletariatit që ka lënë atdheun për të “fituar bukën”, apo ka dezertuar nga betejat dhe debatet politike që po bëhen në Shqipëri. Së dyti, Kadareja, nuk e ka të qartë apo nuk do ta kuptoj problemin e marksistëve të Kosovës dhe shpif kunder Demaçit se gjoja na paska qenë në burg më shumë për marksizëm se për Shqipërinë!?
Në qoft se do të ishte kështu, ky do të ishte zbulimi më i madh i Kadares. Por, qëndron e kundërta. Asnjë shqiptar i Kosovës nuk ashte burgosur per marksizëm e për sistemin shoqëror serb që ështe çështje e mbrendshme e serbëve. Shqiptarët janë burgosur dhe janë dënuar si nacionalistë shqiptarë. Mos shpifni zoti Kadare dhe mos i dinigroni figurat më markante të lëvizjes çlirimtare të Kosovës, siç mendoni ju. Ai ështe njëshi i rezistencës shqiptare që ka kaluar 28 vite nëpër qelitë e burgjeve jugosllave. Nga vepra e tij janë frymzuar me qindra e mijëra të rinj. Adem Demaçi ishte idoli dhe frimzuesi i demonstratave të mëdha anti jugosllave të 1968, 1981, 1988, 1989 “Roft Adem Demaçi” dhe “lironi Adem Demaçin”brohoritnin studentëtë dhe i tërë populli, rugëve të Prishtinës më 1981 në demostratat që tronditën Jugosllavinë.Mos haroni zotri Kadare se me këtë kualifikim keni denigruar jo vetem njëshin e resistencës shqiptare, por keni fyer tër plejadën e patriotve shqiptarë të Kosovës që vuajti nëpër burgje dhe mbar popullin e Kosovës që solidarizohet me këta trima e trimresha. Në anënë tuaj janë vetem poltronët dhe oportunistet e klanit të Rugovës.
2.Zoti Kadare talleni me Mandellen e Kosovës, siç e quani edhe ju me ironi theksoni “se si ky far heroi u ka bërë ball serbëve, ndërsa të tjret janë zemruar.... se si disa her paskan ardhur serbët për ta mposhtur, por s`ia kan dal dot” faqe 101.
Ajo që këtu thuhet për Adem Demaçin, i kalon kufijtë e arsyes së shëndoshë. Kadareja bie në kontradiksion me vetveten. Dikur, (para ca vitesh) vetë ky zotri bënte garë me vetveten nëpër intervista duke u predikuar Kosovarve që të qëndrojn të papërkulur nëpër shtëpit e tyre dhe habitej nga ekzodi i madh. Eksistojnë shumë e shumë deklarata të tilla. Ndërsa sot thotë të kundërtën, akuzonë dhe e tall Demaçin pse nuk na paska ikur me të tjerët.“tai i duket, thotë Kadareja, se ështe koha që ai të shpallet shpëtuesi i kombit. I vetmi që s`u s`përkul, i vetmi që rapsodët e katundit do t`i ngren këngë me çifteli. Ndërkaq mendja e tij e varfër nuk është në gjendje të kuptojë se me këtë rrugë Kosova do të kthëhet së shpejti në varrezë“ faq.80.
Kur bandat e Sheshelit dhe të Arkanit hinë nëpër shtëpit e shqiptarëve dhe i poshtronin burat para antarve të familjes, Kadareja nga Parisi e akuzonte Rugovën për ultra pacifizmin e tij. Sot kur Demaçi ka rezikuar jeten, Kadareja e fajson! Kadareja e fajson dhe e tall atë për këtë aktë heroik.
Këtu duet të bëhen disa vërejtje.
S` pari, duet theksuar se Kadareja është shumë konfuz.
S`dyti, ai nuk është në gjendje të kuptoj se Demaçi i përket asaj kategorie njerzish te të cilët guximi për të vdekur për çlirimin e Kosovës ka qenë më i fiqishëm se dëshira për të jetuar në robëri.
S`treti, duke favorizuar ekzodin Kadareja arsieton politikën ultra pacifiste të klanit të Rugovës, që kritikohet me apati nga ai.
3.Më skandalozja përkitazi me kritikën që i bëhet Demaçit, ështe diagnoza që ia cakton Demaçit nga Parisi. Edhe në faqen 30 në ate 100 ai e fyen Demaçin duke pohuar se „truri i tij është tharë prej marksizem-leninizmit“.
Fyerja nuk ështe në natyren e njerzive të mëdhenjë. Për të kritikuar mjaftojnë faktet dhe jo sharje e etiketimet bajate që përdor në një libër që fatkeqsisht u shpall edhe libri i vitit. Për fyerjet që i bëhen Adem Demaçit unë nuk dua të flas më shumë. Le të gjikojnë vetë lexuesit e librit.
4. Nga ajo që vërehet në libër del se, Ismail Kadareja ka pasur shumë kontakte me burra shteti, diplomat, politikan të ndrishëm, gazetar, puplicist etj. Megjithate, akoma nuk ka mundur t`i kuptoj gjërat më elementare politike. Në faqen 81 të librit Kadareja shpreh habin pse grekët i përkrahin rusët dhe kinezët përkitazi me ngjarjet në Kosovë. Në faqen 52 nuk ka qëndrim të prerë rreth bombardimeve të NATO-s duke thënë: „Kjo nuk më jep ndonjë guxim. Nuk është mir kur bombardohet ndonjë vend“. Nuk do mençuri të madhe për t`u rikujtuar se grekët masakruan Papa Kristo Negovanin, bën masakra në Çamëri dhe pastruan këtë krahin shqiptare nga shqiptarët. S` dyti populli serb me referendum miratoi masakrat në Kosovë. Prandaj për tragjedin shqiptare në Kosovë ështe tër populli serb, dhe senitimentalizmi i Kadares nuk është fare i arsyeshëm.Ky është një gabim i rëndë shkencor, për të cilën dua të flas. Sërbët kanë qënë të përgëdhelurit e Ballkanit. Dhe kur e humbën këtë beneficion u gunjëzuan edhe para sllovenve, edhe para krotaëve. Edhe para boshnjakve dhe në funt edhe para resistencës shqiptare.
Zoti Kadare, shkruani, por keni kujdes se si i komentoni ngjarjet politike dhe si i vlersoni bartësit e tyre.
Beqir Berisha
Tetovë,15 janarë 2000
P.S. eshkruar në kompjuter nga një kopje të botuar, në të përditshnje ”Flaka” në Shkup.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.