Në një mledhje të sts-sit,,,
Xhemil Zeqiri
QËNDRIME TË NDRYSHME GJATË NJË KONFERENCE!
Roskilde 13. 06. 2005
Në Roskilde të Danimarkës u mbajt mbledhja vjetore e "S.T.S", që është Organizat Joqeveritare, që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe popujve, nëpër botë siç është rasti i Kosovës, Bosnjës, Somalisë, Palestinës etj.
Mbledhjen e hapi kryetari i organizatës, Vaugna Rasmusen, pasi i përshëndeti të pranishmit, për angazhimin e tyre, për aktivitetin që kanë bërë, pastaj u bë edhe bilanci ekonomik, të ardhurat dhe të harxhimet për vitin 2004, pastaj kryesuesi bëri një vështrim politik të situatave nëpër botë .
Ndër pikat e rendit të ditës në këtë konferencë ishin:
Referendumi i dështuar për Kushtetutën europiane në Francë dhe Holandë,
Situata në Irak,
Situata në Ballkan me theks të veçantë në Kosovë.
Unë, do të përpiqem të paraqes në këtë shkrim zhvillimin e kësaj konference; pikëtakimet dhe polemikat demokratike për çështjen e shqiptare në Ballkan e në veçanti në Kosovë .
Analizat u bënë, në kryesi të organizatës, "STS" - "Solidariteti Ndërkombëtar.”
- Në këtë Organizatë, jam anëtar i kryesisë dhe i vetmi aktivist prej të huajve.
Ishim të pranishëm nëntë veta, pra të gjithë anëtarët e kryesisë.
Për situatën në Kosovë shpjegova ashtu siç i shoh rrjedhat dhe zhvillimet politike.
Me ç´rast theksova:
Unë, isha në muajin mars të këtij viti në Kosovë, kur doli nga shtypi i libri im i dytë, "Polemika, intervista, debate dhe letra", Prishtinë, 2005.
Gjatë vizitës atje, pata shumë kontakte me shumë veprimtarë politikë, shkencorë e kulturorë si me veprimtarin, simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i cili tani është Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prof dr. Hakif Bajramin, nga Instituti i Historisë, pastaj me Rexhep Ahmetin, sociolog dhe veprimtar politik, me veprimtarin veteran, shkrimtarin dhe analistin politik, Beqir Berisha, i cili kohëve të fundit, në mënyrë shkencore i ka shkruar një letër të hapur diplomacisë ndërkombëtare me titull, ” Përse luftuan shqiptarët”, ay, në formë pamfleti që ka afër 100 faqe, e ka paraqitur thellësisht gjendjen reale në Kosovë dhe raportet e OKB-së dhe UNMIK-ut, me shqiptarët e Kosovës.
Kam takuar gjithashtu edhe shumë njerëz të thjeshtë, punëtorë, fshatarë, studentë etj.
Vlerësimi dhe konstatimi i tyre i përbashkët ishte se:
pas intervenimit të NATO-s dhe largimit të forcave serbe nga territori shqiptar i Kosovës dhe hyrjes së administratës ( trupave të OKB-së) , edhe pas 6 viteve situata nuk shkon sipas dëshirës që duhej të ishte pra ky konstatim nuk ishte vetëm imi por dhe i të gjithë atyre që i takova të gjithë argumentonin se pushtetin absolut e ka Kryeadministratori i UNMIK-ut, i cili fatkeqësisht po ndjek një politikë antishqiptare ( regresive) ndaj shqiptarëve, por tejet të kamufluar nën maskën e demokracisë.
Populli shqiptar në Kosovë, në vitin 1999 i priti me lule ndërkombëtarët, por në marsin e 2004 filluan të gjuajnë gur pas tyre.
UNMIK-u, sipas shumë analistëve shqiptarë, po mbanë një qëndrim shumë antishqiptarë dhe po përkrahet nga nga disa parti që në fakt kanë qenë gjatë tërë periudhës së pushtimit vegla të shovenizmit serbomadh dhe që kishin shumë privilegje prej tij.
Për të mos u zgjatur më shumë, dua të përmendi një shembull:
qëndrimi e zëdhënsit të UNMIK-ut, para një viti kur në konferencat për shtyp i mbante para gazetarëve, nuk kishte aspak ndryshim prej fjalorit cinik serb dhe natyrisht ky qëndrim i UNMIK-ut, bëri që populli të protestoi si shkak qe sulmi i huliganëve serbë, të cilët i ndoqën 3 fëmijët shqiptarë me një qen, ata nga paniku u mbytën në lum.
Ky, ishte vetëm shkaku, sepse UNMIK-u, pandalshëm me politikën e vet, që kur është instaluar në Kosovë, shqiptarët po i mbanë nën presion të vazhdueshëm politik, ndërsa serbët kanë qenë dhe janë të privilegjuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Dhe, kjo është një e vërtetë, sepse në Kosovë nuk ka pushtet serb por atje ka ndikim kisha ortodose serbe, e cila propogandon jo vetëm propogandë fetare, por del para serbëve me një platformë plotësisht fashiste në dëm të shqiptarëve.
Kjo kishë që mbahet dhe duhet të jetë fetare, por që ishte dhe ka mbetur plotësisht me sëmurje kanceroze politike serbomëdha, tani, është pengesa më madhe dhe po ndikon në destabilizimin e situatës, për më keq që edhe UNMIK-u, ka rënë në ndikimin e saj, mendoj unë.
Ishte kjo kishë që e nxiti dhe bashkëpunonte me S.Millosheviçin, t´i mbante shqiptarët nën thundrën e policisë serbe, duke propoganduar se:
serbët janë të rrezikuar, qeveria jugosllave ia hoqi autonominë Kosovës që ishte pjesë integrale e federatës jugosllave.
Dhe, tani pas luftës është pikërisht kjo kishë ortodokse serbe që e ka vënë para aktit të kryer UNMIK-un, të ketë një qendrim shumë përbuzës ndaj shqiptarëve etnikë dhe ta privilegjoi pakicën serbe.
Fatkeqësisht, tani edhe Grupi i Kontaktit të fuqive të mëdha ka rënë në greminat e ndikimeve të kishës serbe dhe të një veprimtari i cili më shumë se prift, është fashist, ky quhet njeri, Artemije.
Gjatë gjithë kohës, që nga vitet 1912/13-ta, kur Kosova ishte okupuar, kisha serbe ka luajtur një rol të ethshëm antishqiptar dhe ka qenë "fuqi baruti" si mjet rezervë i pushtetit serb, edhe sot kur Serbia nuk është e pranishme me ushri, polici e administratë, por me ndihmën e kishës dhe zëdhënësit të saj Artemije, ajo i bënë pandërprerëje diversion Kosovës.
Dhe, shumë shpejt makinacionet e tyre politike do të dalin në shesh si:
loja për standardet, akuzat ndaj komndantëve të UÇK-së, ndjekja e tyre nga gjykata e Hagës etj...
Por, tani po luhet edhe loja tepër e rrezikshme me decentralizimn e pushtetit lokal, kjo është thellësisht antishqiptare dhe e lansuar nga kisha serbe, e përkrahur dhe e projektuar nga qeveria serbe ose UNMIK-u dhe OKB-ja, por edhe Grupi i Kontaktit ( me dijeni apo pa të ) ka hyrë në vallën e rrezikshme të lojës serbe.
Deri tani diskutimet në Këshillin e Sigurimit edhe raportet që janë bërë për situatat në Kosovë nuk janë reale dhe kishin dhe kanë një prapavijë politike dhe antishqiptare.
Kjo shihet se Kosovës dëshirojnë t´ia njohin një ”repuplikë” pa sovranitet ose repuplikë në ("SAKSI" ), pa të drejta të vendos vetë për çështje më kardinale, por të mbetet sërish nën tutelën e Serbisë, përmes "argatëve" të paguar të Europës.
Kjo për mendimin tim, ështe mohim i së drejtës për vetëvendosje!
Ne, kemi kërkuar të drejtën për vetëvendosje dhe prej saj nuk heçim dorë, mos të harrojmë se për këtë ide madhore, ne shqiptarët i bëmë tri luftëra çlirimatare!
Luftëra, këto që në një far mënyre u përkrahën edhe nga komuniteti ndërkombtar dhe pastaj të tri UÇK- t, ua dorzuan armët evropianëve dhe amerikanëve e jo pushtueve dhe tani nuk është aspak e arsyeshme që Kosova dhe territoret shqiptare të mbetën nën pushtimin sllav, përseri.
Pra, për vetvendosje është derdhur gjaku rreke që nga 1912 e këndej dhe po ju siguroj se nuk do ndalet gjakderdhja, derisa shqiptarëve nuk u njihet
e drejta për VETËVENDOSJE!
Kërkoj falje se u zgjata ca tepër, por situata është shumë kritike tani, kur lideri shqiptar, Albin Kurti po arrestohet prej UNMIK-ut, vetëm pse po i ndimon drejtësisë ndërkombëtare dhe me lëvizjen e tij qytetare, KAN-in, i ka shkruar emrat e kriminelve serbë në një çarqaf të bardhë dhe e ka vu para selisë së UNMIK-ut, në Prishtinë.
Kryetari, V.Rasmunsen më falënderoi dhe kërkoi që nëse ka dikush diçka të thotë; në përkrahje ose ta kundërshton diskutimin e Xhemilit.
I pari e mori fjalën Jørn Mikalsen, i cili tha se më kanë munguar disa argumente që i shpalosi z. Xhemil, por më intereson fakti që: pse Qeveria e Kosovës dhe Kryetari, që janë zgjedhë nga populli nuk i thonë këto mendime apo t´i kundërshtojnë ato raporte të OKB-së ose të Grupit të Kontaktit?!
Përgjigje prej meje:
E mira do ishte ju t´ i pyetni ata ”super demokratët”, por për këtë do mundohem të përgjigjem shkurt:
zgjedhjet e fundit që u mbajtën nën kontroll të plotë UNMIK-ut, në ato zgjedhje dualën vetëm gjysma e popullit, ndërsa gjysma tjetër qe e zhgënjyer, pra nuk dualën; mosdalja në këto zgjedhje pasqyron qartë një hap politik, që e argumenton faktin se nuk ishin zgjedhje demokratike dhe se ato ishin vetëm një manipulim; aty tentohej dhe kjo u realizua që me çdo kusht këto struktura të dëgjueshme partiake, të caktohen për të vendosur për të ardhmen e Kosovës.
Populli e di se këto parti të krijuara para luftës në Kosovë, janë formuar me bekimin e Serbisë, pra janë të regjistruara fillimisht në Beograd, ndërsa partitë që dualën prej luftës janë të formuara me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Kjo është rezultati, 50% me 50 % tjetër që nuk doli në ato zgjedhje, njerëzit syqelë e kuptuan politikën reale të Adem Demaçit dhe Albin Kurtit.
Dhe tani është rreziku i madh, sepse zgjedhësit që ua dhanë votën këtyre partive nuk i dhanë as për autonomi e as për repuplikë pa sovranitet siç po mundohen miqtë e serbëve të na i servirin këto "shpërblime foshnjore"", pra, duke na sakatosur, e dënuar me prapakëthehu në histori, po të tallen me ne shqiptarët.
Pastaj, e mori fjalën, Erik Berner, ky më kundershtoi në disa pika se:
" nuk është e vërtetë se kisha ka gisht në politkën serbe dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në procedura të rregullta, se Grupi i Kontaktit dhe OKB-ja, punojnë mirë, por Xhemili është shumë radikal dhe kërkon mbrojtjen e Shqipërisë së Madhe, se Kosova është multietnike dhe nuk mundet të jetë e pavarur, sepse shprehi merakosjen, ç´do të bëhet me serbët në Kosovë e të tjera" ?!...
Vaugna Rasmusen u përgjegj:
" Jo, nuk pashë këtu asgjë, dhe se gjatë diskutimit nuk kuptuam se Xhemili ka ambicje për Shqipëri të Madhe,
ose mohimi i të drejtave serbe në Kosovë, por përkundrazi e argumentoi duke thënë se respektimi i i serbëve të Kosovës është në interes të shqiptarëve; duke i respektuar serbët shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë edhe të drejtat e shqiptarëve që janë afër 600. 000 mijë dhe vetëm në Beograd kanë jetuar 150.000 dhe ka plotësisht të drejtë Xhemili, sepse nga organizatat ndërkombëtare nuk ka asnjë raport se si jetojnë ata shqiptarë në Beograd dhe Serbi dhe çfarë standartesh kërkohen prej Serbisë nga OKB-ja.
Unë, kështu e kuptoj dhe kjo është e njohur për gjithë botën se shqipatrët nuk kishin asnjë të drejtë në kohën e S. Millosheviqit, regjimi i tij i shtypte shqiptarët pamëshirë, prandaj me ndezjen e luftës, u detyrua të ndërrhyjë NATO-ja, sepse Milosheviqi i përzuri gati shumicën e popullit shqiptar nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa, si për ironi, tani diplomatët ndërkombëtarë thonë:
shqiptarët, duhet t´i përmbushin standardet e ku ta di se çfarë kërkesa që në këtë situatë katastrofale ekonomike nuk ka mundësi të përmbushen dot, ato "ndërkëmbëza" me emrin standarte; mendoj se:
kosovarët duhet të vendosin vetë për fatin e tyre, s´ka asnjë arsye që vetëm shqiptarëve t´ u mohohet kjo e drejtë tepër legjitime.
Dihet se ne kemi bërë një Rezolutë, ku kemi kërkuar që shqiptarët në mënyrë demokratike të vendosin vet për fatin e tyre dhe kjo është edhe platforma e Organizatës sonë që ta përkrahim vetëvendosjen dhe të ngrejmë zërin, kundër padrejtësive.
Në këtë rast shqiptarët askush nuk po i ndimon, prandaj ne nuk mundemi të rrijmë pasiv, unë, e falënderoj z. Xhemil që është shumë aktiv dhe po ndjek me vëmendje situatat dhe herë pas herë po shkruan në gazetën dhe në faqen e internetit"!...
Pastaj e mora fjalën unë, ( Xh. Z. ) me ç´rast theksova:
"ju lutem nëse kam mundësi t´i them vetëm pak fjalë; nuk do zgjatem- veçse dua të shprehu respektin që z. Vaugna i ka të qarta hallet tona, për një rrezik që po na kanoset, pikrisht kjo parullë shumë e egër, ”Shqipëria e Madhe" !!!
”Por, këtu duhet të jemi të qartë se:
sikur shqiptarët të kërkojnë këtë, unë nuk do t´i përkrahja, sepse në ato vende ku nuk ka shqiptarë, s´ka pse të quhet Shqipëri!
Shqipëri e Madhe, z. Erik është, sikur shqiptarët të kërkojnë gjysmën e Ballkanit:
Istrën, Kalemjdanin e Beogradit e deri në Thesali e Athinë, e të tjera territore ku kanë jetuar dikur paraardhësit e shqiptarëve pellazgo- ilirët.
Kjo, natyrish nuk mund të pranohet, edhe pse shqiptarët janë shpërngulur nga dhuna e terrori romak, bizantin, e pastaj nga sllavo okupatorët, por aty ku jetojnë, 70-80% shqiptarë, atëherë kjo me të drejtë quhet SHQIPËRI ETNIKE, e jo sipas tendencave shoveniste sllave, të etiketohet me përbuzje, "Shqipëri e Madhe "!
Dua t´jua përkujtoj edhe këtë:
një veprimtar danez që ju besoj se e njihni, quhet, Tue Magnuse; ay në Radio Danimarkë në një debat ka thënë:
" po që se bëhet bashkimi i shqiptarëve, nuk është Shqipëria e Madhe, por është një Shqipëri më vogël se Danimarka; Danimarka me një ekonomi të mirë dhe me një ushtri të fortë me NATO-n, nuk ka mundesi të bënë destabilizimin e rajonit, e si mund ta bëjnë këtë shqiptarët, që kanë aq shumë halle të mëdha ekonomike dhe në fakt u mungon edhe buka e gojës, ata nuk munden ta bëjnë destabilizim e rajonit asesi, por jam i sigurt se nëse vazhdojnë padrejtsitë ndaj tyre destabilizimi është i pashmangshëm"!
Vaugna:
Të falënderoj!
Mendoj ta mbyllim këtë pikë…
Me këtë debat, konferenca i përbylli punimet.
Kopenhagë, 14 qershor 2005

Komentet e ruajtura

Do të doja të dija se kush janë ata analist, që sipas jush, kanë bërë deklarata të tilla. Dhe kend e konsideroni ju analist politik?
Kur jem te Solidariteti Nderkombetar, pata lexuar para disa vitesh një shkrim tuajin Xhemil Zeqiri, të shkruar për "Solidariteti Ndërkombëtar", në mes tjerash shkruan, citoj " ...pas prishjes së Jugosllavisë(përkundër dëshirës së shqiptarve)...", dhe mu kujtua tani, andaj desha të them se, nëse ndonjë shqiptari të kalibrit Ali Shukria iu ka dhimbsur Jugosllavia, ky nuk ka qenë qëndrimi i shqiptarve, ngase shqiptarët kanë punuar vazhdimisht për shkëputje nga ajo, rrjedhimisht për shkatrrimin e sajë, bile Kosova është fitili i shkatrrimit të asaj federate të dhunshme dhe të pabarabart. Por kur njeriu mundohet në çdo mënyrë ta vëj emrin diku edhe duke mos thënë asgjë, atëhere ndodhin kësi lloj lapsuse që të vrasin më shum se syrin.
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.