Identiteti kosovar, a ekziston?

2005-06-12 · Forumi historik RTVZIK · 3 përgjigje të ruajtura

Identiteti kosovar, a ekziston?

Nga: Zef Ahmeti[1], St. Gallen 28 maj 2005.



Parimet themelore të identitetit ose çka kuptojmë me konceptin identitet?

Për të shpjeguar konceptin identitet, apo për ti kuptuar parimet themelore
të identitetit duhet së pari të shpjegojmë atë në aspektin sociologjik,
socio-psikologjik dhe atë filozofik prej ku dhe nga e ka burimin. Aspekti
filozofik e mendon tërësinë e aftësive që i mundësojnë individit për t`ia
bërë të kuptueshme vet vetën dhe të tjerëve se kush janë dhe çka dëshirojnë
të jenë. Ndërsa parimi i një teorie të integruar e përmbledh konceptin e
identitetit me sa vijon: në konceptin psiko-analitik të krizës së pjekurisë
(sipas Freudit, Erikson) krijimi i një identiteti shpjegohet si një proces
që në fazat e ndryshme të jetës i integron rishtas të gjithë faktorët
jetësor në sintezën e unë-it. Identiteti këtu kupton atë çka është formësuar
në thelbin e individit. Për dallim nga kjo, teoria e interakcionizmit (me
përfaqësuesit Mead, Strauss, Goffman), mban linjën se identiteti është i
vënë në sferën sociale, në pjesëmarrjen të inteakcioneve (mes veprimeve të
njerëzve) personi në rritje mëson gradualisht aftësinë, duke u identifikuar
përherë me grupet dhe strukturat abstrakte, t`i përgjigjet kërkesave të të
tjerëve, pa e dëmtuar vetveten. Nga kjo rrjedh se, aftësia e balancimit
individual dhe social definohet mandej si identiteti unë-it (sipas Habermas,
Klappmann). Dhe aty ku ky integrim dështon, shpërthen kriza e identitetit.
Për dallim nga shoqëritë arkaike që kanë struktura relativisht të njësuara,
pikëpamjet drejt krijimit të identitetit në shoqërinë e sotshme moderne kanë
ndryshuar dhe problemet për një identitetit janë shtuar shumë.


A ka identitet kosovarë?

Për ta shpjeguar e për ta dhënë mendimin për çështjen e shtruar, së pari
duhet të bëjmë disa sqarime paraprake në aspektin historik. Shqiptarët e
sotshëm kanë prejardhjen nga Ilirët. Kjo tezë tashmë është e padiskutueshme.
Në Ilirinë e lashtë (shkenca e historisë jep të dhëna se), ka ekzistuar
njësia “Dardani dhe dardanët” që kanë jetuar kryesisht në Kosovën e sotshme
Gjatë historisë dhe zhvillimeve në Evropën juglindore, për shkak të
rëndësisë strategjike të rajonit ilir, fillon një ndryshim i territorit,
sidomos pas okupimit të mbretërive të ndryshme. Romakët, gotët, dyndjet e
popujve, e sidomos ato sllave, kanë ndikuar që në territorin ilir të
ndryshohen strukturat, pastaj perandoria e Maqedonisë, që shuhet më vonë nga
Bizanti, okupimi dhe sundimi pesëshekullor otoman, tendenca për copëtimin e
pjesëve të banuara me shqiptar pas rënies së Perandorisë Turke, nga Greqia,
Italia, Mali i Zi, Serbia e Bullgaria. Gjatë kësaj historisë nga Dardania
antike kalohet në Vilajetin e Kosovës, (sidomos kjo gjë vërehet) gjatë
sundimit osman, që përfshinte një territor më të gjerë se sa Kosova e
sotshme.
Me rënien e Perandorisë Osmane, që shënon kulminacionin e tjetërsimit të
identitetit (përkatësisht asimilimit), shqiptar në disa pjesë, sidomos në
Prizren, Strugë dhe Sanxhak dhe elemente, me që rast filloi faza e krijimit
të shteteve nacionale edhe në Evropën Juglindore. Fatkeqësisht, kombi
shqiptar, pasardhës i ilirëve, filloi të ndahet bashkë me territoret e
banuara nga ata dhe iu ngjitën fqinjëve Grek, Serbi e Mali i zi (me vonë
edhe Jugosllavi). Copëtimi i trojeve dhe i vetë shqiptarëve ndikoi edhe në
krijimin e një “identiteti” ndryshe të disa pjesëve të banuara me shqiptar,
por edhe të shqiptarëve të tjerë që gjatë historisë kanë lëshuar vendlindjen
e tyre për ta ruajtur “identitetin”. Sot pra kemi Shqipërinë, Kosovën,
shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Malit të Zi, Serbinë, Greqinë,
arbëreshët e Italisë, arbëreshët e Zarës, ndonëse nuk e pranojmë në mes tyre
ka dallime në pikëpamje të identitetit.
Kjo histori kombit shqiptarë i dha tipare të ndryshme nga identitetit
burimor. Disa elemente të identitetit burimorë iu thanë (zhdukën), iu
tjetërsuan, disa të tjera u bënë pjesë e tij, tani të pandashme. Pjesë të
tjera të kombit shqiptarë kanë fituar elemente të ndryshme dhe me këtë një
“identitet” me elemente dalluese varësisht se ku veprojnë dhe jetojnë. Duke
filluar me arbëreshët e Italisë së bashku me arbëneshët të Zarës që kanë
krijuar një “identitet” vetjak, pastaj arvanitët në Greqi kanë tiparet e
tyre dalluese. Po ashtu, më pak ose më shumë dallojnë mes veti edhe
shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Serbi Jugore e në Mal të Zi, të cilët gjatë
historisë kanë fituar elemente dalluese, por që padyshim janë një popull në
trojet e veta e kanë një gjuhë, për t’u dalluar se janë shqiptar.

Çka kuptojmë me konceptin shqiptar?

Para se gjithash me semantikën shqiptar kuptojmë kombin shqiptar i shtrirë
në disa pjesë. Mirëpo ky koncept, (emërtim), identifikon edhe shtetasit e
shtetit shqiptarë (Shqipërisë) që nuk do të thotë se duhet të jenë edhe me
kombësi shqiptare. Për ta kuptuar dallimin edhe më mire, duhet që të bëjmë
dallimin mes koncepteve komb dhe nacion, përkatësisht nacionalitet.
Filozofët evropian dallojnë mes konceptit nacion sipas kuptimit gjerman dhe
francez. Versioni gjerman i nacionit nënkupton kombin gjerman, ndërsa ai
francez lidhet ngushtë me konceptin e shtetit, që nënkupton popullin që
jeton brenda shtetit francez. Me fjalë tjera “kombi përmbledh në gjirin e
vet një grumbull etnik që është i lidhur (idealist!) nëpër mes gjakut dhe
fisit të njëjtë, po më fort nëpër një botëshikim e botëkuptim
(Weltanschauung!) të përbashkët. Porse ky botëkuptim bazohet më fort në
ndjenja d.m.th. në kujtime abstrakte të një vitaliteti të veçantë (=të
gjakut!) dhe jo aq në kujtime abstrakte të një sistemi filozofik e racional.
Nocioni “nacion”, ka kuptim politik që lind në kohën kur për të parën herë
fillon krijimi i shteteve në kuptimin e sotshëm (shek. XVI). Me nacion në
gjuhën shqipe, është marrë dijetari shqiptar K. Maloki, i cili nënkuptonte
“popullin shtetnor”, ndërsa kombi është një term etnik, që nënkupton,
(përfshin), e që i kalon edhe kufijtë shtetëror. Dhe, kështu ai vjen në
përfundimin se, duke u bazuar në shpjegimet e lartcekura, ideja nacionale
nuk ka kurrfarë pune me idenë kombëtare.
Në këtë kontekst kurë flasim sot për identitetin kosovar, kjo nuk ka të bëj
me një identitet tjetër në kuptimin kombëtar, porse fjala është për një
identitet të ri me tendenca të krijimit të shtetit nacional, ku banorët
(shtetasit) e vendit do emërohen si kosovarë. Koncepti kosovarë përfshinë në
këtë kontekst jo vetëm shqiptarët si shumicë, por edhe pakicat tjera, si
serbët, ashkalijt, goranët, turqit, boshnjakët, kroatët! Edhe shqiptarët e
Maqedonisë në kuadër të këtij shpjegimi janë maqedon, meqë janë shtetas të
saj! Dhe ndryshe mund të përdorim konceptin ngjashëm si përdorët edhe për
arbëreshët e Italisë që në gjuhën gjermane i emërojnë italo-shqiptar
(Italo-Albaner), prandaj edhe shqiptarët në Maqedoni mund të përkufizohen si
shqiptar të maqedonisë, ndonëse këtu problemi duket më i ngatërruar pasi që
ata janë popull etnik në hapësirën e tyre.
Sot krijimi i një shteti të “pastër” shqiptar (sipas konceptit Evropian) nuk
do të thotë gjë tjetër pos fashizëm. Historia, (sidomos ajo Evropiane), ka
treguar se një gjë e tillë është e paarritshme, e aq më pak kurë bëhet fjalë
për një shtet të “pastër-etnik” shqiptar!
Me njohjen e shtetit të Kosovës, (i pëlqej dikujt apo jo) do të krijohet
njëkohësisht edhe nacioni kosovarë. Ndërsa “bashkimi i shqiptarëve si komb”
do mund të realizohet vetëm me hyrjen e “Ballkanit Perëndimor” në Unionin
Evropian! Dhe për fund, a nuk do të ketë edhe më tutje “identitetet”
dalluese brendapërbrenda kombit shqiptar?!


Lit.: Wörterbich des Christentums, Orbis Verlag, Düsseldorf 1988, fq. 503.
Robert Kempner, Jahrbuch des öffentlichen Rechts, Band XIV, Tüpingen 1926,
fq. 484. Ernst-Wolfgang Böckenförde, Staat, Nation, Europa, Suhrkamp Verlag
am Main 1999, fq. 35-58; Ernest Renan, Was ist eine Nation? Und andere
politische Schriften, bot. I 1995, Wien-Bozen 1995, fq. 41-58. K. Maloki,
Shteti apor Kombi, në: Phoenix, nr. 15(2000/1).






[1] Artikullshkruesi është autorë i librit: Mendime mbi kushtetutën dhe shtetin,
Zagreb 2005.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-12-10

Po tito e krijoi një identite ndersa ju titistet që ua ashte shkërdhi nanan me serbet pra Kopilat e titos ,duet të krijoni identitet kosovar,edhe gjuhen,edhe hymnin edhe Flamurin et.jo flamurin se ua dogjën Avnirustemat paar hundve.
Titistat jan faar më e keqe edhe ti Zef Ahmet shko bjeri vetez mbas se t u paska ç.... Nana me shka serbie,Se ti edhe ashtu një her punove si prift tani mbahesh atatist.

Përgjigjja 2 · 2005-12-10

Eshte fjala per identitetin maqedon ndersa ju titistet po krijoni identitetin kosovar vegla qore të serbis e të sllavis!!!

Përgjigjja 3 · 2005-12-10

Identiteti kosovar eshte tradhti kombtare ,e njajta tito e krijoi identitetin maqedon kunder shqipatrvenndersa titistet po krijojn identitetin kosovar,Kto po mbahen si kombtar por e keqja eshte se nuk munden të luftojn kundra armikut dhe më leht edhte të luftojn kunder intereseva të popullit shqiptar duke e përcar në disa identitete Kosova.lopar më tutje Ali Ajmet do krijon edhe kombin Kërcovar ,Tetovar e më në funt edhe kombin k...ar. turpi u miloft e titista të fliqet!!!!!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.