PËRGJIGJE LEXUESËVE TË “KOSOVËS SOT”4
PËRGJIGJE LEXUESËVE TË “KOSOVËS SOT”
Nga Adem Demaçi:
Lavdrim Mehmedi-Përshëndetje Baca Adem. Statusi për Kosovën që po bisedohet prore, do të jetë i fundit apo...., nëse po ku do të ngelin viset tjera shqiptare si ato në IRJM-, Mal të Zi, Kosovë Lindore, etj, në teshat e kujt do të përfshihen? Cili është mendimi i juaj për statusin e tyre, në të ardhmen? A do të jetë pavarësimi i plotë për Kosovën, kurse përgjysmim për shqiptarët anë e mbanë? Si do të ndihen ata atëherë?
A.D.- I nderuari Lavdrim,statusi për të cilin po bisedohet dhe do të bisedohet edhe gjatë e gjatë, në bazë të mënyrës si po planifikohet të “zgjidhet”, nuk do të jetë as nuk mund të jetë i fundit.Derisa zgjidhja të kërkohet ndryshe nga referendumi ajo nuk do të mund të jetë e fundit.Përse? Sepse çdo zgjidhje e cila nuk pajtohet plotësisht me vullnetin e lirë politik të shumicës dërmuese të popullatës së Kosovës, do të jetë vetëm një harrnim, ose një futje e turpit të Evropës nën tepih, do të jetë vetëm përgatitje e një krize të re në të gjithë hapësirën shqiptare dhe në pjesën jug-perëndimore të Ballkanit.Vetëm në një ambient ku do të jetë Shqipëria e pavarur, Kosova e pavarur, Serbia e pavarur, Maqedonia e pavarur dhe Mali i Zi i pavarur do të mund të sigurohej edhe barazia e pjesëve të mbetura të shqiptarëve në këto shtete, me kusht që të gjithë të jemi pjesëtarë të Bashkimit Evropian.Çdo zgjidhje tjetër, herët ose vonë, ka për t’u shndërruar në burim destabiliteti dhe ngatërresash në tërë rajonin.
Kastriot Berisha- Konstituimi i Forumit shpalosi njerëzit të cilët ishin edhe në Rambuje. A po kanoset rreziku i implementimit përfundimtar të marrëveshjes së Rambujesë në praktikë nga po të njëjtit njerëz?
A.D.- I nderuari Kastriot,droja Juaj ka bazë të fortë.Përse? Sepse, njerëzit që një herë e në një kohë,kur ende nuk i kanë pasë shijuar ëmbëlsitë e pushtetit anipse fort të cunguar, e kanë nënshkruar autonominë nën Serbi, pas kësaj do ta kenë mjaft vështirë që të ngulin këmbë për pavarësi, aq më fort kur dikush prej tyre, krejt kohën, do të jetë edhe nën shantazhin e dënimeve drakonike të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, i cili, dita ditës, po tregohet se është më shumë gjyq politik sesa juridik.Mirëpo e kam thënë sa e sa herë deri sot e po e përsëris prapë, vetëm njeriu ka privilegjin që të ndryshojë për të mirë, kështuqë nuk mund të heqim dorë nga shprsat se këta liderë në krye të piramidës sonë politike që deri më sot na kanë zhgënjyer keqas, mund të tranden dhe të marrin një shteg politik dinjitoz e të drejtë. Ja, këto ditë, në një takim me një diplomat të nderuar çek, nga goja e z. Rugova e të z. Kosumi, dëgjuam një qëndrim i cili na ngrohi zemrat.Pas sugjerimit të diplomatit në fjalë se Kosova duhet të përgatitet për KOMPROMIS edhe Z. Rugova edhe z. Kosumi ishin në nivelin e duhur atdhetar.Rugova përafërsisht i tha zotëriut nga Çekia mike: “Ne, kur kemi hequr dorë nga bashkimi kombëtar, kemi bërë kompromisin tonë më të madh e më të dhembshëm, prandaj më nuk ka dhe nuk do të ketë vend për kompromise tjera.Pavarësia e Kosovës është fjala jonë e fundit”. Z. Kosumi, ishte gjithashtu i prerë:”Përveç për pavarësinë ne nuk kemi se për çfarë tjetër të negociojmë me Serbinë”.Por, mbështetur në përvojat tona të hidhura të deritashme, na mbetet një dro e mprehtë se mos, pas trysnive “subtile” e të vrazhda që do të reshin mbi këta zotërinj, ata do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre i drejtë.
Fatmire Islami- Baca Adem, ju si analist si i vlerësoni efektet e vizitës së Nikolas Bërnsit në rajon dhe Kosovë?
A.D.- E nderuara Fatmire, Zotëri Bërns, ka ardhur në Ballkanin jug-perëndimor për dy misione:një, që të ngusë e të shtyjë procesin e sendërtimit të Rezolutës 1244 të KS sa nuk është bëre tepër vonë.Përse? Ngase, te shqiptarët, po rritet fort shpejt vetëdija se po përgatitet edhe një mashtrim i ri kundër tyre në stilin e Rambuje-Parisit, prandaj ata duhet të qetësohen duke i rrahur krahëve dhe dy,t’i sigurojë çetnikët dhe neofashistët e Beogradit se ata nuk do të jenë vetëm vëzhguesë, por pjesëmarrës të barabartë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.Ai, gjithashtu, qetësoi Evropën duke ia njohur asaj botërisht të drejtën që ajo do të jetë “ndrikulla” kryesore në operacionet rreth “rehatimit” të Kosovës, ndërsa Amerika do të jetë vetëm asistente në këtë punë, sepse Kosova, shih ti,na qenka në kontinentin e Evropës! Zotëri Bërns, luan rolin e “anesteziologut” që përgatitë “pacienten” Kosovë për “operatoren” Evropë!
Ilir Morina- Z.Adem,deri më tani më së tepërmi flitet për pavarësinë e kushtëzuar. Vendorët si duket heshtazi po e pranojnë këtë duke qenë se deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim. A mund të na e elaboroni çka do të thotë kjo pavarësi dhe a i përngjan kjo situatës së njëjtë në të cilën jemi tash?
A.D.- I nderuari Ilir,deri më tash asgjë nuk është definuar në çështjen e Kosovës përveçse nuk do ta gëzojë pavarësinë e plotë. Vendimi përfundimtar do të varet fort nga qëndrimi i palës shqiptare.Serbia është duke u përgatitur për të gjitha variantet e mundshëm, ndërsa ne , sa di unë, nuk kemi përgatitur asnjë variant që do ta “hante pazari”!Politika Kosovare, deri më sot është duke notuar andej kah po i grahin valët e politikës ndërkombëtare.Ju, besoj se duhet ta dini se midis Kosovës e Shqipërisë e midis Kosovës e Maqedonisë kufijtë janë politikë, ndërsa kufijtë midis Kosovës e Serbisë dhe Malit të Zi janë vetëm kufij administrativ.Kjo nuk është pak “send” nëse dikush don të bëjë analiza më të thella.
Fisnik Ibishi- A po shkon Kosova kah kantonizimi paralelisht me statusin?
A.D.- I nderuari Fisnik, Kosova po shkon kah të gjitha variantet, sepse shumica prej nesh më shumë po merremi me çështjet tona personale se sa me çështjen tejet të rëndësishme e delikate të fatit të Kosovës.Në lojë janë edhe kantonizimi i parakohshëm edhe copëtimi edhe riokupimi edhe “konservimi” politik i Kosovës.Vetëm pavarësinë e plotë, përveç disa individëve të ndershëm dhe largpamës, askush nuk është duke e marrë parasysh.
Përparim Ahmeti- Edhe sa kohë i duhen Kosovës për t’u freskuar me alternativat e reja politike, pse mungojnë ato?
A.D.- I nderuari Përparim,Kosova, njëherëpërnjëherë, është shndërruar në një “kënetë” të madhe politike ku asgjë nuk lëvizë, ku çdo gjë është mbuluar me lëmashkun e ndryshkun e burokracisë së ngathtë kombëtare e ndërkombëtare, prandaj edhe nuk ka se si ndodhë ndonjë freskim që kërkoni Ju.Këtu qarkullojnë vetëm hilet, dallaveret,korrupsioni, droga,trafiqet,vrasjet enigmatike, vjedhjet e hajnitë e përditshme.
Drita Miftari- Në bazë të rrjedhave të deritashme a mund të ndodhë që Kosova të tronditet edhe nga ndonjë valë e re rebelimesh popullore sikur në ish vendet e Lindjes, rasti i rumunëve?
A.D.-E nderuara Dritë,në një territor të padefinuar eksperimental siç është Kosova gjithçka ka ndodhur, gjithçka po ndodhë dhe gjithçka mund të ndodhë, aq më parë kur njerëzit , këtu, vetëm presin diçka,ndërsa nuk janë të përgatitur për asgjë.

Komentet e ruajtura
test
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.