Poezi Dashurie

2005-06-12 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Poezi Dashurie

Guest





Postuar: 12 Jun 2005 02:52 pm


MARTESA

NA ISHTE NJE VAZE E BUKUR
TUNDEJ SHKUNDEJ PER TU DUKUR
NE DY ORE NJE FUSTAN NDERRONTE
HIQE VISH SE NUK I SHKONTE


NJE HERE NUK GJETI REHAT
DUKE PYETUR TE GJITHA GRATE
SI JA BENI JU ME THONI
KUR NJE BURRE JU E DONI

NGADALE VAJEZ MOS U NXITO
ESHTE SHPEJTE PER ATO
QE TANI TE KA SHKUAR MENDJA
SI E URTE POR I PASKE BRENDA

JAM E RRITUR VAJZE NE KOHE
KUSH NGA DJEMTE NUK ME DO
PER NJERI SDUA TA DI FARE
SE JAM VAJZE LOZONJARE

GJITHE LAGJA ME KA ZILI
SE JAM VAJZE E NE RINI
NUK JU PYETA PER TE MERZITUR
SE JAM NE KOHE E VAZE E RRITUR

GJITHE DJEMTE ME GJURMOJNE
NGA SHKOJE UNE ME SURVEJOJNE
DHE NE ENDERR JU SHFAQEM UNE
A JU PRISH GJE, JUVE PUNE ?

JU GRA TE GJITHA LLAFAZANE
S’JU GJYKOVA PER ATO FUSTANE
QE MI MBANI SI CITJANE
DHE SU SHKOJNE HIC FARE

UNE JU PYETA PER EKSPERIENC
JO PER MOSHE DHE PER TU NGEC
NE QOFTESE DONI TA DINI
ME MUA PUNE FARE S’KINI


JETEN TIME UNE E NJOHE MIRE
S’KAM CENSURA JAM E LIRE
SE KJO KOHE QE NE JETOJME
NUK JA VLENE TE PERGOJOJME



KUR PAPRITUR NUK ZGJATI SHUME
E VERTET JO ENDERR NE GJUME
VAJZA SHPEJTE NA U DASHURUA
NGA NJE DJALE QE U PENGUA

SHPEJTE FEJESA U MOR VESH
SHOHIM DHENDRRINE ME PESHQESH
NA KISHTE SJELL PLOTE NJE MAKINE
DHE ME NJEREZ NJE DUZINE

FILLOJ KENGA DHE FILLOJ VALLJA
FJALE SHUME KISH GJTHE MEHALLA
JO PER NATEN QE ME ZHURME KALOJE
POR PER VAJZEN , DJEMVE U SHPETOJ

PAS NJE VITI DHE DASMA U BE
ZHURME FJALE S’U DEGJUA ME
VAJZA SHKOJE NE FAT TE VET
JANE NDODHI QE NDODHE VERTET


PRANDAJ FJALE S’DUHET LESHUAR
S’DUHET FOLE PA U MENDUAR
SEICILI KA PPROBLEMIN E VET
PER FATIN E TIJ NUK TE PYET

KESHTU ISHTE DHE HISTORIA
ME TE MIRA DHE TE KEQIA
PO NJE TE VERTET BRENDA E KA
QOFTE PER BURRA DHE PER GRA



ENGJELL SHEHU




Njani

Guest





Postuar: 12 Jun 2005 02:53 pm


Më fal që të shkruaj
Më fal që për ty vuaj
Më fal që jam dashuru
Më fal që smuna pa ty me jetu
Më fal që të thëras
Më fal që vetëm për ty flas
Më fal që kom gabu
Më fal që për këtë skom mendu...
Më fal që të kujtoj
Më fal se nuk mund të harroj
Më fal që të flas
Më fal që të shkoj mbas..
Më fal që të shikoj,
Më fal që për ty jetoj...
Më fal që kam mbet i harrum
Më fal që emrin tënd e përmendi në gjumë
Më fal që kam qen i marrë,
Më fal se nuk dita se kështu ka me dalë
Më fal edhe nje her që kom gabu
Më fal që jom pendu..
Por më së shumti më fal që TË DU!!!




Njana

Guest





Postuar: 12 Jun 2005 02:54 pm


Pranë dritares ri dhe prap mendoj..!
Pse mos te të kem pranë kur të dashuroj..?
I kujtoj natët me ty qe i kalova..
Sa puthje më dhave,e sa të dhurova..!!

Mos je ndonjë drit..??
Drit perendie..??
Lum kush të ka afër qe ri me tije..
Mos je dnonjë hije,hije rinore..??
KTHEMA ZEMRËN TIME QE MA MORE..!!




Njani

Guest





Postuar: 12 Jun 2005 02:54 pm


Sonte
shoh dritaren tende
edhe qelqin
profili i henes mbi te
nje hije luleje ne faqe te murit
edhe perdet kacavjerrese
doren tende te holle
floket e argjente
eshte nate
kam ndezur shikimin
duhet te jesh e pergjumur
derisa
nuk zbret nga dritarja
ne krahet e mi

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2005-08-24

Balade dashurie



Ishte

Nje kohe

E bukur ne rini

Ne dashuri ishim

Une dhe ti



Ishte

Mengjesi

Dite e kthjellet

Behar, pranvere

Kopshti qelte vetem lule

E lulja me e bukur

Ishe ti



Ishte

Dashuria e zjarret rinore

Shpresat dhe endrrat

E ardhemerise

N'ato dite te praruara

Pranverore



Ishte

Ajo kohe

Kur ne te dy

Rriteshim me ndjenjen

E paepur

Te lumturise

Vater te zjarret

Dashurise



Ishte

Stine e frytesheme

E jetes se re

E per te rene

Deshire e flaket

Miresi e vuajtje

Nuk e di



Ishte

Gjakim

Ndjenje e pavdekeshme

Ne shpirtrat tone

Te njome

Rritej fryti i pandare

I perjetesise

Se dashurise



Ishte

O zot,cka ishte

Kur dekade

S'te kam pare

E ti tani je ikur

E une jam mbytur

Ne mall...



Ishte

Nje kohe

E bukur ne rini

Dashuri

Tani balade

Ishim ne te dy



Kadri Emini

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.