NJË LIBËR ME VLERA TË MIRËFILLTA POLITIKE

Xhemil Zeqiri, librin e të cilit po promovojm, sot është një veprimtar nga Tetova, jo aq i dalluar por me një veprimtari shumë të madhe e të fuqishme në Danimarkë.
I ndjekur nga shërbimi policor jugosllav, në vitin 1981 detyrohet të emigrojë në Kopenhagë. Në vitin 1988 formon komitetin “Miqtë e Kosovës”. Si anëtar i dalluar me veprimtari të dendur politike në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës më 1990 zgjedhet kryetar i Forumit për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të njeriut – dega Danimarkë.
Ky është libri i dytë i autorit. Libri fillon dhe mbaron me polemika, debate, letra dhe intervista rreth çështjes sonë të pazgjidhur statusit të shqiptarëve në hapsirën Ballkanike, përkatësisht për shqiptarët e ndarë e të përçarë në hapsirën e Ballkanit. Autorin nuk e brengos vetëm çështja e rëndë e Kosovës, apo diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni, prej nga e ka edhe origjinen autori, por çdo problem dhe çdo situatë që krijohet në tërë hapsirën siç e quan ai hapësira etnike shqiptare e aneksuar nga shovinistët fqinjë.
Autori nuk ka as diplomë fakulteti e as tituj të tjerë shkencor, nuk ka as poste politike e as ambicie për karierë. Por ka gatishmërinë për të sakrifikuar çdo gjë për Shqipërinë, siç shprehet ai. Objekt komentimi dhe analize është çështja shqiptare. Por në të gjitha debatet, e paraqitura dominon fryma kritike pa luhatje e pa kompromise duke përfshirë këtu edhe personalitete me pozita më të larta politike. Problemet që trajtohen në këtë libër janë të ndryshme, por mënyra e qasjes është unike.
Libri i Xhemil Zeqirit dallohet nga shumë libra të tjera të kësaj natyre me logjikën specifike autentike, por edhe me një mori problemesh që trajton në të me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Atë e brengos problemi i ish luftëtarëve të Kosovës, statusi i padefinuar i Kosovës, diskriminimi i shqiptarëve Maqedoni, lojrat politike të cilat nuk i kuptojnë shqiptarët, nënshtrimi i udhëheqësve shqiptarë para komploteve diplomatike, qëndrimi joparimor dhe poltromist i ca individëve të angazhuar në skenën politike.
Në debatet dhe letrat e tij hasim vërejtje të arsyeshme dhe të argumentuara në mbrojtje të kauzës sonë para diplomatëve të rangjeve e misioneve të ndryshme të diplomacies ndërkombëtare dhe të politikës shqiptare. Autori me guxim, por duke u mbështetur në parimin e pakontestueshëm të mendimit të lire, mer guximin të aktualizojë problemet më të rënda politike që fare pakë hasim në shtypin tone.
Mënyra e qasjes mbi problemet, guximin dhe origjinalitetin në trajtimin e tyre, analiza që u bën problemeve është një dëshmi e konsekuences dhe origjinalitetit të tij. Ai për dallim nga shumë publicistë të tjerë nuk u adaptohet koniukturave antishqiptare dhe nuk u thur lavde atyre,por u kundërvihet me një vendosshmëri të madhe, që i jep librit një ton dhe vlerë të vacant.
Është për tu theksuar se që nga artikulli i pare i librit e deri te ai i fundit, autori mban një qëndrim të pandryshuar, përdor një fjalor, shpreh të njejtat pikpamje, argumnton me fakte të pakontestushme dhe pasqyron një pozicionim të palëkundur politik sikur të jetë i ndërtuar me hekur e beton. Ky pozicionim bënë që shkrimet e tij të dallohen nga shumë shkrime të tjera që i hasim nëpër gazeta e që ndryshojnë nga rasti në rast dhe nga situata në situatë. Xhemil Zeqiri në librin e vet problemet politike i trajton pa paragjykime, pa inate pa iluzione, dhe pa kompromise në dë të shqiptarëve.
Autori dëshmon në veprën e tij se ka dërguar një numër të madh letrash, madje edhe ka koresponduar me një numër të madh poltikanësh e publicistësh të rangjeve e të profileve të ndryshme. Nga këto debate, nuk është vështirë që lexuesi të bindet se Xhemil Zeqiri ka një sens të theksuar politik, i kupton mire problemet, i vlerson realisht dhe polemizon pa rezerva. Xhemil Zeqiri në shumë letra kërkon pavarsimin e Kosovës edhe pse nuk shpreson në mënyrë naïve se kjo pavarsi do të fitohet si me magji. Autori njëkohësisht shprehë edhe rezerva te shumë diplomatë ndërkombëtarë të cilët nuk rezervohen për të bërë dallim ndërmjet luftës çlirimtare të një populli të shtypur dhe luftës së atyre që duan ta ruajnë sistemin kolonial në Evropë. Autori dyshon se çështja jonë do të zgjidhet lehtë në një një kohë kur aspiratat tona janë plotësisht të pa pajtushme jo vetem me plotikën sërbe ndaj Kosovës por edhe me disa akte ndërkombëtare ku definohet pa ndryshushmëria e kufijve.
Nga ky kënd Xhemil Zeqiri apelon që shqiptarët të mos mashtrohene të biejn nën ndikimin e agjenurave antishqiptare qoftë me kërcënime, me mesazhe, lavdata apo projekte. Autori i librit polemizon me të gjithë ata që synojnë ti mashtrojn shqiptarët ti friksojnë apo edhe t’i detyrojnë që të pranojnë opcione tashmë të njohura në dëm të shqiptarëve.
Autori me vendosshmeri u kundërvihet edhe zyrtarëve të Tiranës përkitazi me burgosjen e disa shqiptarëve me akuzat qesharake se gjoja po nxisin urrejtjen në Maqedoni. Xhemil Zeqiri në letrat polimizuse drejtuar qeveritarëve të Tiranës i qorton ata se si kanë rënë në ndikimin e huaj dhe apleon që të bëhen më të kujdesshëm.
Autrorin e librit e preukupojn edhe gjykimi i shqiptarëve në gjykatën e OKB-së në Hagë. Ai e kritikon këtë organizatë për jo konsekuencë në zbatimin e Kartës së vet për të drejtën e popujve pë vetvendosje. OKB-ja në vend që t’i ndihmoj popujt që luftojnë për çlirim kombëtarë, ajo defakto mb\esthete konolijalizmin dhe i gjykon në hagë luftarët që luftojnë për çlirim kombëtar.
Libri i Xhemil Zeqirit veçohet edhe nga një dimension shumë i rëndësishëm. Xhemil Zeqiri nuk i ngatërron vlerat kombëtare një kohë kur neve nga shërbime të ndryshme antishqptare në srvohen kritere që vlerat t’i shndërrojmë në jo vlera, jovlerat t’i bëjmë vlera. Autori I kundërvihet tendencave të tilla, polemizon me predikusit e bartësve të tendecave të tilla me argumente të forta.
Në përgjithsi libri ka vlera të padisuktushme aktuale. Pa dyshim këto vlera do të bëhen edhe më të fuqishme sa më shumë të zvaritet zgjidhja e çështjes sonë. Qasjen e vet autori e mbështet në parimin e kërkesës së pamundshmes për të realizuar të mundshmen, siç thuhet në teori, edhe pse kërkesat tona janë legjitime dhe plotësisht të mundshme . Nga kjo optikë Xhemil Zeqiri pa ndërprerë në tër librin aludon në bashkimin kombëtar , në dekolonizimin e tokave shqiptare. Aktualisht një kërkesë e tillë duket iluzore po të mbështetesh në politikën agresive të fqinjëve, në poltikën globale si dhe në qëndrimin antishqiptar të disa qarqeve diplomatike. Megjithëate të godasësh të pamundurën është esenca e një poltike rezultative. Autori i kritikon të gjithë ata publicistë dhe politikanë që në mënyrë sipërfaqësore i trajtojnë çështjet më të ndijshme politike. Polemizon edhe me publiciste që në mënyre euforike shërbehen me data e me afate të caktuara përkitazi me zgjidhjen e çështjeve më esenciale. Autori polemizon me predikues të tillë që manipulojnë me masën . Çështja jonë nuk ka të bëjë as me data as me afate as me angazhime individuale e partikulare. Xhemil Zeqiri në librin e vet kërkon vetdijësimin e popullit për pozitën reale që kemi dhe ngritjen e tij ne një shkallë më të lartë politike.Ky është thlebi i librit që e keni në duar.
Beqir Berisha

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.