STATUSI I KOSOVËS DHE REZOLUTA 1244
Shkruan:
REXHEP AHMETI (sociolog, jurist)
STATUSI I KOSOVËS DHE REZOLUTA 1244
Politikajtë e Kosovës janë të përcaktuar t’ i humbin të gjitha betejat politike derisa lejojnë ta lënë Kosovën të mbërthyer me Rezolutën 1244.
A janë të interesuar politikajtë e Kosovës ta lexojnë realisht, siç shkruan Rezolutën 1244?
Ngjarjet politike (dukuritë politike) të përtashme dhe procesi politik i çdo ditshëm sikur po e vërtetojnë një naivitet të shumicës së politikajve tanë.
Ata, krejt rrallë i lexojnë dokumentet kryesore juridike ku përcaktohen proceset dhe koha jonë.
Edhe kur i lexojnë, nuk i lexojnë siç shkruan objektivisht, por i lexojnë ashtu si ua ka ënda atyre.
Rrallë ke sot politikanë shqiptarë në institucione që e thonë të vërtetën për Rezolutën 1244.
Dhe kjo e vërtetë e thjeshtë është:
Se rezoluta 1244 e prejudikon statusin e ardhshëm të Kosovës. Në nenin11. e) të saj shkruan shqip: (mund ta gjeni edhe anglisht): “Të ndihmohet një proces politik me qëllim të përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, duke marrë parasysh marrëveshjet e Rambujesë (S/1999/648) ” dhe në anglisht:
”Facilitating a political process designed to determine Kosovo’s future status, taking into account the Rambou illet accords (S/1999/648) ”
Ndaj UNMIK-u nuk ka se si të veprojë ndryshe, pos sipas Rezolutës 1244, pra, që ta jetësoj ate dhe ta bëjë realitet “sovranitetin e RFJ-së mbi Kosovën”, siç rigaranton e ripohon, në mbi 12 herë direkt e indirekt kjo Rezolutë, brenda 21 neneve dhe dy shtojcave (anekseve) të saj.
UNMIK-u duke ditur vullnetin e popullit të Kosovës (shumicës së tij) për Pavarësi është i detyruar që domosdo rezolutën 1244 ta realizojë INDIREKT dhe shumë herë, fshehtë.
Kjo ka dalë në shesh, sidomos me Marrëveshjen e ish- Kryeadministratorit, Hekerup me Beogradin (shiko dokumentin). Këtë e tregon edhe politika e UNMIK-ut lidhur me "standardin" e bisedimit me Beogradin (dialogun e imponuar), "decentralizimin", politika e UNMIK-ut ndaj minoriteteve në Kosovë, çështja e krijuar e Mitrovicës, proceset e montuara politike ndaj UÇK-së (në Kosovë, Serbi e Hagë).
Për ata shqiptarë që lexojnë siç është shkruar në 1244 nuk janë çudi këto politika të UNMIK-ut lidhur me fenomenet e përmendura...
Pastaj edhe qëndrimi i UNMIK-ut ndaj UÇK-së është i ngjashëm si i Serbisë.
Në Rezolutën 1244 lufta është quajtur konflikt dhe është edhe termi terrorizëm (për te, indirekt).
Pra, pasi Serbia e ka sovraniteti de jure mbi Kosovën (me 1244) ajo edhe shfrytëzon këtë për t´i dënuar shqiptarët pse janë ngritur në "konflikt terrorist" kundër rendit dhe shtetit juridik të RFJ-së.
Kryesisht, Haga shërbehet me akuzat dhe "argumentet" që i ka bërë një organ gjegjës i këtij "shteti juridik: Ministria e Drejtësisë e Serbisë; (Kosovës kjo Ministri ende nuk i është lejuar nga UNMIK-u, e as që do t´i lejohet sa të jetë në fuqi 1244-tërshi ).
Akuzat e Serbisë, ndaj UÇK-së , kryesisht, Haga i ka përkthyer vetëm anglisht!
Një si këshillë e vogël:
Politikajë dhe Udhëheqës të Kosovës:
mos më besoni mua, po shikoni kufizimin (robërinë) tonë de jure e de facto, lexoni edhe nenin 11.e) Rezolutës1244 (famëkeqe, tashmë për Kosovën), të prejudikueses së Statutit të ardhshëm të Kosovës, mohueses së ardhmërisë sonë: ku do ta gjeni të shkruar shkurt e shqip të kundërtën e vullnetit politik, shtetror e kombëtar të qytetarëve shumicë të cilët, ju vet, thoni se i përfaqësoni!
Është, pra, shumë e qartë se Statusi i Kosovës sipas masës legjitime dhe të ligjshme të vullnetit të popullit të Kosovës-është krejtë i kundërt me Rezolutën 1244.
Janë dy antipode. Antipodi 1244 e mohon zgjidhjen e ardhshme të drejtë të çështjes së Kosovës.
Siç thotë populli-dy atllarë nuk lidhen në një mullar!
Pra, për të filluar mbarë zgjidhja e Statusit të Kosovës është e domosdoshme të shfuqizohet Rezoluta 1244 e K.S. të OKB-së.
Këtu rrugë të mesme nuk ka.
Si mund të jesh edhe për 1244 edhe për Pavarësinë e Kosovës, kur ajo qartë prejudikon ndryshe Statusin e Kosovës?!
Vërtetë dokumentet themelore politiko-juridike po mbetkan shumë pas kohe, po u ngrënkan (nga disa ) edhe kur janë bërë rrezikshmërisht shumë bajate!
Po mbetkan në fuqi edhe kur e pengojnë popullin të jetoj me dinjitet në vend të vet dhe po u bëkan digë kundër ardhmërisë së një kolektiviteti naiv.
A mos qenka Rzoluta 1244 më e rëndësishme se populli i Kosovës?!
Tepër larg i ka shkuar kungulli mbi ujë Rezolutës 1244!
Rexhep Ahmeti ( sociolog, jurist)

Komentet e ruajtura
Rezuluta ndryshe për rezulutën
Ka akoma "rezultantë" që rezulutën e shohin në spektrin e asaj pikënisjesë themelore të Kosovës kah pavarsia. Këta "rezultantë" janë politikanë të verbër dhe e kanë vështirë, madje aq të vështirë të shohin më jashtë, më gjërë e, më largë se mundësia e lejushme e parantezave.
Rezuluta është krejtësishtë e pa vlerë për realitetin politikë në Kosovë, por ajo në saj të mospunës dhe në saj te angazhimit të politikës Recidive mbetet dhe ka te ngjarë te mbetet akoma bazë e një manovëre politike që sajon eksperimentin e terorrit psikologjikë të shqiptarëve të Kosovës. Madje me këtë manovër politike ka edhe bashkëfajtor edhe nga vet shqiptarët, Ndofta juve mund të pyesni se cilët mund te jenë këta? Përpos Recidivëve janë edhe "Rezultantët" e Marrëveshjës së Rambujesë. Përa dyrtë e mbyllura dhe vendet e zëna, janë AKOMA TE MUNDSHME për një klasë te re politike qe Kosovën SË SHPEJTI DUHET TA NXJERRË, sepse këta politikan te vetquajtur e kankatandisur vullnetin politikë te Kosovës, nëpër ato qorrësokaqet e diplomacive sencasive.
Juve keni te drejtë në artikull qe e shtroni këtë problem, por sipas meje ky artikull apo analizë e juaja, me sa duket vuan nga mosshikimi më ekstrem i pasojave të kësaj rezulute, dhe veçanrishtë nga Rezultantet e sotëm.
me nderime e shendet tu ketë
[adresë e fshehur]
Gjermani

I nderuari Bekim!
Ti i ke kapur porosite kryesore te artikullit, si gjithhere, pasi qe keni pervoe ne te kuptuarit e proceseve politike.Por problemi eshte qe se si te ndikojme qe ata qe po vendsin per ne ta kuptojne porosine apo keshillen kritike qe iu eshte drejtuar...atytre qe duan te kuptojne, atyre qe iu duhen trasime per procesin e ardhshem i cili do te jet prpve e madhe per ta _Pavaresia e Kosoves.
Kerkesa kryzesore popullore per shfyqiyimin e Rezolites 1244 duhet te jet parakusht, pergatitje e terenit per Pavaresi te nj;mendet.ai politikan; qe nuk e ka kuptuar kete dhe q

Pajtohem plotsishtë me qëndrimet e juaja Z.Rexhepi.Shpresojë se do të ndërgjegjësohet elita politike e Kosovës edhe pse jamë shumë skeptik...
Propozoj që parlamenti i Kosovës të aprovoj ligjë për ndalim të përdorimit të alkoholit për politikanët në orarin e punës.Edhe pse kjo do të ishte një sankcion i rëndë për Presidentin e Kosovës por ma mirë kështu se sa me qenë presidenti dhe politikanët tjerë të pitë para vendimeve të mëdha që e pret Kosovën në të ardhmen......

Lidhur me procesin politik ne Kosove
I nderuari Bekim!
Shumë shqiptarë në diasporë janë më të interesuar se sa pushtetarët tanë për mbarvajtjen e procesit politik për Pavarësinë e Kosovës.Kjo ngase populli i Kosovës (në diasporë e këtu) e ka sjellur procesin politik gjer ketu, ndersa krejt pak nga këta pushtetarët e sotëm janë djersitur për pavarësinë e Kosovës(Nëse janë djersitur janë djersitur duke punuar kundër saj me vepra e me Pavresi në gojë.Këtë e kanë bërë për interesa të tyre peraonale e klanore dhe as që iu ka rënë në mendje e zemër për t'i rregulluar punët e bijëve dhe bijave të Kosovës të shperndarë në botë (siç i kam paraqitur ne shkrimin FAMILJA MODERNE, e përçarçë, e madhe, që ndoshta e ke lexuar.Ka qenë e botaur në kërë faqe, ku po komunuikojmë)
Procesi ynë politik nuk është në hap me kohën. Pushtetarët tonë (me disa përjashtime krejt të vogla) janë të interesuar për pushtet dhe intriga të bëra njëri tjetreit, për ta fituar 'pushtetin' ende pa shtet të vetin por nën sovranitet juridik e faktik të huaj. E keqja është se këta 'pushtetarë' zor se do të mund të bëjnë rezistencë msitëve evropianë të të Serbisë në përcaktimin e Statusit të Kosovës, ashtu siç nuk i konvenon popullit. Plane të mëdha ka kundër Pavarësisë së Kosovës. Udhëheqja e tashme as që përgatitet kundër sfidave të viteve te ardhshme...
Ka gjasa që procesin politik ta përmirësoj ca opozita, po as te ajo nuk ushqejmë dhpresa të mëdha. As ajo nuk ka bërë reforma që i klërkon koha dhe dyshoj në aftësitë e saj që sa më shpejtë t'i shoh mirë sfidat dhe të përgatitet për marrjen e kompetencave të Pavarësisë së Kosovës.
Po të dilte një klasë e re politike, e pahendikepuar me gabime e korrupsione të së kaluarës kjo do të ishte fatbardhësia e Kosovës.(Pra pajtohem me Ty për nevojën e domosdoshme për një klasë të re politike pa komplekse dhe jofilistine në çështjen tonë të shenjtë kombëtare)
A ndërtohet shtëpia e vjetër me lëndë druri (trej) të vjetër të kalbur...?
A mund ta përmirësosh ate që mendon se është edhe më i rëndësishëm se Kosova dhe qytetarët e saj (dhe që fatkeqësisht ka ndikim në ngadalësimin e procesit të domosdoshëm politik....SE PËR TA NDALUR NUK DO TË MUNDET kurrë...)
Natyrisht qe ne do të mundohemi për të mirë dhe nuk do të ndalemi duke i ndihmuar procesit të mbarë politik të pavarësimit të Kosovës...
Edhe në mos mundshim shumë bile nuk do të heshtim dhe nuk do të ndalemi së punuari duke mos e pasur fare kompleksin e të dukurit "PAVARSISTË TË PAZEVENDËSUESHËM".
I nderuari Bekim: të dëshiroj çdo të mirë në jetë realizim të dëshirave Tua të pastërta!
Me respekt nga
Rexhep Ahmeti, [adresë e fshehur]

Haxhi latif Kuçi'Krasniqi)
te nderuar bashkatdhetar,te gjithe keta shqiptar qe e neneshkruan ne Rambuje,qe Kosova te mbesi edhe me teje si pjese e serbise keta e udhehoqen edhe uçken,keta na shtypen ne kohen e titos,keta na shtypen ne kohen e Rugoves?
Deri kur ky popull do ta ndje te miren prej se keqes?
O popull mos u besoni rrenave te sofistifikuara ku rrenat e tyre ua bejne tu besoni,dhe jane ka u qojn drejte ne humner!Une per vete po u them se tane jeten time ua kushtova juve ,e per familjen time nuk kisha menduar fare ,dhe i mora ne qafe,dhe Ky Fatmire Lima,me LDK,sidomos duke ndegjue UKEN e disa te tjere nuk me lejuan qe ta perfundoi emisionin tim daj jush ,ndaj Kosoves per liri?
Zot i bekofte ata qe nuk bashkpunuan me armiq, sidomos me ata shqipofolsa qe ju moren ne qafe juve dhe pasardhesit e juaje,por edhe ju burgosen per se gjalli,ne roberin e perseritur,por pa pelqimin e serbeve?Pse ua them pa pelqimin e serbeve sepse serbet jane ngopur me keta tradhetar,sepse ma lehet e kane qe bashk me serbet tu sundojne dhe te jetojne parajsen e tyre!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.